Akuza për 'Partizanin'/ Berisha paralajmëron: Çështjen do e çoj në Strasburg

TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha ka paralajmëruar këtë të hënë se do të luftojë deri në fund as i përket akuzës që Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka ngritir ndaj tij, atë të "Korrupsionit pasiv". Në një intervistë për "Syri", Berisha deklaroi se do e dërgojë çështjen deri në Gjykatën e Strasburgut. Deklaratën Berisha e bëri i ftuar në 'Syri Tv".
Sali Berisha: Sot nuk është vetëm SKAP. Është një sistem, ka një Konventë Europiane të të Drejtave të Njeriut. Konventa Europiane e të Drejtave të Njeriut ju njeh të gjithë qytetarëve shqiptarë të drejtën e drejtimit në Strasburg. Ka një gjykim publik pastaj për të gjitha gjërat dhe publiku është një gjykatë në vetvete. Është gjykata e ligjit, por është dhe publiku, është Strasburgu. Do të luftohet për të vërtetën deri në fund.
Jamarbër Malltezi, dhëndri i ish-kryeministrit Sali Berisha është arrestuar dy ditë më parë në aeroportin e Rinasit pasi akuzohet nga Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar për “Korrupsion pasiv” dhe “Pastrim parash” në lidhje me dosjen “Partizani”. Sipas akuzës, Malltezi ka shfrytëzuar postin e vjehrrit të tij, Sali Berisha, atëherë kryeministër për të marrë pronat në ish-kompleksin sportiv “Partizani”. Ndërkohë pas vendimit për arrestimin e tij, GJKKO ka vendosur sekuestro preventive për disa pasuri në emrin e tij, mes tyre dhe vila në zonën e Gjirirt të Lalzit.
Nën hetim për këtë dosje janë dhe kreu i PD-së Sali Berisha dhe biznesmeni Fatmir Bektashi. Të dy nën masën e sigurisë të “Detyrimit të paraqitjes”. Klubi sportiv “Partizani” ishte kompleksi më i rëndësishëm sportiv në pronësi të Ministrisë së Mbrojtjes por kaloi në "duart" e dhëndrit Jamarbër Malltezi. Ky i fundit si trashëgimtar i 140 m2 tokë, arriti të merrte 35 % të sipërfaqes falë një marrëveshje suksesi me trashëgimtarët e tjerë. Si përfundim, qendra më të madhe sportive, me përmasa 26.000 metra katrorë, u pagua vetëm 14.000 euro./Zëri.ai
Dosja 'Partizani'/ Gjokutaj dhe Arben Kraja 'përplasen' në seancë!

TIRANË- Seanca e sotme në GJKKO në ngarkim të dhëndrit të ish-kryeministrit Sali Berisha, Jamarbër Malltezit dhe biznesmenit Fatmir Bektashit, nuk ka kaluar pa përplasje. Një debat është regjistruar mes avokatit Genc Gjokutaj dhe prokurorit të SPAK, Arben Kraja.
Gjokutaj ka marrë pjesë në seancë si avokat i kryedemokratit Sali Brerisha, por Kraja nuk ka qenë dakorD për këtë dhe i ka kërkuar të dalë jashtë. Kjo pasi sipas tij kjo senacë nuk ishte për Berishën dhe se Gjokutaj nuk kishte prokurorë për të qenë oprezent në sallë.
Seanca për Sali Berishën është thirrur të mbahet ditën e nesërme në orën 14:00. Vetë Berisha ka deklaruar pak minuta më parë se do të marrë pjesë në seancë. Lideri i opozitës akuzohet për "Korrupsion pasiv"./Zëri.ai
Berisha: Do marr pjesë në seancë, por jo në kundërshtim me Kushtetutën

TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha i pyetur nëse do marrë pjesë në seancën gjyqësore në GJKKO e ka lënë evazive përgjigjen e tij duke deklaruar se do të marrë pjesë në seancën gjyqësore, por jo në kundërshtim me Kushtetutën. Sipas tij nëse Kuvendi voton për heqjen e imunitetit të tij, atëherë ai është plotësisht dakort. Por nuk munguan akuzat ndaj Prokurorisë së Posaçme për të cilën tha se ka marrë urdhra politikë nga kryeministri Edi Rama. Deklaratën Berisha e bëri i ftuar në 'Syri Tv".
Sali Berisha: Unë kam deklaruar se mbështes çdo akt të zbatimit të ligjit nga kushdo, por kur them këtë, unë nuk mund të pranoj kurrë shkelmim të Kushtetutës. Sali Berisha në vitin 2012 ka dërguar në Parlament amandamentet kushtetuese për heqjen e çdo lloj kufizimi të veprimit të organeve të drejtësisë përballë deputetit, çdo lloj kufizimi, pra me një fjalë tjetër pse e kam bërë këtë? Sepse kam dashur që në Kushtetutë të jenë të gjithë të barabartë para saj. Unë do shkoj në seancë gjyqësore dhe kudo, por jo në shkelje të Kushtetutës. Po u ndoq procedura çfarë mendon ti se do i kërkoj unë mëshirë mazhorancës së partisë së krimit? Kurrë! Po ata kanë frikë ta mbledhin parlamentin. Ata kanë frikë sepse e dinë që kanë zero fakte, zero argumente dhe nuk duan që unë t’ju bëj gjyqin publikisht. Nëse parlamenti voton për heqjen e imunitetit do ta pranoj pa diskutim. Njeriu që ka dërguar në vitin 2012 ligjin për këtë çështje as nuk më shkon kurrë në mendje ta refuzoj.
Berisha akuzohet nga SPAK për "Korrupsion pasiv" për privatizimin e ish-kompleksit sportiv "Partizani"./Zëri.ai
Berisha tregon si e priti arrestimin e dhëndrit: E kisha kuptuar, më bënin presion me gazetarë

TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha ka rrëfyer se si e ka pritur arrestimin e dhëndrit të tij, Jamarbër Malltezi nga Prokuroria e Posaçme. Lideri demokrat gjatë një interviste në 'Euronews", tregoi se nuk i ka bërë përshtypje kur ka marrë vesh lajmin. Sipas tij, gjithçka e kishte kuptuar kur i bënin preson me gazetarë, por nuk ka përmendur emra.
Sali Berisha: E mora vesh, më njoftuan. Këta kishin shumë kohë, duke mos pasur asnjë fakt, dokument, nuk e kishin shpallur person nën hetim dhe tani që e kanë arrestuar s’e kanë arrestuar si të akuzuar për vepër penale, e kanë arrestuar si person nën hetim. Dhe çfarë bënin këta? Herë pas here për të më bërë presion mua thërrisnin gazetarë të paguar prej tyre dhe ju thoshin që Abi Malltezi do të arrestohet. Keni gati mandatin e arrestit, por këto s’më bënë mua asnjë përshtypje, sikundër s’më bëri as ajo që mora vesh.
Jamarbër Malltezi, dhëndri i ish-kryeministrit Sali Berisha është arrestuar dy ditë më parë në aeroportin e Rinasit pasi akuzohet nga Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar për “Korrupsion pasiv” dhe “Pastrim parash” në lidhje me dosjen “Partizani”. Sipas akuzës, Malltezi ka shfrytëzuar postin e vjehrrit të tij, Sali Berisha, atëherë kryeministër për të marrë pronat në ish-kompleksin sportiv “Partizani”. Ndërkohë pas vendimit për arrestimin e tij, GJKKO ka vendosur sekuestro preventive për disa pasuri në emrin e tij, mes tyre dhe vila në zonën e Gjirirt të Lalzit.
Nën hetim për këtë dosje janë dhe kreu i PD-së Sali Berisha dhe biznesmeni Fatmir Bektashi. Të dy nën masën e sigurisë të “Detyrimit të paraqitjes”. Klubi sportiv “Partizani” ishte kompleksi më i rëndësishëm sportiv në pronësi të Ministrisë së Mbrojtjes por kaloi në "duart" e dhëndrit Jamarbër Malltezi. Ky i fundit si trashëgimtar i 140 m2 tokë, arriti të merrte 35 % të sipërfaqes falë një marrëveshje suksesi me trashëgimtarët e tjerë. Si përfundim, qendra më të madhe sportive, me përmasa 26.000 metra katrorë, u pagua vetëm 14.000 euro./Zëri.ai
DËSHMIA e Jamarbër Malltezit në GJKKO: Procedurat i nisa në kohën e Ramës

TIRANË- Zbardhet dëshmia e Jamarbër Malltezit para trupës gjykuese në Gjykatën e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar. Sipas tij të gjitha procedurat për privatizimin e objektit, kanë nisur në vitin 2000 dhe se inventarizimi është firmosur nga kryeministri aktual Edi Rama, asokohe kryebashkiaku i Tiranës.
Sipas Malltezit e gjithë prona nuk ka qenë zonë sportive, siç pretendon prokuroria, por ka qenë pjesërisht sportive dhe pjesërisht banimi. Zona sportive ka qenë me uzurpues të paligjshëm i cili pretendonte se e kishte të regjistruar shoqëri aksionere Kf Partizani
Jamarbër Malltezi: Nuk e dija që isha unë armiku. Të gjitha procedurat për privatizimin e objektit, kanë nisur në vitin 2000. Inventarizimi është firmosur nga kryeministri aktual Edi Rama, që ne atë kohë ishte kryetar bashkie. E gjithë prona nuk ka qenë zonë sportive, siç pretendon prokuroria, por ka qenë pjesërisht sportive dhe pjesërisht banimi. Zona sportive ka qenë me uzurpues të paligjshëm i cili pretendonte se e kishte të regjistruar shoqëri aksionere Kf Partizani. Vetë Ministria e Mbrojtjes në kohën e Pandeli Majkos ka hapur një proces gjyqësor në gjykatën e tiranës. Në atë kohë Gjykata shfuqizoi Kf Partizanin të regjistrohej si shoqëri aksionere. Unë jam profesor doktor dhe jetoj në Shqipëri edhe pse kam patur mundësi të largohem. Hetimi prej vitit 2020 po mbahej qëllimisht dhe unë kam qenë në dijeni të këtij procedimi.
Jamarbër Malltezi, dhëndri i ish-kryeministrit Sali Berisha është arrestuar dy ditë më parë në aeroportin e Rinasit pasi akuzohet nga Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar për “Korrupsion pasiv” dhe “Pastrim parash” në lidhje me dosjen “Partizani”. Sipas akuzës, Malltezi ka shfrytëzuar postin e vjehrrit të tij, Sali Berisha, atëherë kryeministër për të marrë pronat në ish-kompleksin sportiv “Partizani”. Ndërkohë pas vendimit për arrestimin e tij, GJKKO ka vendosur sekuestro preventive për disa pasuri në emrin e tij, mes tyre dhe vila në zonën e Gjirirt të Lalzit.
Nën hetim për këtë dosje janë dhe kreu i PD-së Sali Berisha dhe biznesmeni Fatmir Bektashi. Të dy nën masën e sigurisë të “Detyrimit të paraqitjes”. Klubi sportiv “Partizani” ishte kompleksi më i rëndësishëm sportiv në pronësi të Ministrisë së Mbrojtjes por kaloi në "duart" e dhëndrit Jamarbër Malltezi. Ky i fundit si trashëgimtar i 140 m2 tokë, arriti të merrte 35 % të sipërfaqes falë një marrëveshje suksesi me trashëgimtarët e tjerë. Si përfundim, qendra më të madhe sportive, me përmasa 26.000 metra katrorë, u pagua vetëm 14.000 euro./Zëri.ai
GJKKO vendosi "Detyrim paraqitje", Bekteshi: S’ka asnjë vepër penale

