Politikë

'Furtuna' e shkarkimeve në Bashkinë e Tiranës, ja zyrtarët për të cilët Veliaj firmosi largimin nga puna

Konkretisht, Veliaj ka firmosur shkarkimin nga detyra të kryeinspektorit të Inspektoratit të Mbrojtjes së Territorit në Bashkinë e Tiranës, Rigers Sheqerit, si dhe të drejtoreshës së Përgjithshme të Kopshteve dhe Çerdheve të Tiranës, Zhaneta Beqirit.

zh.ll
'Furtuna' e shkarkimeve në Bashkinë e Tiranës, ja
erion veliaj-Rigers Sheqeri dhe Zhaneta Beqiri

TIRANË- Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, ka firmosur nga qelia dy largime të tjera nga Bashkia e Tiranës. Konkretisht, Veliaj ka firmosur shkarkimin nga detyra të kryeinspektorit të Inspektoratit të Mbrojtjes së Territorit në Bashkinë e Tiranës, Rigers Sheqerit, si dhe të drejtoreshës së Përgjithshme të Kopshteve dhe Çerdheve të Tiranës, Zhaneta Beqirit.

'Furtuna' e shkarkimeve në Bashkinë e Tiranës, ja
dokumenti
'Furtuna' e shkarkimeve në Bashkinë e Tiranës, ja
dokumenti

Vendimet janë firmosur një ditë para Asamblesë së PS-së, të mbajtur më 21 nëntor, ku kryeministri Edi Rama kritikoi largimet nga puna në administratën bashkiake. Rama pretendoi se disa punonjës po largohen për shkak se nuk pëlqejnë apo shpërndajnë postimet e Veliajt në rrjetet sociale.

"Si mund të largohet një grua që e ka mbajtur me dinjitet uniformën e kryepolicit bashkiak të kryeqytetit, ashtu si të tjerë drejtues dhe punonjës, pse nuk u bëjnë ‘like’ e ‘share’ dorëshkrimeve të Lali-t nga burgu imagjinar politik, apo pse nuk gëzojnë mbështetjen e avokatit të tij?", u shpreh Rama.

Pas këtyre deklaratave reagoi Bashkia e Tiranës, e cila ka akuzuar kryeministrin për ndërhyrje në kompetencat dhe vendimmarrjen e kryetarit të zgjedhur të bashkisë. Në një reagim publik, Bashkia e Tiranës theksoi se emërimet dhe shkarkimet në administratën bashkiake janë kompetenca që ushtrohen në përputhje me ligjin dhe jo sipas preferencave politike apo personale.

Bashkia kërkoi ndërprerjen e ndërhyrjeve politike në vendimmarrjen e saj dhe respektimin e autonomisë vendore, duke nënvizuar se institucioni i përket qytetarëve të Tiranës./ZËRI

MOS HUMB