Aktualitet

Me armë në 'Audi'-n e blinduar/ Gjykata lë në burg djalin e ‘Mustaqekuqit’, 'detyrim paraqitje' për gardistin dhe 2 ushtarakët

Këta të katërt u arrestuan pak ditë më parë, pasi u kapën duke qarkulluar me një automjet të blinduar tip "Audi" dhe me armë zjarri.

zh.ll
Me armë në 'Audi'-n e blinduar/ Gjykata lë në burg
gjykata e tiranes

TIRANË- Gjykata e Tiranës ka caktuar masat e sigurisë për 4 të arrestuarit, dy ushtarakë, një gardist dhe Ilir Shytin, të cilët po qarkullonin me makinë të blinduar dhe të armatosur.

Masa "arrest shtëpie" është caktuar për Ilir Shytin, djalin e Roland Shytit, i njohur me nofkën “Mustaqekuqi” i “Hakmarrjes për Drejtësi. Ndërkohë që për punonjësin e Gardës së Republikës, Erion Ramaj, 40 vjeç, dhe 2 ushtarakët, Leonard Murataj, 42 vjeç, dhe Ernest Selmani, 46 vjeç., gjykata ka caktuar "detyrim paraqitje". 

Këta të katërt u arrestuan pak ditë më parë, pasi u kapën duke qarkulluar me një automjet të blinduar tip "Audi" dhe me armë zjarri. Sipas njoftimit të Policisë, automjeti tip “Audi”, me të cilin udhëtonin katër shtetasit, u ndalua nga efektivët “Shqiponja” pranë stadiumit “Arena Kombëtare”. Gjatë kontrollit të automjetit të blinduar, u gjet një armë zjarri pistoletë, e vendosur në një çantë të zezë në pjesën e pasme të tij. Gjithashtu, një tjetër armë zjarri iu gjet punonjësit të Gardës gjatë kontrollit fizik, për të cilën po kryhen verifikime nga Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (AMP)./ZËRI

MOS HUMB