TIRANË- Biznesmeni Fatmir Bekteshi ka mohuar akuzat e Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, e cila e akuzon për "Korrupsion aktiv" dhe "Pastrim parash". Sipas Bekteshit nuk ka asnjë vepër penale të pretenduar nga akuza dhe këtë do e vërtetojë koha.
Fatmir Bekteshi: Unë kam një parim, çfarë do që të ndodhë, dil nga dera kryesore dhe përballu me këdo. Unë e dija që kishte hetim prej 2020. Kam qëndruar këtu të përballem me drejtësinë. S’ka asnjë vepër penale të pretenduar nga akuza dhe këtë do ta vërtetojë koha.
Fatmir Bekteshi akuzohet nga Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar pët "Korrupsion aktiv" dhe "Pastrim parash". Klubi sportiv “Partizani” ishte kompleksi më i rëndësishëm sportiv në pronësi të Ministrisë së Mbrojtjes por kaloi në "duart" e dhëndrit Jamarbër Malltezi. Ky i fundit si trashëgimtar i 140 m2 tokë, arriti të merrte 35 % të sipërfaqes falë një marrëveshje suksesi me trashëgimtarët e tjerë. Si përfundim, qendra më të madhe sportive, me përmasa 26.000 metra katrorë, u pagua vetëm 14.000 euro./Zëri.ai
Malltezi në burg/ Avokati: Nuk ka vepër penale! S’mund ta akuzosh se është trashëgimtar i ligjshëm

TIRANË- Klodian Skënderi, avokati i dhëndrit të ish-kryeministrit Sali Berisha, Jamarbër Malltezi e ka cilësuar të paligjshëm vendimin e sotëm të Gjykatës së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) që la në burg Malltezin.
Sipas tij nuk mund të akuzosh dike sepse është trashëgimtar i ligjshëm i një familje të mirënjohur tiranase. Avokati shtoi se me këtë vendim GJKKO po cënon parimin e sigurisë juridike.
Klodian Skënderi: Nuk ka vepër penale. Nuk mundet të aludohet me anë të ligjeve dhe VKM-së që nuk janë kundërshtuar në kohë. Kemi qëndrim mohues ndaj akuzave. Për aq sa kemi parë të akuzosh dikë sepse është një trashëgimtar i ligjshme i një familje të mirënjohur tiranase siç është Begeja, është shumë e guximshëm, standardi i provueshmërisë është i ulët. Me këto aludime po cenohet parimi i sigurisë juridike.
Jamarbër Malltezi, dhëndri i ish-kryeministrit Sali Berisha është arrestuar dy ditë më parë në aeroportin e Rinasit pasi akuzohet nga Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar për “Korrupsion pasiv” dhe “Pastrim parash” në lidhje me dosjen “Partizani”. Sipas akuzës, Malltezi ka shfrytëzuar postin e vjehrrit të tij, Sali Berisha, atëherë kryeministër për të marrë pronat në ish-kompleksin sportiv “Partizani”. Ndërkohë pas vendimit për arrestimin e tij, GJKKO ka vendosur sekuestro preventive për disa pasuri në emrin e tij, mes tyre dhe vila në zonën e Gjirirt të Lalzit.
Nën hetim për këtë dosje janë dhe kreu i PD-së Sali Berisha dhe biznesmeni Fatmir Bektashi. Të dy nën masën e sigurisë të “Detyrimit të paraqitjes”. Klubi sportiv “Partizani” ishte kompleksi më i rëndësishëm sportiv në pronësi të Ministrisë së Mbrojtjes por kaloi në "duart" e dhëndrit Jamarbër Malltezi. Ky i fundit si trashëgimtar i 140 m2 tokë, arriti të merrte 35 % të sipërfaqes falë një marrëveshje suksesi me trashëgimtarët e tjerë. Si përfundim, qendra më të madhe sportive, me përmasa 26.000 metra katrorë, u pagua vetëm 14.000 euro./Zëri.ai
GJKKO la në burg Malltezin, zbardhet VENDIMI

TIRANË- Zbardhet vendimi i Gjykatës së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO), e cila konfirmoi këtë të hënë masën e sigurisë "Arrest me burg" për Jamarbër Malltezin, dhëndrin e ish-kryeministrit Sali Berisha. Malltezi akuzohet nga Prokuroria e Posaçme për "Korrupsion pasiv" dhe "Patrim parash".
Po ashtu GJKKO ka konfirmuar masën e sigurisë "Detyrim paraqitjeje" për biznesmnin Fatmir Bektashi. Ky i fundit akuzohet për "Korrupsion aktiv" dhe "Pastrim parash".
Jamarbër Malltezi, dhëndri i ish-kryeministrit Sali Berisha është arrestuar dy ditë më parë në aeroportin e Rinasit pasi akuzohet nga Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar për “Korrupsion pasiv” dhe “Pastrim parash” në lidhje me dosjen “Partizani”. Sipas akuzës, Malltezi ka shfrytëzuar postin e vjehrrit të tij, Sali Berisha, atëherë kryeministër për të marrë pronat në ish-kompleksin sportiv “Partizani”. Ndërkohë pas vendimit për arrestimin e tij, GJKKO ka vendosur sekuestro preventive për disa pasuri në emrin e tij, mes tyre dhe vila në zonën e Gjirirt të Lalzit.
Nën hetim për këtë dosje janë dhe kreu i PD-së Sali Berisha dhe biznesmeni Fatmir Bektashi. Të dy nën masën e sigurisë të “Detyrimit të paraqitjes”. Klubi sportiv “Partizani” ishte kompleksi më i rëndësishëm sportiv në pronësi të Ministrisë së Mbrojtjes por kaloi në "duart" e dhëndrit Jamarbër Malltezi. Ky i fundit si trashëgimtar i 140 m2 tokë, arriti të merrte 35 % të sipërfaqes falë një marrëveshje suksesi me trashëgimtarët e tjerë. Si përfundim, qendra më të madhe sportive, me përmasa 26.000 metra katrorë, u pagua vetëm 14.000 euro./Zëri.ai
GJKKO vendos! Burg për Jamarbër Malltezin

TIRANË- Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) ka lënë në burg këtë të hënë dhëndrin e ish-kryeministrit Sali Berisha, Jamarbër Malltezi. Ky i fundit akuzohet për 'Korrupsion pasiv" dhe "Pastrim parash".
Seanca në ngarkim të Malltezit nisi prej orës 13:00, por u ndërpre për disa orë pasi avokatët kërkuan më shumë kohë për tu njohur me provat. Këta të fundit kërkuan nga togat e zeza që seanca të mbahej ditën e nesrme por kjo u hodh poshtë.
Po ashtu GJKKO ka konfirmuar masën e sigurisë "Detyrim paraqitjeje" për biznesmnin Fatmir Bektashi. Ky i fundit akuzohet për "Korrupsion aktiv" dhe "Pastrim parash".
Jamarbër Malltezi, dhëndri i ish-kryeministrit Sali Berisha është arrestuar dy ditë më parë në aeroportin e Rinasit pasi akuzohet nga Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar për “Korrupsion pasiv” dhe “Pastrim parash” në lidhje me dosjen “Partizani”. Sipas akuzës, Malltezi ka shfrytëzuar postin e vjehrrit të tij, Sali Berisha, atëherë kryeministër për të marrë pronat në ish-kompleksin sportiv “Partizani”. Ndërkohë pas vendimit për arrestimin e tij, GJKKO ka vendosur sekuestro preventive për disa pasuri në emrin e tij, mes tyre dhe vila në zonën e Gjirirt të Lalzit.
Nën hetim për këtë dosje janë dhe kreu i PD-së Sali Berisha dhe biznesmeni Fatmir Bektashi. Të dy nën masën e sigurisë të “Detyrimit të paraqitjes”. Klubi sportiv “Partizani” ishte kompleksi më i rëndësishëm sportiv në pronësi të Ministrisë së Mbrojtjes por kaloi në "duart" e dhëndrit Jamarbër Malltezi. Ky i fundit si trashëgimtar i 140 m2 tokë, arriti të merrte 35 % të sipërfaqes falë një marrëveshje suksesi me trashëgimtarët e tjerë. Si përfundim, qendra më të madhe sportive, me përmasa 26.000 metra katrorë, u pagua vetëm 14.000 euro./Zëri.ai
Afera me kompleksin Partizani, GJKKO tërhiqet për vendim për Jamarbër Malltezin

TIRANË- Togat e zeza të Gjykatës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar janë tërhequr për vendim. Nga trupa gjykuese do të vendoset nëse do të lihet në fuqi masa e sigurisë për dhëndrin e ish-kryeministrit Sali Berisha, Jamarbër Malltezi dhe biznesmenit Fatmir Bektashi. Avokatët e Malltezit dhe Bektashit kanë kërkuar revokimin e masës së sigurisë së kërkuar nga Prokuroria e Posaçme me pretendimin se klienti i tyre nuk ka përfitime të paligjshme.
Jamarbër Malltezi, dhëndri i ish-kryeministrit Sali Berisha është arrestuar dy ditë më parë në aeroportin e Rinasit pasi akuzohet nga Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar për “Korrupsion pasiv” dhe “Pastrim parash” në lidhje me dosjen “Partizani”. Sipas akuzës, Malltezi ka shfrytëzuar postin e vjehrrit të tij, Sali Berisha, atëherë kryeministër për të marrë pronat në ish-kompleksin sportiv “Partizani”. Ndërkohë pas vendimit për arrestimin e tij, GJKKO ka vendosur sekuestro preventive për disa pasuri në emrin e tij, mes tyre dhe vila në zonën e Gjirirt të Lalzit.
Nën hetim për këtë dosje janë dhe kreu i PD-së Sali Berisha dhe biznesmeni Fatmir Bektashi. Të dy nën masën e sigurisë të “Detyrimit të paraqitjes”. Klubi sportiv “Partizani” ishte kompleksi më i rëndësishëm sportiv në pronësi të Ministrisë së Mbrojtjes por kaloi në "duart" e dhëndrit Jamarbër Malltezi. Ky i fundit si trashëgimtar i 140 m2 tokë, arriti të merrte 35 % të sipërfaqes falë një marrëveshje suksesi me trashëgimtarët e tjerë. Si përfundim, qendra më të madhe sportive, me përmasa 26.000 metra katrorë, u pagua vetëm 14.000 euro./Zëri.ai
Jamarbër Malltezit i sekuestrohen 6 llogari bankare me vlerë mbi 200 mijë euro

