LEZHË- Personi që shihni në foto është Kristian Ymeri, bashkëpunëtori tjetër i atentatit të dështuar në Lezhë, 9 tetor. Elden Tarja, Kristian Ymeri(Shkambi) dhe Vinçesk Piroli përfunduan në prangat e policisë së Lezhës, pasi dyshohet se po përgatiteshin të kryenin një vrasje. Vrasja ishte planifikuar të kryhej në orët e mëngjesit, por plani dështoi pasi e armatosur nuk arritën të identifikonin objektivin e tyre, për të cilin kishin marrë punën.
Sipas gazetarit Elton Qyno, në njërin nga telefonat e sekuestruar është gjetur fotoja e një banese në qytetin e Lezhës. Mësohet se banesa i përket një personazhi, të "të fortit" në qytetin e Lezhës me inicialet E.T., i cili sipas burimeve pranë policisë, prej një muaji ndodhej jashtë Shqipërisë.
Ndërkohë, hetimet e policisë tregojnë se objektiv i 3 vrasësve me pagesë mund të ketë qenë dhe P.Gj., i cili i ka shpëtuar dy herë atentateve me personazhin e fortë në Lezhë, E.T.
Policia arriti të parandalonte vrasjen, ku pasi i mbajtën prej ditësh nën vëzhgim, zbuluan intinerarin e tyre. Konkretisht blutë njoftuan se Kristian Ymeri (Shkambi), 34 vjeç dhe Vinçesk Piroli, 38 vjeç të armatosur dhe me skafandra, lëviznin me një motomjet të vjedhur në Suedi, në rrugën e vjetër “Pllanë-Lezhë”, për të kryer krimin. Ndërkohë personi i tretë, Elden Tarja, 25 vjeç ishte vendosur me një automjet në zonën ku kishin planifikuar të kryenin vrasjen, për të ndihmuar ekzekutorët të largoheshin nga vendi ingjarjes.
Pas vëzhgimit dhe krehjes së zonave ku dyshohej se kishte lëvizur motori, në Lezhë dhe në drejtim të Shkodrës, në segmentin rrugor “Gjadër-Barbullush”, u ndalua automjeti tip “Volksëagen”, në të cilin ndodhej Kristian Ymeri(Shkambi) dhe Vinçesk Piroli, me drejtues Elden Tarjan.
Gjatë kontrollit fizik, të motomjetit dhe në banesën e Tarjas dhe përreth saj, u gjetën 3 armë zjarri (pistoleta), me krehra dhe fishekë, municion luftarak, motomjeti i dyshuar i përdorur për të të kryer vrasjen. Policia ka dyshime se të arrestuarit mund të jenë të përfshirë edhe në atentatin e ndodhur në Sarandë mëngjesin e 20 shtatorit, ku u ekzekutua Artan Myrtaj./ZËRI