Halit Valteri
TIRANË-Nga paraburgimi i Fierit, kryebashkiaku Erion Veliaj ka emëruar ish-deputetin, Halit Valterin në krye të Inspektoratit të Mbrojtjes së Territorit (IMT) në Bashkinë e Tiranës. Valteri do të zëvendësojë Rigers Sheqerin, i cili u shkarkua nga Veliaj më 22 nëntor. Valteri do të marrë drejtimin e institucionit që ka në kompetencë kontrollin e territorit, inspektimin e ndërtimeve dhe evidentimin e shkeljeve në fushën e zhvillimit urban në kryeqytet.
Ndryshimi në drejtimin e IMT-së vjen në kuadër të lëvizjeve të fundit në administratën e Bashkisë së Tiranës, ku janë prekur edhe drejtues të tjerë të strukturave bashkiake.