TIRANË- Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) ka sekuestruar këtë të hënë 6 llogari bankare në emër të Jamarbër Malltezit. Llogari që kapnin vlerën e mbi 200 mijë eurove. Dhëndrit të ish-kryeministrit Sali Berisha Malltezit i janë sekuestruar llogari bankare me vlerë rreth 197 mijë euro, 29 mijë dollarë dhe 2.7 milionë lekë.
Lista e llogarive bankare:
1) Shuma prej 63 657.10 euro gjendur në llogarinë Bankare pranë ..... në monedhën euro me nr. 113398964650127 në emër të shtetasit Jamarbër Malltezi;
2)Shuma prej 2 699 408.46 lekë gjendur në llogarinë pranë ...... në monedhën lek me nr. 00000027583-74 në emër të shtetasit Jamarbër Malltezi;
3)Shuma prej 29 259.43 USD gjendur në llogarinë bankare pranë ....... në monedhën USD me nr. 40201835101 në emër të shtetasit Jamarbër Malltezi;
4)Shuma prej 62 018.49 euro gjendur në llogarinë Bankare pranë ....... në monedhën Euro me nr. 40201835102 në emër të shtetasit Jamarbër Malltezi;
5)Shuma prej 45 705.66 euro gjendur në llogarinë Bankare pranë ........ në monedhën Euro me nr. 40201838001 në emër të shtetasit Jamarbër Malltezi;
6)Shuma prej 26 492.72 euro gjendur në llogarinë Bankare pranë ......... në monedhën Euro me nr. 403592661, në emër të shtetasit Jamarbër Malltezi.
Ndërsa në listën e plotë të pasurive të sekuestruara nga GJKKO, bien në sy apartamente, njësi shërbimi dhe garazhe që ndodhën në zonën e ish-klubit sportiv "Partizani" dhe në rrugën "Mustafa Matohiti" ose siç njihet "Rruga e Sales". Toka Malltezi ka dhe në qytete të ndryshme, si Berat dhe Cërrik! Po ashtu në sekuestro janë vënë dhe prona që Jamarbër Malltezi i ka në bashkëpronësi me gruan e tij, Argita Malltezi.
Lista e plotë e pasurive të sekuestruara:
Apartament 375 m2 në Tiranë, 9 korrik 2020
Apartament 372 m2 në Tiranë, 9 korrik 2020
Apartament 346 m2 në Tiranë, 9 korrik 2020
Apartament 373 m2 në Tiranë, 9 korrik 2020
Apartament 356 m2 në Tiranë, 9 korrik 2020
Njësi ndërtimore 167 m2 në Tiranë, 9 korrik 2020
Njësi ndërtimore 305 m2 në Tiranë, 9 korrik 2020
Njësi ndërtimore 214 m2 në Tiranë, 9 korrik 2020
Njësi ndërtimore 376 m2 në Tiranë, 9 korrik 2020
Njësi ndërtimore 113 m2 në Tiranë, vlera 160 mijë euro, 29 qershor 2022
Njësi 107 m2, tek ish Klubi Partizani, 2 pill 2013
Apartament 201 m2 në Tiranë, vlera 225 745 euro, 12 shtator 2014.
Tokë arë 13 000 m2, Alltare Tiranë, 7 800 000 lekë, 3 shtator 2014.
Apartament 112 m2 në Tiranë, 150 mijë euro, 9 korrik 2013.
Apartament 208 m2 në Tiranë, 93 mijë euro, 29 qershor 2012
Garazh 16 m2 në Tiranë, 6 mijë euro, 29 qershor 2012
Truall 206.5 m2 dhe ndërtesë 206.5 m2 në Tiranë, pjesa 1/4, 30 maj 2022
Truall 3294 m2 dhe ndërtesë 1467 m2, tek ish Klubi Partizani, pjesa takuese 480/12000, fituar pronësia në 12 korrik 2021, regjistruar në 3 nëntor 2022.
Truall 2330.3 m2 në Tiranë, pjesa takuese 186/684, regjistruar në shkurt 2019
Apartament 128.3 m2 në Tiranë, në bashkëpronësi me Argitën, regjistruar në 5 qershor 2015
Bodrum 28 m2 në Tiranë, vlera 3 665 200 lekë, në bashkëpronësi me Argita Malltezin, regjistruar në 26 nëntor 2015.
Truall 187 m2 në Tiranë, në bashkëpronësi me Argitën, 4 gusht 2021
Bodrum 18 m2 në Tiranë, 17 mijë euro, në bashkëpronësi me Argitën, regjistruar në 18 maj 2015
Tokë arë 2270 m2 në Priskë të Madhe, vlera fillestare 3 950 000 lekë, në bashkëpronësi me Argita Malltezin, regjistruar në 20 tetor 2004
Tokë arë 3 000 m2 në Priskë të Madhe, në bashkëpronësi me Argita Malltezin, regjistruar në 20 tetor 2004
Truall 1341 m2 dhe ndërtesë 565 m2, tek Rruga e Dibrës në Tiranë, pjesa takuese 189000/2100000
Truall 680 m2, Bashkia Cërrik, në bashkëpronësi, regjistruar në 3 korrik 2007
Truall 685 m2, Bashkia Berat, në bashkëpronësi
Truall 670 m2 në Tiranë, pjesa 186/684, 23 shtator 2021
Truall 442 m2 në Tiranë, pjesa 12/36, 23 shtator 2021
Truall 908 m2 në Tiranë, pjesa 186/684, 23 shtator 2021
Truall 33 m2 në Tiranë, pjesa 9/40, 30 maj 2022
Truall 7.5 m2 dhe ndërtesë 7.5 m2 në Tiranë, pjesa 1/4, 30 maj 2022
Truall 660 m2 në Tiranë, pjesa 7935/33600, regjistruar 9 mars 2022
Truall 90 m2 në Tiranë, pjesë 1/192, regjistruar 7 korrik 2013
Jamarbër Malltezi, dhëndri i ish-kryeministrit Sali Berisha është arrestuar dy ditë më parë në aeroportin e Rinasit pasi akuzohet nga Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar për “Korrupsion pasiv” dhe “Pastrim parash” në lidhje me dosjen “Partizani”. Sipas akuzës Malltezi ka shfrytëzuar postin e vjehrrit të tij, Sali Berisha, atëherë Kryeministër për të marrë pronat në ish-kompleksin sportiv “Partizani”.
Këtë të hënë ai ka dalë para togave të zeza të Gjykatës së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar për tu njohur me masën e sigurisë ndaj tij. Avokatët kërkuan që seanca të shtyhet për nesër për kjo u hodh poshtë nga togat e zeza. Ndërkohë pas vendimit për arrestimin e tij, GJKKO ka vendosur sekuestro preventive për disa pasuri në emrin e tij, mes tyre dhe vila në zonën e Gjirirt të Lalzit.
Nën hetim për këtë dosje janë dhe kreu i PD-së Sali Berisha dhe biznesmeni Fatmir Bektashi. Të dy nën masën e sigurisë të “Detyrimit të paraqitjes”. Klubi sportiv “Partizani” ishte kompleksi më i rëndësishëm sportiv në pronësi të Ministrisë së Mbrojtjes por kaloi në "duart" e dhëndrit Jamarbër Malltezi. Ky i fundit si trashëgimtar i 140 m2 tokë, arriti të merrte 35 % të sipërfaqes falë një marrëveshje suksesi me trashëgimtarët e tjerë. Si përfundim, qendra më të madhe sportive, me përmasa 26.000 metra katrorë, u pagua vetëm 14.000 euro./Zëri.ai
Rinis seanca në GJKKO për Malltezin dhe Bektashin

TIRANË- Ka rinisur seanca në ngarkim të dhëndrit të ish-kryeministrit Sali Berisha, Jamarbër Malltezi në Gjykatën e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar. Seanca u ndërpre për disa orë. Ky i fundit akuzohet për "Korrupsion pasiv" dhe "Pastrim parash" për dosjen "Partizani".
Avokatët e Malltezit kërkuan nga trupa gjykuese që senaca të shtyhet për ditën e nesërme pasi kërkonin më shumë kohë për tiu njohur me provat por kjo kërkesë u hodh poshtë.
Po ashtu në seancë është i pranishëm dhe biznesmeni Fatmir Bektashi.
Jamarbër Malltezi, dhëndri i ish-kryeministrit Sali Berisha është arrestuar dy ditë më parë në aeroportin e Rinasit pasi akuzohet nga Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar për “Korrupsion pasiv” dhe “Pastrim parash” në lidhje me dosjen “Partizani”. Sipas akuzës Malltezi ka shfrytëzuar postin e vjehrrit të tij, Sali Berisha, atëherë Kryeministër për të marrë pronat në ish-kompleksin sportiv “Partizani”.
Këtë të hënë ai ka dalë para togave të zeza të Gjykatës së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar për tu njohur me masën e sigurisë ndaj tij. Avokatët kërkuan që seanca të shtyhet për nesër për kjo u hodh poshtë nga togat e zeza. Ndërkohë pas vendimit për arrestimin e tij, GJKKO ka vendosur sekuestro preventive për disa pasuri në emrin e tij, mes tyre dhe vila në zonën e Gjirirt të Lalzit.
Nën hetim për këtë dosje janë dhe kreu i PD-së Sali Berisha dhe biznesmeni Fatmir Bektashi. Të dy nën masën e sigurisë të “Detyrimit të paraqitjes”. Klubi sportiv “Partizani” ishte kompleksi më i rëndësishëm sportiv në pronësi të Ministrisë së Mbrojtjes por kaloi në "duart" e dhëndrit Jamarbër Malltezi. Ky i fundit si trashëgimtar i 140 m2 tokë, arriti të merrte 35 % të sipërfaqes falë një marrëveshje suksesi me trashëgimtarët e tjerë. Si përfundim, qendra më të madhe sportive, me përmasa 26.000 metra katrorë, u pagua vetëm 14.000 euro./Zëri.ai
E shtuna "e zezë" për familjen Berisha, KRONOLOGJIA e përballjes me SPAK

