Politikë

Vizita në Maqedoninë e Veriut/ Rama takon kreun e BDI-së, Ali Ahmeti (VIDEO)

Takimi vjen në kuadër të vizitës së Ramës në vendin fqinj, ku më herët ai u prit nga kryeministri Hristijan Mickoski, teksa së bashku morën pjesën në aktivitetin e inaugurimit të sistemit të ri kufitar në Qafë Thanë. 

zh.ll
Vizita në Maqedoninë e Veriut/ Rama takon kreun e BDI-së, Ali
edi rama-ali ahmeti

MAQEDONI E VERIUT- Kryeministri Edi Rama është takuar edhe me kreun e Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, gjatë vizitës zyrtare në Maqedoninë e Veriut. Takimi vjen në kuadër të vizitës së Ramës në vendin fqinj, ku më herët ai u prit nga kryeministri Hristijan Mickoski, teksa së bashku morën pjesën në aktivitetin e inaugurimit të sistemit të ri kufitar në Qafë Thanë. 

Ndërkohë, pas takimit, Ahmeti ka ndarë detaje nga biseda me Ramën. Përmes një postimi në rrjete sociale, Ahmeti ka ndarë pamjet e takimit, teksa shprehet se me Ramën kanë biseduar "vllazërisht" për çështjet me interes të përbashkët për shqiptarët, forcimin e bashkëpunimit mes dy vendeve, perspektivën europiane dhe partneritetin në NATO.

"Sot pata kënaqësinë të takoj Kryeministrin e Republikës së Shqipërisë dhe mikun tim, z. Edi Rama.

Me Edin, si gjithmonë, biseduam vëllazërisht, hapur dhe me përkushtim për çështjet me interes të përbashkët për kombin tonë shqiptar, për thellimin e bashkëpunimit ndërmjet dy shteteve tona, për perspektivën evropiane, partneritetin në kuadër të NATO-s dhe përgjigjen e përbashkët ndaj sfidave me të cilat përballemi.

Ky takim merr një domethënie të veçantë edhe për faktin se zhvillohet më 22 Nëntor, në Ditën e Alfabetit të Gjuhës Shqipe, dhe në vigjilje të 28 Nëntorit, Ditës së Flamurit dhe Pavarësisë së Shqipërisë.

Këto ditë të Nëntorit të Madh na rikujtojnë rrugëtimin tonë historik, sakrificat ndër breza dhe rëndësinë e bashkimit rreth gjuhës, flamurit dhe interesave tona kombëtare.

Shqiptarët, kudo që jetojnë, kanë arsye dhe përgjegjësi të ndërtojnë ura bashkëpunimi, të forcojnë lidhjet ndërmjet tyre dhe të kontribuojnë së bashku për një të ardhme evropiane, të sigurt dhe me perspektivë.

Gëzuar 22 Nëntorin dhe le të na bashkojë gjithmonë fryma e Nëntorit shqiptar!", shkruan Ahmeti./ZËRI

MOS HUMB