Aktualitet

U lirua 1 javë më parë, pranga sërish Vinçesk Piroli, bashkë me Kristian Ymerin, 'dorë' në vrasjen e Frrok Lleshaj

Lidhur me vrasjen në pranga është vendosur edhe Kristian Ymeri (Shkambi).

F.I
U lirua 1 javë më parë, pranga sërish Vinçesk Piroli,
Kristian Ymeri, Frrok Lleshaj dhe Vinçesk Piroli

SHKODËR-Policia e Shkodrës ka arrestuar sërish Vinçensk Pirolin, i dyshuar si i përfshirë në vrasjen e ish-policit Frrok Lleshaj në Vaun e Dejës. Piroli u lirua një javë më parë nga Gjykata e Apelit, pasi u arrestua më 9 tetor në Lezhë lidhur me dyshimet për planifikimin e një atentati, ndërsa tashmë policia ka lëshuar urdhër ndalimi ndaj tij.

Lidhur me vrasjen në pranga është vendosur edhe Kristian Ymeri (Shkambi). Dyshja Kristian Ymeri (Shkambi), 34 vjeç dhe Vinçesk Piroli, 38 vjeç të armatosur dhe me skafandra, lëviznin me një motomjet të vjedhur në Suedi, në rrugën e vjetër “Pllanë-Lezhë”, për të kryer atentatin e planifikuar në tetor.

Sipas dyshimeve të grupit hetimor, Piroli dhe Ymeri akuzohen për ekzekutimin e Frrok Lleshajt. 65-vjeçari, ish-efektiv i Policisë deri në vitin 1994, u qëllua për vdekje me armë me silenciator teksa ecte pranë banesës së tij, më 4 gusht 2025. Autori u larguar me motorçikletë, duke përfituar nga errësira për t’u zhdukur me shpejtësi nga vendi i krimit. 

Njoftimi i policisë:

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve ndaj Personit të DVP Shkodër, në bashkëpunim me prokurorin e çështjes, në vijim të hetimeve për zbardhjen dhe dokumentimin e ngjarjes së ndodhur më 04.08.2025, në fshatin Paçram, Vau i Dejës, ku mbeti i vrarë me armë zjarri shtetasi F. Ll., kanë vijuar veprimet hetimore për identifikimin dhe dokumentimin ligjor të autorëve të dyshuar.

Në bazë të provave të siguruara gjatë hetimeve, Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër caktoi masën e sigurisë “Arrest në burg” për shtetasit K. Y. (Sh.) dhe V. P., të dyshuar për veprat penale “Vrasja me paramendim”, kryer në bashkëpunim, dhe “Mbajtja pa leje e armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”.

Shtetasi K. Y. (Sh.) është aktualisht i ndaluar për një vepër tjetër penale, ndërsa shtetasi V. P. ndodhet aktualisht nën masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, për një vepër tjetër penale.

Pista kryesore e htimeve u raportua gjakmarrja. Hasmëria mes familjes Lleshaj dhe dy familjeve të tjera ka prodhuar që nga fillimi i viteve ’90, 5 viktima deri më tani. Gjithçka nisi në vitin 1991 kur djali i 65-vjeçarit u vra në Greqi. Lleshaj mori gjakun e djalit të tij duke vrarë kështu kushëririn e tij Dodë Lleshajn. Ai vuajti dënimin e Gjykatës së Shkodrës të vitit 2006 dhe u lirua më 2023. 65-vjeçari akuzohet edhe për një vrasje tjetër, pasi ishte në konflikt edhe me një familje nga Puka. Nga këto dy hasmëri të vjetra dhe ende të pambyllura, mbeti i vrarë edhe vëllai i Frrok Lleshajt. 

Megjithatë, hetimet për zbardhjen e vrasjes së Frrok Lleshajt vijojnë, ndërsa pritet të mësohen detaje të tjera mbi dyshimet që kanë çuar policinë drejt nxjerrjes së urdhrit të ndalimit për Vinçensk Pirolin./ZËRI

MOS HUMB