TIRANË- Struktura e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka 'peshkuar' ish-kryeministrin Sali Berisha. "Zëri.ai" sjell për lexuesit, me disa pika, të gjithë përmbajtjen e dosjes prej 200 faqesh dhe të gjitha reagimet që kanë ardhur më pas. Ja çfarë dimë ne deri më tani:
➤ Të shtunën, rreth orës 18.00, Jamarbër Malltezi kishte shkuar në aeroportin e Rinasit për të pritur bashkëshorten e tij, Argita teksa kthehej nga Gjermania.
➤ 4 efektivë të Policisë së Shtetit, të gjithë të veshur si civilë, i kanë vendosur prangat në duar dhëndrit të ish-kryeministrit Sali Berisha.
➤ U zbulua se bëhej fjalë për çështjen e privatizimit të ish-klubit sportiv "Partizani".
➤ Shumë pak minuta më pas, nga SPAK doli lajmi se një "fletë" ishte prerë edhe për Berishën. Për të, për shkak të moshës, edhe pse i akuzuar për korrupsion pasiv, ndaj Berishës nuk është kërkuar masa e arrestit me burg, apo arrest shtëpie. Ai ka masën e sigurisë "detyrim paraqitje" dhe po ashtu i ndalohet dalja nga Shqipëria.
➤ Me të dalë lajmi, Berisha lajmëroi një konferencë për shtyp nga selia blu. 21.00 shënonte ora dhe kryedemokrati doli para mediave dhe qytetarëve për të dhënë versionin e tij.
➤ Në fjalën e tij, Berisha tha se e privatizimi i klubit "Partizani" ishte një e drejtë e dhëndrit të tij si ish-pronar. Gishtin e drejtoi nga kryeministri Edi Rama. Fillimisht tha se ishte pikërisht Rama, ai që ka firmosur për të privatizuar kompleksin Partizani. Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha gjatë konferencës për mediat në selinë blu, deklaroi se e gjitha ishte një inskenim i SPAK, ose siç e quan ai SKAP, me urdhër të Ramës. E po ashtu, theksoi se Malltezi nuk është thirrur asnjëherë nga asnjë prokuror apo gjykatës.
➤ A do dalë para drejtësisë? Kësaj pyetje, Berisha i është përgjigjur se SPAK po shkel Kushtetutën duke i kufizuar lirinë një deputeti të Kuvendit të Shqipërisë. ➤ Autorizim sipas tij nuk është marrë, ndaj dhe vendimin e marrë ndaj tij e quan 'nul'.
➤ E diela, nis me zbardhjen e dosjes.
➤ SPAK mori të pandehur ish-kryeministrin Sali Berisha dhe bashkëshortin e vajzës së tij Jamarbër Malltezi nën akuzën e korrupsionit pasiv, duke akuzuar se kanë përfituar 5.4 milionë euro përmes përdorimit të funksionit publik të ish-kryeministrit, para të dhëna nga biznesmeni Fatmir Bektashi, i cili u mor i pandehur për pastrim parash. Fatmir Bektashi u mor i pandehur për pastrim parash, ndërsa Berisha për "korrupsion pasiv". Pronarët e tokës arritën një marrëveshje zhvillimi me Homeplan Shpk, një kompani e themeluar në vitin 2008 nga Fatmir Bektashi, i cili gjithashtu zotëronte një pjesë të tokës si trashëgimtar. Kompania mori leje ndërtimi në vitet në vijim, me Bektashin të listuar ligjërisht si pronar i vetëm. Por sipas Prokurorisë, edhe Malltezi ka përfituar aksione nga kompania që ka ndërtuar 17 kulla në zonën e ish-kompleksit pa investuar asgjë. Kjo ngre dyshime se aksionet janë dhënë nga Bektashi në shkëmbim të veprimeve shtetërore të ndërmarra nga Berisha në favor të kompanisë së tij.
➤ Sipas dosjes, Berisha ka ushtruar preson tek vartësit e tij, që në ndryshonin ligjet për privatizimin e pronave. Në pyetje ishin marrë edhe disa ish-ministra të kabinetit të Berishës. Ndër to përmendim: Genc Rulin; Fatmir Mediun, Gazmend Oketën. Po ashtu janë marrë në pyetje edhe zyrtarë të tjerë.
➤ E diela u mbyll vakët. Me një reagim periferik të kryedemokratit Lulzim Basha që pa përmendur emra kërkoi që të korruptuarit të dilnin para drejtësisë.
➤ E hëna nis me vrull!
➤ Nisën reagimet nga selia blu. ➤ Të gjithë njëzëri thanë se: SPAK është bërë vegël e politikës së Ramës. Edhe Gazment Bardhi, dikur një prej kundërshtarëve më të fortë të Berishës mbajti të njëjtin qëndrim. Vetëm se shtoi se nëse SPAK do të kishte shkuar më parë në Kuvend, ai do të kishte votuar "pro" për ndjekjen e hetimeve edhe për deputetin Berisha. Edhe aleati i Berishës, ish-presidenti Ilir Meta, sulmoi organet e drejtësisë se po përdoreshin politikisht nga kryeministri Edi Rama. Por për çudti, heshtja ka kapluar selinë e Partisë Socialiste. Edhe pse u kontaktua nga Zëri.ai, denoncuesi i çështjes, Taulant Balla ende nuk ka dhënë asnjë koment.
➤ Ora 12.00, Berisha del sërish në konferencë për shtyp.
➤ Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha ka akuzuar Edi Ramën dhe ‘larot e tij skapistë’ siç i cilësoi ai prokurorët e SPAK për krijimin e një dosje pa fakte, por që është thjeshtë një fletërrufe. Ai theksoi se nuk ka bërë asnjë ligj, apo vendim për të favorizuar ndonjë njeri, e aq më pak dhëndërin e tij. Aktin e cilësoi si hakmarrje politke. Berisha akuzoi Edi Ramën, se hakmarrja ndaj Argita Malltezit (vajza e tij) vjen i ka përmendur skandalin e tenderave të thjeshtrës (Rea Xhillari, vajza e Linda Ramës nga martesa e parë)!
➤ Ora 13.30, Jamarbër Malltezi shkoi në ambientet e Gjykatës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar. Pas tij, hyri edhe Fatmir Bektashi. Seanca ende vazhdon.
➤ Oficerët e Policisë Gjyqësore në Tiranë kanë mësyrë gjithashtu edhe në banesën e ish-kryeministrit Sali Berisha. Agjentët kërkojnë të njohin Berishën me masën e sigurisë "detyrim paraqitje", por ish-kryeministri më herët nuk i ka pritur ata duke pretenduar se vendimi është i jashtëligjshëm pasi ai mban mandatin e deputetit të Kuvendit të Shqipërisë.
➤ Në këto kushte, Sali Berisha, një nga personazhet më të pushtetshëm të politikës shqiptare që nga krijimi i shtetit, do të dalë nesër para GJKKO-së. Orari është lënë në 14.00, por a do të shkojë?!/Zëri.ai
Vila e sekuestruar në Lalz është e Berishës? PD: Trillim

TIRANË- Partia Demokratike ka hedhur poshtë pretendimet se vila e sekuestruar këtë të hënë në Gjirin e Lalzit me urdhër të Gjykatës së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar të jetë në pronësi të ish-kryeministrit Sali Berisha.
Përmes një deklarate të zëdhënëses Floriana Garo, bëhet me dije se lideri demokrat nuk disponon asnjë pasuri të paluajtshme në gjirin e Lalzit apo askund tjetër përveç apartamentit të tij në Tiranë!
Floriana Garo: Top Channel ose sic njihet ndryshe Top Inceneratori për shkak të miliona eurove financime që Zoto dhe Mërtiri i kanë bërë kësaj mediaje dhe pronares së saj, nën diktatin e Ramës dhe mafies së plehrave, disinformon opinionin duke njoftuar sekuestrimin e një vile të ish kryeministrit Berisha në gjirin e Lalzit. Bëjmë me dije se ky është një trillim dhe se z.Berisha nuk disponon asnjë pasuri të paluajtshme në gjirin e Lalzit apo askund tjetër përveç apartamentit të tij në Tiranë! Lajmi përbën një shpifje amorale qëllimi i të cilës është mashtrimi i opinionit publik për llogari të Ramës dhe ortakëve mafiozë të pronares së kësaj mediaje!
Dosja "Partizani' ka çuar në pranga shëndrin e ish-kryeministrit Sali Berisha, Jamarbër Malltëzi. Ndërkohë lideri demokrat Sali Berisha është lënë në masën e sigurisë "Detyrim paraqitjeje" nga Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar. Ky i fundit pritet të paraqitet ditën e nesërme në ambientet e GJKKO-së për tu marrë në pyetje. Nën hetim është vënë dhe biznesmeni Fatmir Bektashi./Zëri.ai
Dosja 'Partizani'/ Sali Berisha do merret në pyetje nesër në GJKKO

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha do të paraqitet ditën e nesërme datë 24 tetor në orën 14:00 në Gjykatën e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ku do të merret në pyetje në lidhje me dosjen "Partizani", që çoi në burg dhëndrin e tij, Jamarbër Malltezi.
Berishës i është caktuar masa e sigurisë "Detyrim paraqitjeje", ndërkohë në seancën e nesërme pritet që lideri i opozitës të japë sqarime për akuzat ndaj tij. Ish-kryeministri akuzohet për 'Korrupsion pasiv".
NJOFTIMI I GJKKO:
Gjykata e Posaçme e Shkalles se Pare për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, ne datën 24.10.2023, dite e Marte, ora 14:00, ka caktuar seancën gjyqësore te marrjes ne pyetje te personit nen hetim Sali Berisha, bazuar nenit 248 pika 1 te K.Pr.Penale.
Jamarbër Malltezi, dhëndri i ish-kryeministrit Sali Berisha është arrestuar dy ditë më parë në aeroportin e Rinasit pasi akuzohet nga Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar për “Korrupsion pasiv” dhe “Pastrim parash” në lidhje me dosjen “Partizani”. Sipas akuzës Malltezi ka shfrytëzuar postin e vjehrrit të tij, Sali Berisha, atëherë Kryeministër për të marrë pronat në ish-kompleksin sportiv “Partizani”.
Këtë të hënë ai ka dalë para togave të zeza të Gjykatës së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar për tu njohur me masën e sigurisë ndaj tij. Avokatët kërkuan që seanca të shtyhet për nesër për kjo u hodh poshtë nga togat e zeza. Ndërkohë pas vendimit për arrestimin e tij, GJKKO ka vendosur sekuestro preventive për disa pasuri në emrin e tij, mes tyre dhe vila në zonën e Gjirirt të Lalzit.
Nën hetim për këtë dosje janë dhe kreu i PD-së Sali Berisha dhe biznesmeni Fatmir Bektashi. Të dy nën masën e sigurisë të “Detyrimit të paraqitjes”. Klubi sportiv “Partizani” ishte kompleksi më i rëndësishëm sportiv në pronësi të Ministrisë së Mbrojtjes por kaloi në "duart" e dhëndrit Jamarbër Malltezi. Ky i fundit si trashëgimtar i 140 m2 tokë, arriti të merrte 35 % të sipërfaqes falë një marrëveshje suksesi me trashëgimtarët e tjerë. Si përfundim, qendra më të madhe sportive, me përmasa 26.000 metra katrorë, u pagua vetëm 14.000 euro./Zëri.ai
PAMJET/ Jamarbër Malltezi nervoz në gjyq, ecejake brenda kafazit të qelqtë

TIRANË- Pamjet që po shihni tregojnë ambientet brenda sallës së gjyqit në Gjykatën e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ku po shqyrtohet dosja "Partizani", për të cilën ka rënë në pranga dhëndri i ish-Kryeministrit Sali Berisha, Jamarbër Malltezi. Ky i fundit siç shihet në pamjet e siguruara nga Report Tv, shihet i tensionuar.
Ndërkohë përballë tij qëndron Arben Kraja, prokurori i dosjes së tij dhe ish-kryeprokurori i Prokurorisë së Posaçme. Seanca u shty me dy orë pasi avokatët kërkuan më shumë kohë për tu njohur me provat.
Jamarbër Malltezi, dhëndri i Sali Berishës u arrestua në aeroportin e Rinasit më 21 korrik në mbrëmje. Më 17 nëntor 2020, ish-kreu i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla, ka dorëzuar një kallëzim penal në SPAK, për privatizimin e kompleksit “Partizani”. Balla kishte ngritur akuzë ndaj ish-kryeministrit Sali Berisha, ish-ministrit të Mbrojtjes Arben Imami, anëtarë të tjerë të qeverisë së drejtuar nga Berisha, Jamarbër Malltezi dhëndrin e Sali Berishës.
Klubi sportiv “Partizani” ishte kompleksi më i rëndësishëm sportiv në pronësi të Ministrisë së Mbrojtjes por kaloi në "duart" e dhëndrit Jamarbër Malltezi. Ky i fundit si trashëgimtar i 140 m2 tokë, arriti të merrte 35 % të sipërfaqes falë një marrëveshje suksesi me trashëgimtarët e tjerë. Si përfundim, qendra më të madhe sportive, me përmasa 26.000 metra katrorë, u pagua vetëm 14.000 euro./Zëri.ai
Shtyhet për në orën 18:00 seanca ndaj Malltezit

