Aktualitet

Piroli dhe Ymeri, dyshohen për 5 vrasje me pagesë, një në Shkodër... 'shënjestra' në Lezhë, Erjon Tuci

Dyshja Kristian Ymeri (Shkambi), 34 vjeç dhe Vinçesk Piroli, 38 vjeç u arrestuan fillimisht më 9 tetor në Lezhë lidhur me dyshimet për planifikimin e një atentati.

F.I
Piroli dhe Ymeri, dyshohen për 5 vrasje me pagesë, një në
Vinçesk Piroli dhe Kristian Ymeri

SHKODËR-Hetimet janë thelluar për Vinçesk Pirolin dhe Kristian Ymerin (Shkambi), të arrestuar një ditë më parë, të dyshuar për vrasjen e ish-policit Frrok Lleshaj në Vaun e Dejës. Kjo nuk është ngjarja e vetme për të cilën akuzohen. Raportohet se Vinçesk Piroli dhe Kristian Ymeri janë nën hetim nga autoritetet për dyshime lidhur me përfshirjen në pesë vrasje me pagesë, një prej tyre e ndodhur në Shkodër.

Dyshja Kristian Ymeri (Shkambi), 34 vjeç dhe Vinçesk Piroli, 38 vjeç u arrestuan fillimisht më 9 tetor në Lezhë lidhur me dyshimet për planifikimin e një atentati. Lidhur me atentatin e dështuar është zbardhur objektivi, ku sipas dyshimeve Piroli dhe Ymeri ishin nisur të armatosur dhe me skafandra për të vrarë Erjon Tucin, një person i implikuar në trafikimin e sasisë prej 18 tonësh kokainë që u sekuestrua në Astakos, Greqi.

Ekzekutimi i Tucit, dyshohet se ishte planifikuar për motive hakmarrjeje, si kundërpërgjigje ndaj vrasjes së një shtetasi shqiptar në një burg në Greqi. Hetimet vijojnë për të zbardhur rastet dhe rolin e autirëve. Vinçesk Piroli ishte liruar nga qelia me vendim të Gjykatës së Apelit të Përgjithshëm dhe ndodhej në arrest shtëpie kur u firmos urdhërarresti për vrasjen e ish-policit, Frrok Lleshaj.

MOS HUMB