TIRANË- Shtyhet për në orën 18:00 seanca ndaj Jamarbër Malltezit, dhëndrit të ish-Kryeministrit Sali Berisha të akuzuar nga Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar për "Korrupsion pasiv" dhe "Pastrim parash.
Trupa e GJKKO-së nuk pranon kërkesën e avokatëve për të zhvilluar neser seancën pasi u duhet më shumë kohë për tu njohur me provat.
Jamarbër Malltezi, dhëndri i Sali Berishës u arrestua në aeroportin e Rinasit më 21 korrik në mbrëmje. Më 17 nëntor 2020, ish-kreu i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla, ka dorëzuar një kallëzim penal në SPAK, për privatizimin e kompleksit “Partizani”. Balla kishte ngritur akuzë ndaj ish-kryeministrit Sali Berisha, ish-ministrit të Mbrojtjes Arben Imami, anëtarë të tjerë të qeverisë së drejtuar nga Berisha, Jamarbër Malltezi dhëndrin e Sali Berishës.
Klubi sportiv “Partizani” ishte kompleksi më i rëndësishëm sportiv në pronësi të Ministrisë së Mbrojtjes por kaloi në "duart" e dhëndrit Jamarbër Malltezi. Ky i fundit si trashëgimtar i 140 m2 tokë, arriti të merrte 35 % të sipërfaqes falë një marrëveshje suksesi me trashëgimtarët e tjerë. Si përfundim, qendra më të madhe sportive, me përmasa 26.000 metra katrorë, u pagua vetëm 14.000 euro./Zëri.ai
Ç'kërkojnë? Oficerët e Policisë Gjyqësore i shkojnë në shtëpi ish-kryeministrit Berisha

TIRANË- Oficerët e Policisë Gjyqësore në Tiranë kanë mësyrë pasditen e sotme në banesën e ish-kryeministrit Sali Berisha. Siç duket edhe nga pamjet në artikull, 3 OPGJ kanë shkuar në banesën e kryedemokratit, por nuk dihet se çfarë veprimesh kanë kryer brenda, ndërkohë që deri më tani, vetë Berisha nuk ka bërë asnjë reagim.

Teksa për Jamarbër Malltezin pritet një vendim nga GJKKO për "arrest me burg", agjentët kërkojnë të njohin Berishën me masën e sigurisë "detyrim paraqitje", por ish-kryeministri më herët nuk i ka pritur ata duke pretenduar se vendimi është i jashtëligjshëm pasi ai mban mandatin e deputetit të Kuvendit të Shqipërisë.
Disa orë më parë, ai doli në një konferencë për mediat, duke u shprehur se nuk e pranonte që të shkelte Kushtetutën, ndaj nuk do të firmoste asnjë dokument pa pasur një vendim nga Kuvendi. Berisha akuzohet për korrupsion pasiv, por e deklaroi veten të pafajshëm dhe akuzoi Ramën se po kërkon të eliminojë opozitën. Po ashtu, për dhëndrin e tij, Berisha tha se e gjitha ishte një sulm politik për shkak se sipas tij, Malltezi denoncoi aferën e inceneratorëve./Zëri.ai
Dosja 'Partizani'/ 'Futu me të djathtën', porosia e vëllait të Fatmir Bektashit
TIRANË- “Futu me këmbën e djathtë”, kjo ishte porosia që i vëllai i dha Fatmir Bektashit, biznesmenit të akuzuar nga Prokuroria e Posaçme Kundër Korruopsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) për “Korrupsion aktiv” dhe “Pastrim të veprës penale” në lidhje me dosjen e privatizimit të ish-klubit sportiv “Partizani”.
Ai u paraqit këtë të hënë në Gjykatën e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar për tu njohur me masën e sigurisë ndaj tij dhe dhëndrit t ëish-Kryeministrit Sali Berisha, Jamarbër Malltezi.
Bektashi është shoqëruar në GJKKO nga dy policë, avokatja dhe i vëllai./Zëri.ai
Ish-gjenerali Qirjazi i përgjigjet akuzave të Berishës: Kam folur vetëm me letra

TIRANË- Ish-gjenerali Vladimir Qirjazi, i është përgjigjur akuzave të Sali Berishës, se ai kishte bllokur procesin e privatizimit të kompleksit Partizani, ndërsa thekson se pas shkarkimit nga detyra e komandantit të mbështetjes logjistike, ishte emëruar zv.komandant në Forcën e Bashkuar në FA.
Qirjazi tha se gjatë punës së tij si punonjës shteti, ai kishte folur gjithnjë me letra dhe se ai ishte larguar nga detyra për një tjetër pozicion të rëndësishëm.
“Si punonjës shteti në detyrë të rëndësishme në atë kohë kam folur me letra, të cilat i kam lënë në institucionin që drejtoja dhe që besoj së janë edhe ne dosjen e prokurorisë. Për gjithçka flitet nuk është se e kam bllokuar unë procesin, por pse është dhënë kjo pronë.
Po e kam dorëzuar me ceremoni detyrën e komandantit të mbështetjes logjistike me 09 shtator 2009 dhe kam marrë një detyrë tjetër të rëndësishme në FA (zv komandant i Forcës së Bashkuar). Jam liruar PADREJTESISHT nga FA-ja (me propozim të ish-SHSHP, zotit Xhemal Gjunkshi dhe ish-Ministrit të Mbrojtjes, Arben Imami) me dekret të presidentit të kohës zotit Bamir Topi më 16 dhjetor 2011.”, sqaron Qirjazi për BW.
Në dosjen e SPAK, Qirjazi thuhet se nuk ka qenë dakord për privatizimin e kësaj prone, ndërsa në dëshminë e tij tha se ishte shkarkuar padrejtësisht nga qeveria Berisha.
Mbrojtësit e Malltezit dhe Bektashit marrin 2 orë kohë, avokati i Berishës: Proces i parregullt
TIRANË- Është ndërprerë seanca në ambientet e Gjykatës së Posaçme, për masën e sigurisë ndaj Jamarbër Malltezit dhe Fatmir Bektashit, për shkak se avokatët kërkuan më shumë kohë që të njihen me dosjen, 2 orë…
Zëri.ai ka siguruar dhe foton e Malltezit i cili qëndron në kafazin e qelqtë të Gjykatës së Posaccme, dy ditë pas arrestimit të tij në Rinas.
Avokati i Sali Berishës, Genc Gjokutaj, nuk është lejuar të marrë pjesë në seancë, pasi masa e sigurisë ndaj tij nuk po shqyrtohet, për shkak se nuk është ekzekutuar ende.
Gjokutaj, në një prononcim të shkurtër për mediat tha se për klientin e tij nuk ka seancë gjyqësore pasi vendimi i gjykatës nuk është ekzekutuar. Ai e cilësoi vendimin të paligjshëm dhe si i tillë, theksoi se nuk mund të pranohet prej kryedemokratit.
“Zoti Berisha nuk ka seancë gjyqësore, pasi vendimi nuk është ekzekutuar, pasi ai është vendim i paligjshëm dhe si i tillë nuk mund të pranohet nga zoti Berisha. Ky është një proces i parregullt ligjor dhe në momentin kur Berisha nuk ka marrë dijeni dhe nuk është ekzekutuar ky vendim, ai nuk është pjesë e këtij procesi. Tani këtë ngërç procedurial duhet ta zgjidhin ata që e krijuan. Janë vendime të njëanshme të prokurorisë.”
I pyetur nëse do vijë Berisha në gjykatë, avokati u përgjigj: “Do pyesim zotin Berisha”.
Gjykata ka dhënë masën e sigurisë “detyrim paraqitje” dhe “ndalim i daljes jashtë shtetit” për ish-kryeministrin, por kur të shtunën efektivët e policisë shkuan për ta ekzekutuar masën, nuk u takuan dot me zotin Berisha. Ishte ky i fundit që tha se nuk i kishte pritur fare në zyrë.
Edhe në konferencën e sotme me gazetarët, Berisha tha se askush nuk mund ta marrë atë mezor për ta çuar në ambientet e Gjykatës në shkelje të Kushtetutës. Sipas Berishës, SPAK duhet të kishte çuar në Kuvend kërkesë për masën ndaj tij, për shkak se ai gëzon imunitet për shkak të mandatit të deputetit. Berisha tha se të gjitha akuzat ndaj tij janë politike.
Përveç arrestimit të tij të shtunën në mbrëmje, në aeroportin e Rinasit, Gjykata ka vendosur sekuestro preventive edhe ndaj disa pasurive të Malltezit:
1. Truall me sipërfaqe 102.60 m2.
1. Apartament me sipërfaqe 208.20 m2 i ndodhur në Rr. “Deshmorët e 4 Shkurtit”, Tiranë
3. Apartament me sipërfaqe 346 m2
4. Apartament me sipërfaqe 356.3 m2
5. Njësi me sipërfaqe 459.6 m2
6. Njësi me sipërfaqe 379.6 m2
5. Njësi me sipërfaqe 459.6 m2
6. Apartament me sipërfaqe 375 m2
7. Truall dhe vilë (apartament duplex) i vendosur mbi këtë truall me sipërfaqe ndërtimi 76.23 m2 e ndarë në kati përdhe me sipërfaqe 76.23 m2, kati i parë me sipërfaqe 76.22 m2 si dhe verande me sipërfaqe 22.73 m2.
8. Pasuri me sipërfaqe 107 m2, Ruga Frosina Plaku, kati përdhes i godinës 9 (nëntëe) katëshe, shkalla 2.
9. Masën 45% të kuotave të kapitalit themeltar të shoqërisë Homeplan sh.p.k. me NIPT K81803020E, në emër të shtetasit Jamarbër Malltezi;
10. Masën 100% të kuotave të kapitalit themeltar të shoqërisë Magnet IMO sh.p.k. me NIPT L8J714031D, në emër të shtetasit Jamarbër Malltezi.
11. Masën 60% të kuotave të kapitalit themeltar të shoqërisë Magnet Gym&Fit, me NIPT L7202201OB, në emër të shtetasit Jamarbër Malltezi.
/Zëri.ai
Sekuestrohet "Kështjella" e Berishajve në Lalëz

DURRËS- Agjentët e Byrosë Kombëtare të Hetimit kanë zbarkuar në Gjirin e Lalëzit ku kanë sekuestruar vilën e Jamarbër Malltezit, i cili është arrestuar nën akuzën e korrupsionit dhe të pastrimit të parave.
SPAK njoftoi dje se Malltezit i janë sekuestruar 16 prona të paluajtshme, 5 llogari bankare dhe kompanitë në të cilat ai ishte pronar apo bashkëpronar.
Me vendim të GJKKO oficerët e Policisë Gjyqësore do të paraqiten fizikisht në objekte për të bërë lajmërimin dhe ndërrimin e bravave. Deri në një vendim tjetër këto do të jenë në sekuestro dhe Malltezi nuk mund të kryejë asnjë procedurë tjetër qoftë shitje, blerje apo qira.
Në momentin që punonjësit e policisë kanë mbërritur në Lalëz, në ambientet e vilës ka pasur persona të pranishëm, me siguri të afërm të Malltezit.
-
Përfitoi mbi 5 mln euro! Pasuria që SPAK i sekuestroi Malltezit
22 Tetor, 11:29
“Të gjitha përfitimet monetare, që ka marrë shtetasi Malltezi në cilësinë e investitorit nga shoqëria “Homeplan” sh.p.k., pa investuar tek kjo e fundit, përfitime të marra para se të deklarohej si bashkëshortak në këtë shoqëri, fitimet e akumuluara ndër vite të kësaj shoqërie si dhe ato të shpërndara në vijim, pas vitit 2018, të llogaritura në total në shumën 672 976 832 lek ose 5 420 345 euro”, thuhet në njoftimin e SPAK.
Për këtë SPAK ka sekuestruar dhe pasurinë e Malltezit, e cila përfshin: 16 (gjashtëmbëdhjetë) pasuri të paluajtshme në pronësi të tij, 6 (gjashtë) llogari bankare (në euro, dollarë dhe lek) po në emër të Malltezit, si dhe kuotat e kapitalit themeltar në pronësi të rij në shoqëritë “Homeplan” shpk (45% e kuotave), “Magnet IMO” shpk (100% e kuotave) dhe “Magnet Gym&Fit (60% e kuotave).
“Argita ka deklaruar çdo qindarkë!”, Berisha: Thjeshtra e Ramës është bërë e tmerrshme me tenderat

TIRANË- Në konferencën e tij për mediat, Sali Berisha tha se vajza e tij Argita, ka deklaruar çdo qindarkë në ILDKP-i, dhe se Jamarbër Malltezi nuk ka qenë subjekt i ligjit për të bërë deklarimin e të dhënave të tij. Berisha tha se SPAK duhet të merret me tenderat që kaq fituar Rea Xhillari, thjeshtra e Edi Ramës sipas tij.
Edhe pse fillimisht tha se nuk donte që të merrej me familjarët e Ramës, Berisha tha se Rea Xhillari ka përfituar dhjetëra tendera nga paratë publike. Sipas Berishës dhjetëra arkitektë kanë denoncuar te ai faktin se Rea Xhillari futet si nënkontraktore dhe fiton para nga tenderat publikë.
‘Ajo është bërë e tmerrshme e papërmbajtshme në tendera’, tha Berisha, ndërkohë që hodhi akuza dhe për Linda Ramën, se edhe pse në tokën e saj, ngriti një pallat në sheshpushimin e pallateve të tjera, gjë që sipas tij nuk i lejohet me ligj.
“I bëjnë pyetjen asaj, ta pyesim pak këtë vajzë, si u bë babai yt aksioner, kur nuk kishte kapital. Është bëë pronar si vijon, së pari ka pasur parcelën e tij, ka blerë parcelat e kushërinjve, ka investuar me dokumente zyrtare 60 milionë lekë, ka shitur që në gropë, nën treg, sepse ka pasur parapagim. Për çdo metër katror ekziston çdo dokument, por këta shpifës i kanë fshehur. Ja pra si u bë! Dhe këta kanë të vërtetuar në tatime në dogana, çdo qindarkë të tij.
Këta thonë që Malltezi mori dividentin dhe Argita nuk e deklaroj. Këtyre njerëzve që shkruajnë këto, iu them ose jeni skllevër, ose jeni injorantë. Argita Malltezi i ka deklaruar të ardhurat çdo vit, Argita i deklaron pasuritë për shkak të së atit, Abi Malltezi nuk është subjekt i ILDKP-së, është lidhja e lidhjes, dhe vajzës sime i është thënë që nuk ka qenë e nevojshme deklarimi i pasurisë së bashkëshortit të saj.
Si hakmarrje se unë të kam përmendur thjeshtrën ty… sa merreni me vajzën time këshillojeni vajzën e shtëpisë që nuk lejohet që të marrë pjesë në tendera. Ka marrë dhjetëra tendera, i them këtu Edi Ramës që je djegur, ndërsa mamasë së saj i them, vajzën këshilloje që të mos bjerë viktimë, të mos bjejë në paradoksin e para, por të zbatojë ligjet si vajzë e shkolluar që është”, tha Berisha./Zëri.ai
Dhëndri mbërrin i prangosur, po Berisha a do shkojë në GJKKO? Ish-kryeministri: Mua s'më detyron dot njeri

TIRANË- Ish-kryeministri Sali Berisha ka refuzuar të firmosë njoftimin e GJKKO-së për masën e sigurisë “detyrim paraqitje” ndaj tij. I pyetur nëse do të shkojë në GJKKO nëse thirret, Berisha u shpreh se Kushtetuta nuk lejon kufizimin e lirisë së deputetit, dhe ai do ta respektojë deri në fund ligjin themeltar të shtetit.
“Unë jam njeri i ligjit dhe do të zbatoj ligjin e vendit”, theksoi ai, duke shtuar se “me urdhër të Ramës, janë sjellë në mënyrën më të turpshme, sill policë këtu dhe atje”.
A do pranoni të shkoni në Gjykatë?
Sali Berisha: Në vitin 2012, propozimi im ka qenë jo vetëm heqja e imunitetit, por edhe kufizimin e lirisë së deputetit. Jam gati sot të shkoj ta votoj, por për sa kohë Kushtetuta nuk lejon, kufizimin e lirisë së deputetit, unë jam njeri i ligjit dhe do të zbatoj ligjin e vendit. Kushtetuta ka epërsi ndaj të gjitha ligjeve të tjera. Nuk mund të kem qëndrim tjetër. Me urdhër të Ramës, janë sjellë në mënyrën më të turpshme, sill policë këtu dhe atje. Jam i sigurt që të gjithë deputetët e opozitës do e votojnë, e pranoj. Por askush s’më detyron të thyej ligjin.
Nëse SPAK urdhëron policinë t’ju shoqërojë do të bëni rezistencë?
Sali Berisha: Nuk njoh ligj tjetër mbi Kushtetutën.
Jamarbër Malltezi mbërrin në GJKKO

TIRANË – Dhëndri i ish-kryeministrit Sali Berisha, Jamarbër Malltezi dhe ndërtuesi Fatmir Bektashi kanë arritur në ambientet e GJKKO-së, teksa ndaj tyre do të mbahet seanca, në lidhje me aferën për privatizimin e klubit Partizani. Malltezi dhe Bektashi pritet të njihen sot me masat e sigurisë nga gjykata. Nuk është caktuar data e seancës për ish-kryeministrin Sali Berisha. Kjo, sepse oficerët e policisë gjyqësore nuk e kanë dërguar njoftimin te Berisha, duke bërë që ky i fundit të mos marrë dijeni për masën e sigurisë që ekziston ndaj tij, “detyrim parqitje”, si dhe masën plotësuese “ndalim i daljes jashtë vendit”.
Berisha nuk pranoi që të takonte oficerët e policisë, kur këta të fundit mbërritën ne selinë blu. Ish-kryeministri nuk ka firmosur se është njoftuar nga oficerët, për masat e sigurisë, që janë në fuqi kundrejt tij.
Në lidhje me privatizimin e kompleksit Partizani, SPAK arrestoi në Rinas, Jamarbër Malltezin. Ndërsa, ish-kreu i qeverisë Sali Berisha dhe ndërtuesi Fatmir Bektashi ndalohet të dalin jashtë shtetit dhe gjithashtu duhet të paraqiten pranë policisë gjyqësore.
Ndaj Jamarbër Malltezit rëndojnë akuzat “Korrupsioni aktiv i funksionarëve të lartë ose të zgjedhurve vendorë” dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale apo veprimtarisë kriminale”, në lidhje me privatizimin e ish-klubit sportiv Partizani.
Ndërtuesi Fatmir Bekteshi akuzohet se ka shfrytëzuar territoret sportive për kryerje ndërtimesh dhe nëpërmjet shoqërisë “Homeplan” sh.p.k. i ka siguruar Malltezit dhënien e përfitimeve të paligjshme në vlerën 5.4 mln euro, duke i paraqitur ato si të ardhura te ligjshme nga biznesi.
Ish-kryeministri Sali Berisha, akuzohet për korrupsion pasiv, pasi dyshohet se ka marrë veprime konkrete, në miratim ligjesh dhe aktet nënligjore për t’i përshtatur sipas nevojave të pesë familjeve pronare në kompleksin sportiv Partizani, ku përfitues ishte edhe Jamarbër Malltezi./Zëri.ai/
Akuzat e SPAK për 5.4 mln euro përfitim, Berisha: Malltezi nuk mori as 10% të pronave që i takojnë
NJOFTIM PER SHTYP:
Berisha: Edvini dhe larot e tij skapistë aludojnë ndaj meje në mënyrë groteske se reformën e pronësisë e bëra për dhëndrin
Në dacibaon e tyre, Edvini dhe laro shkruajnë si fakt kundër meje, se procesi i kthimit të pronave të klubit Partizani ka filluar në vitin 2007.
Ky është një mashtrim publik që përbën vepër penale se bazohet në fshehje të dhjetëra dhe qindra dokumenteve zyrtare të organeve shtetërore, përfshi këtu vendimet e gjykatës. Këto dokumente faktojnë se procesi i kthimit të pronave ka filluar në vitin 1994 dhe ka përfunduar para vitit 2005. Po kështu, kthimi i pronave të grabitura nga regjimi i Enver Hoxhës këtyre familjeve, ka filluar në vitin 1995 dhe ata kanë marrë në përputhje me ligjin e kohës, një pjesë të pronave të tyre dhe ka vazhduar në vite deri në vitin 2009 me privatizimin. Në amoralitet të plotë politik, Edvini dhe larot e tij skapistë, aludojnë ndaj meje në mënyrë groteske se reformën e pronësisë dhe reforma të tjera themelore të programit të PD, amendimin e ligjit të kthimit dhe kompensimit të pronave, përdorimin e letrave me vlerë, i paskam ndërmarrë për të favorizuar dhëndrin tim pronar, i cili, e vërteta është se nuk ka marrë as 10 përqind të asaj që i takon. Sipas tyre, për këtë qëllim, unë amendova ligjin e vitit 2004 dhe zgjata me një vit afatin e dorëzimit të dokumenteve të ish-pronarëve, për të kërkuar pronat e tyre. Këtu mund të përdorja çdo epitet, por po i pyes këta me nder ish-zyrtarë: po Fatos Nano, që para meje kishte zgjatur me dy vite, afatin në këtë ligj, për pronarët, për dorëzimin e dokumenteve të tyre, e bëri këtë për dhëndrin tim? Sharlatanë mjeranë, jeni turpi i ligjit dhe keni moralin e Edvinit. Ligji 9533, 17.7.2006, nuk kishte për qëllim vetëm shtyrjen e afateve, por solli shumë risi të tjera në procesin e njohjes, kthimit dhe kompensimit të pronave. Në parim ai ligj synonte të mbronte interesat e shtetit, por synonte njëlloj mbrojtjen e pronësisë private të subjekteve të shpronësuara. Kështu, u vendos që të mos hetoheshin kërkesa bazuar vetëm në vendime gjyqësore, por të përdoreshin dokumente të gjera për të vërtetuar saktësisht pronësinë dhe origjinën e saj. Në lidhje me shtyrjen e afatit të pranimit, e kemi bërë këtë sepse kishte shumë pronarë që nuk kishin plotësuar dokumentet. Kjo është bërë edhe në vitin 2008. Një praktikë rutinë pothuaj. Në këtë reformë u parashikua edhe e drejta për t’iu drejtuar gjykatës, por në çdo rast, për rivendosjen e të drejtës për të kërkuar rivendosjen në afat të të drejtës së pronësisë. Pra,nëse administrata brutalisht ia mohonte atij se iku afati, qytetari shkonte në gjykatë dhe vendoste afatin. Ligji i ri për kthimin dhe kompensimin e pronave, solli ndryshimin e të drejtës së kompensimit dhe për vendimet e mëparshme të ndërmarra nga komisioni i kthimit dhe kompensimit të pronave me ligjet e vjetra, të shfuqizuara të marra bazuar vetëm në një vendim gjyqësor. Ky kompensim sipas ligjit të ri do bëhej bazuar në dokumentacionin e parashikuar në ligjin 9533, pra nuk lejohej kompensim për vendime të marra me vendime gjyqësore. Fakti është se pati edhe abuzime. Kjo reformë solli të drejtën e Avokaturës së Shtetit dhe drejtorit të përgjithshëm të AKKP, për të rishikuar vendimet që ishin në kundërshtim të hapur me ligjin. Në këtë reformë, u rritën kufizimet në abuzime në krahasim me ligjin e mëparshëm, i cili u njihte në mënyrë absurde të drejtën e kthimit për pasuritë që ishin blerë më parë nga persona të tretë për ndërtime. Pra, mori fund ky absurditet.
Një çështje tjetër, ligji u përmirësua shumë edhe për ushtrinë. Ligji i vitit 2004 ndalonte kthimin e pronave që shërbejnë për mbrojtje.
Pra, sipas kësaj, edhe klubet sportive shërbenin për mbrojtje. Kjo ndryshoi. Me ligjin e vitit 2006, në amendimin, thuhet se shërbejnë jo për mbrojtje, por shërbejnë për forcat e armatosura. Ndryshimi përcakton gjithashtu të drejtën e pronarëve për privatizimin e terreneve sportive, me kusht ruajtjen e funksionit të këtyre terreneve. Ose, nëse pronari nuk e merrte, dhënien e tyre me koncesion. Është e vërtetë se ligji parashikonte kthimin te pronari të tokave të zëna nga ushtria, pas daljes së tyre nga plani i përhapjes së forcave të armatosura.
Kjo për shkak se pas rënies së diktaturës komuniste, ushtria kishte mbetur mamuthi, pushtuesja e pronës më të madhe në Shqipëri. Nga një ushtri e marrëzisë me 350 mijë anëtarë, rezervistë dhe aktivë, ajo kishte okupuar toka dhe territore pas fermave dhe kooperativave më shumë se çdo institucion tjetër. Në kuadrin e përbaltjes time, Edi Rama dhe skapistët e tij mjeranë, ndalen gjerësisht në përdorimin e letrave me vlerë në procesin e privatizimit. Madje këtu, skapistët e pafytyrë, përdorin një fragment, në kundërshtim me Kushtetutën, i cili nuk ka asgjë tjetër, por veç thjesht, siç përdorin videot erotike për të mbuluar horllëqet e tyre, përdorin një dialog timin me Ridvan Boden dhe Genc Rulin, ku unë mbroj linjën programore të përdorimit të letrave me vlerë për blerje nga ish-pronarët, e filluar që në vitin 1994-1995 dhe e shpërndarë në miliarda lekë. Dhe me këtë, kanë menduar se do mund të ushqejnë etjen e shpifësve të paguar të qeverisë.
Meqenëse e kanë lidhur me blerjen e dhëndrit tim me pronën, informoj shqiptarët se vendimi ka dalë 1 muaj pasi dhëndri im kishte paguar lekët për 90 përqind të detyrimeve që kishte ndaj shtetit nga procesi i parablerjes së privatizimit. 10 përqind që nuk kishte paguar, ligji ia njihte që ta paguante me letra me vlerë. Letrat janë përdorur për blerje dhe parablerje nga të përndjekurit politikë dhe ish-pronarë. Dhe prapë i garantoj se ato nuk janë anuluar. Për të gjitha këto, ekzistojnë dokumente të fshehura nga shpifësit skapistë.
Berisha ‘skanon’ dosjen e SPAK: Boriçi zonjë e nderuar, e pyetën me metoda komuniste (Akuza Artan Lames)

TIRANË- Ish-kryeministri Sali Berisha, në një deklaratë që ka bërë sot për mediat, është ndaluar në dosjen e SPAK në ngarkim të tij, dhe të ish-dhëndrit Jamarbër Malltezi, ku në një pikë të se cilës analizohej dhe zgjedhja e drejtoreshës së Agjensisë Kombëtare të Kthimit dhe Kompesimit të Pronave.
Sipas Berishës, marrja në pyetje e Justina Boriçit është bërë me metoda të komunizimit nëse e njihte apo jo personin e tij. Në dosjen e SPAK, Boriçi deklaronte se ajo ishte e habitur me emërimin që i kishte bërë Berisha, ndërkohë që disa prej vartësve të saj pretendonte se ishin zgjedhur me rekomandim nga lart.
“Edi Rama dhe larot e tij skapistë ndalen me paturpësi në emërimin e një zonje të nderuar të cilën e marrin në pyetje si në një stacion të policisë sekrete nëse e njihte Sali Berishën”, u shpreh Berisha në konferencën e sotme.
Ndërkohë që Berisha në fjalën e tij sulmoi dhe ish-drejtorin e Kadastrës Artan Lame, i cili sipas ish-kryeministrit, ka vjedhur 13 mijë tituj pronash nga ky institucion. Ai u shpreh se Lame së bashku me “hajdutët e tij” ka zhdukur 13 mijë titujt me pretendimin se kishte “çrregullime”.
Berisha shtoi se Lame do japë llogari për çdo titull që ka vjedhur në regjistrin digjital të Kadastrës sepse sipas tij fatmirësisht ka një arkivë për to.
“Edi Rama dhe larot përdorën argument ndaj meje ndryshimin e institucioneve për kthimin e pronave. Në këtë rast shtoj se ishte ky model që arriti në digjitalizimin e Kadastrës. Proces të cilin pas certifikimit nga Banka Botërore, kjo e fundit e rekomandoi edhe për vende të tjera.
Në këtë Kadastër digjitale, Artan Lame dhe hajdutët e tij kanë zhdukur 13 mijë tituj pronash me pretendimin se kishte çrregullime. Artan Lame do japë llogari për çdo titull që ka vjedhur në regjistrin digjital sepse ka një arkivë fatmirësisht”, u shpreh ai.
Privatizimi i "Partizanit", Berisha: Ka nisur që në kohën e Fatos Nanos, Rama fsheh dokumentin

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha tha se procesi i privatizimit të klubit sportiv "Partizani" nga ana e dhëndrit të tij ka nisur që në kohën e kundërshtarit të tij politik, Fatos Nano. Në daljen e tij për mediat, Berisha ka marrë në duar dokumentin e SPAK, duke shtuar se është pikërisht këto dokumenta, me urdhër të kryeministrit Edi Rama po fshihen.
"Pas tre viteve hetime policeske të Edvinit dhe larove të tij skapistë, të bazuara në kallëzim të rremë, duke mos gjetur asnjë provë reale për të ngritur akuzë zyrtare penale ndaj meje dhe dhëndrit tim, përfundoi në mjerimin dhe vetëposhtërimin e tyre duke vendosur masa sigurie dhe arrestim person në hetim për dyshime, pasi kanë mashtruar në mënyrë groteske, kanë fshehur dhe manipuluar në amoralitet të plotë dhe pafytyrësi qindra dokumente,"-shtoi në fjalën e tij, kreu i PD.
PJESË NGA DEKLARATA PËR SHTYP:
Së katërti, cilido që lexon paçavuren e Edvinit dhe larove të tij skapistë, konstaton se klubi Partizani nuk ishte hequr nga Sali Berisha me asnjë vendim apo propozim të tij, nga plani i përhapjes së Forcave të Armatosura. Ai, bazuar në dokumente zyrtare të firmosura nga komandanti i përgjithshëm i Forcave të Armatosur, ky klub nuk ishte në listën e planit të hapjes së ushtrisë. Së pesti, procesi i privatizimit të klubit Partizani nuk është nisur nga Sali Berisha, por është nisur nga Fatos Nano, mirëpo Edi Rama dhe larot e tij skapistë i fshehin këto dokumente dhe këtë fakt. Së gjashti, destinacioni i klubit Partizani nuk e ka ndryshuar Sali Berisha, por Edi Rama, madje edhe dy vite përpara se të përfundonte procesi i privatizimit, për arsye se sipas një dokumenti që mban firmën e tij, ky klub kishte humbur funksionin e tij. SKAP dhe Edi Rama i fshehin këto dokumente. Së shtati, pas tre viteve hetime policeske të Edvinit dhe larove të tij skapistë, të bazuara në kallëzim të rremë, duke mos gjetur asnjë provë reale për të ngritur akuzë zyrtare penale ndaj meje dhe dhëndrit tim, përfundoi në mjerimin dhe vetëposhtërimin e tyre duke vendosur masa sigurie dhe arrestim person në hetim për dyshime, pasi kanë mashtruar në mënyrë groteske, kanë fshehur dhe manipuluar në amoralitet të plotë dhe pafytyrësi qindra dokumente.
SPAK e kërkon, Berisha del para mediave, shfleton një për një DOSJEN: S'kanë gjetur asnjë shkelje!

TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka marrë në dorë dosjen që SPAK ka përpiluar për të dhe ndaj bashkëshortit të vajzës së tij, Jamarbër Malltezi. Gjatë një konference për mediat nga seli blu, kryedemokrati Berisha tha ka lexuar dokumentin duke pretenduar se brenda tij nuk ka asnjë provë që mund ta vendosin në përgjegjësi përballë ligjit për shkeljen e tij. Sipas Berishës, nga hetimi, nuk kanë gjetur dot asnjë person që të pohojë se Berisha apo dhëndri i tij të kenë ndërhyrë në privatizimin e klubit sportiv "Partizani".
PJESË NGA FJALA E BERISHËS:
Pasi u njoha me dokumentin paçavure të Edi Ramës dhe larove të tij skapistë, deklaroj me përgjegjësi të plotë, para shqiptarëve se kemi të bëjmë me një dacibao, fletërrufe për ata që nuk e dinë se çfarë janë, që në çdo paragraf shpreh dufet dhe urrejtjet e përroit psikik të Edi Ramës, ligësinë e tij shpirtëore dhe të skapistëve që ndajnë të njëjtin moral me të. Ajo është një kosh me gënjeshtra, shpifje të ulëta, manipulime dhe trillime monstruoze, të cilat faktojnë karakterin politik dhe amoral të masave të sigurisë të vendosura ndaj Sali Berishës dhe Jamarbër Malltezit, këtij të fundit për fajin e vetëm se është dhëndri im. Në këtë rast deklaroj se cilido që lexon paçavuren dacibao të Ramës dhe skapistëve të tij, vetiu arrin në këto konkluzione. Në privatizimin e kompleksit të klubit Partizani, në zinxhirin e pafundëm të shpifjeve, pas tre vitesh të bazuar në kallëzimin e rremë politik, Edvini dhe larot e tij, nuk janë në gjendje të japin as dhe një provë, fakt apo dokument të vetëm se në procedurat e privatizimit të klubit Partizani është shkelur ndonjë ligj, normë apo praktikë ligjore e këtij vendi. Së dyti, në dacibaon e tyre, Edvini dhe larot e tij skapiste, pas tre e më shumë vitesh hetime, në qindra e qindra dokumente, nuk kanë gjetur qoftë dhe një të vetëm se toka e kthyer 64 pronarëve të pesë familjeve fisnike të Tiranës, njëri prej tyre është Abi Malltezi, nuk ka qenë trashëgimi e tyre në breza, përveç pishinës, e cil ka qenë pjesë e klubit të Partizanit dhe ka qenë detyrim ligjor për t’u privatizuar dhe copëzat përreth të pronës, që detyron çdo pronar t’i blejë me çmim tregu. Së treti, në hetimin e tyre policesk 3-vjeçar, Edvini dhe larot e tij skapistë, në dhjetëra e dhjetëra dëshmi të ish-punonjësve publikë që kanë marrë pjesë në këtë procedurë, nuk kanë gjetur edhe pas 15 vitesh të përfundimit të saj, qoftë dhe një person të vetëm që të pohojë se kemi pasur ndërhyrjen më të vogël nga Sali Berisha apo Jamarbër Malltezi për këtë vendimmarrje. Ndjesë se harrova, në dacibaon e tyre, Edvini dhe skapistët e tij, kanë sjellë një dëshmi për Malltezin atë të një personi që thotë se më ofruan një apartament, por nuk mbaj mend se kush ma ofroi.
vijon...
“Masa për Berishën”/ Bardhi kundër SPAK: Shkeli Kushtetutën, po të kishin ardhur në Kuvend do jepja 'ok'

TIRANË- Kreu i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi ka sulmuar Strukturën e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, që vendosi masën e sigurisë "detyrim paraqitje" për kryedemoratin Sali Berisha. Në një konferencë për shtyp, Gazment Bardhi thotë se SPAK ka shkelur Kushtetutën e Shqipërisë.
"Kur ndaj një deputeti duhet të caktohet një masë sigurimi që kufizon lirinë në çfarëdo lloj forme, prokurori është i detyruar të kërkojë autorizim nga Kuvendi. Kufizimi i lirisë së lëvizjes së Sali Berishës, pa autorizim të Kuvendit, është një shkelje e rëndë kushtetuese që ngre pikëpyetje të forta mbi arsyet e nxitimit të SPAK,"-thekson Bardhi në fjalimin e tij. Ndërsa shton se nëse do të ishte kjo rruga e zgjedhur nga drejtësia, ai vetë personalisht do të votonte "pro" çdo kërkese të bërë, kjo në shenjë besimi në ligj.
"Personalisht do të votoja në favor të çdo kërkese të organeve të drejtësisë që do të vinte në Kuvend, si shenjë e besimit tim se askush nuk duhet të qëndrojë mbi ligjin apo të gëzojë një status të vecantë në raport me secilin prej votuesve tanë. Ky eshtë edhe një dallim nga Grupi Parlamentar i PS që në të shkuarën kur interesi politik ja ka dashur ka penguar Prokurorinë të veprojë. Mirëpo, nëse shkelja dhe nxitimi i SPAK për të mos respektuar procedurën e detyrueshme të kërkuar nga Kushtetuta në këtë rast ka patur si qëllim të krijojë perceptimin e rremë të zhvendosjes së betejës së opozitës nga një betejë kundër regjimit të Edi Ramës, në një “betejë” me drejtësinë, dua t'ju siguroj që ky skenarë do të dështojë!"
Ndër të tjera, Bardhi ka rreshtuar edhe herët që sipas tij, Partia Socialiste ka ndërhyrë për të penguar veprimin e drejtësisë, duke theksuar rastin e ish-zv.kryeministrit Arben Ahmetajt.
DEKLARATË E KRYETARIT TË GRUPIT PARLAMENTAR TË PARTISË DEMOKRATIKE, GAZMENT BARDHI
Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike ka mbështetur në mënyrë të pakushtëzuar prej fillimit Reformën në Drejtësi dhe punën e SPAK. Shqiptarët janë dëshmitarë të përpjekjeve dhe betejës tonë për të siguruar një sistem drejtësie të pavarur, të paanshëm dhe të pakapur nga pushteti. Kjo për faktin se jo thjesht drejtësia, por drejtësia e pa ndikur nga politika dhe influenca të papërshtatshme, është kusht themelor për luftë të vërtetë kundër korrupsionit dhe kulturës pandëshkueshmërisë. Personalisht mbështes pa asnjë rezervë barazinë e cilitdo përpara ligjit. Në një vend demokratik duhet të ketë zero imunitet për parlamentarët. Mirëpo, Kushtetuta e Shqipërisë në rastin e të zgjedhurve ka ofruar disa garanci shtesë, që duhet të sigurohen pa asnjë përjashtim. Kur ndaj një deputeti duhet të caktohet një masë sigurimi që kufizon lirinë në çfarëdo lloj forme, prokurori është i detyruar të kërkojë autorizim nga Kuvendi. Dje jam njohur me vendimin e zbardhur të Gjykatës së Posacme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar që cakton në mënyrë të njëkohshme dy masa sigurimi ndaj z. Sali Berisha. Të dyja masat e sigurimit kufizojnë lirinë e tij të lëvizjes. Kufizimi i lirisë së lëvizjes së z. Sali Berishës, pa autorizim të Kuvendit, është një shkelje e rëndë kushtetuese që ngre pikëpyetje të forta mbi arsyet e nxitimit të SPAK.
Imuniteti parlamentar është më së pari garanci ndaj deputetëve të opozitës, edhe pse opozita aktuale nuk kërkon dhe nuk pret mbrojtje, imunitet apo trajtim preferencial nga Drejtësia. Por, drejtësia që të konsiderohet e pavarur, që të trajtohet e respektohet si e pavarur, duhet të kryejë akte me forcën e ligjit, bazuar në prova e me transparencë, e pandikuar nga pushteti dhe duke respektuar procesin e rregullt ligjor. Personalisht do të votoja në favor të çdo kërkese të organeve të drejtësisë që do të vinte në Kuvend, si shenjë e besimit tim se askush nuk duhet të qëndrojë mbi ligjin apo të gëzojë një status të vecantë në raport me secilin prej votuesve tanë. Ky eshtë edhe një dallim nga Grupi Parlamentar i PS që në të shkuarën kur interesi politik ja ka dashur ka penguar Prokurorinë të veprojë. Mirëpo, nëse shkelja dhe nxitimi i SPAK për të mos respektuar procedurën e detyrueshme të kërkuar nga Kushtetuta në këtë rast ka patur si qëllim të krijojë perceptimin e rremë të zhvendosjes së betejës së opozitës nga një betejë kundër regjimit të Edi Ramës, në një “betejë” me drejtësinë, dua të sigurojë që ky skenarë do të dështojë!
Ne deputetët e opozitës nuk kemi betejë me drejtësinë. Edhe kur nuk jemi dakord me aktet apo vendimet e saj, ne nuk kemi betejë me drejtësinë. Edhe kur shohim sesi koka e inceneratorëve, Edi Rama, që ka miratuar 17 VKM brenda ditës për të favorizuar mafiozët e inceneratorëve, vijon të shëtisë i lirë nga supervila e tij në Surrel për në Kryeministri, ne nuk kemi betejë me drejtësinë. Përkundrazi, e kemi inkurajuar dhe mbështetur të bëjë detyrën. Edhe kur shohim sesi koka e inceneratorëve, Edi Rama, që ka ndryshuar tre herë ligjin e koncesioneve me propozim të Klodian Zotës për të favorizuar mafiozët e inceneratorëve, vijon të udhëtojë cdo ditë me charter si lider i një shteti të pasur, ne nuk kemi betejë me drejtësinë. Përkundrazi, e kemi inkurajuar dhe mbështetur të bëjë detyrën. Edhe kur shohim që kokat e sterilizimit, Edi Rama dhe Ilir Beqaj, në vend që të jenë në burg janë në një sallë me Presidentin francez duke nënshkruar marrëveshje në emër të shtetit shqiptarë, ne nuk kemi betejë me drejtësinë. Përkundrazi, e kemi inkurajuar dhe mbështetur të bëjë detyrën. Edhe kur shohim sesi me një ligj special favorizohet një biznesmen i përzgjedhur personalisht nga Edi Rama për të përfituar rreth 800 mijë m2 pronë publike në Portin e Durrësit dhe nuk ka asnjë veprim nga drejtësia, ne nuk kemi betejë me drejtësinë. Përkundrazi, e kemi inkurajuar dhe mbështetur të bëjë detyrën. Edhe kur shohim sesi miraton ligjin për investimet strategjike për të favorizuar mikun e tij Artan Gaci dhe bashkëshortin e ministres së tij, dhe merr edhe guxim madje për të moszbatuar një vendim të Gjykatës Kushtetutese lidhur me mandatin e deputetes Xhacka, ne nuk kemi betejë me drejtësinë. Përkundrazi, e kemi inkurajuar dhe mbështetur të bëjë detyrën. Edhe kur shohim sesi Olsi Rama, koka e laboratorit të Xibrakës, nuk është në burg por imuniteti i tij si vëllai i Kryeministrit shërben si i vetmi motiv për të promovuar prokurorin e cështjes si Prokuror i Përgjithshëm i Republikës, ne nuk kemi betejë me drejtësinë. Përkundrazi, e kemi inkurajuar dhe mbështetur të bëjë detyrën.
Edhe kur shohim sesi Arben Ahmetaj lejohet me vetëdije të arratiset nga Shqipëria vetëm pak orë përpara se kërkesa të vijë në Parlament, ne nuk kemi betejë me drejtësinë. Përkundrazi, e kemi inkurajuar dhe mbështetur të bëjë detyrën. Edhe kur shohim sesi bashkëpunëtori i të korruptuarit McGonigal na jep leksione antikorrupsioni, pasi ka favorizuar për llogari të mikut të tij një kompani ruse në koncesionin e fushës së naftës, ne nuk kemi betejë me drejtësinë. Përkundrazi, e kemi inkurajuar dhe mbështetur të bëjë detyrën. Beteja jonë e vetme është me Edi Ramën. Beteja jonë e vetme është për një Shqipëri më të mirë, me një qeveri në shërbim të qytetarëve dhe një qeveri të pakorruptuar. Beteja e cdo opozitari është me regjimin e Edi Ramës, keqqeverisjen e tij, korrupsionin e qeverisë së tij nga i cili vuajnë cdo ditë qytetarët shqiptarë. E në këtë drejtim, ndërsa e nxisim drejtesinë të veprojë fuqimisht për interesin e vendit dhe të publikut, e jo për interesat e politikës së ditës, dua të sigurojë qytetarët se beteja e opozitës së bashkuar me keqqeverisjen e Edi Ramës, ka qenë dhe do të jetë e pakompromis, me çdo kosto, me çdo mjet demokratik, derisa Shqipëria ti kthehet normalitetit dhe të meritojë statusin e vendit anëtar të NATO-s dhe vendit kandidat për në Bashkimin Europian.
SPAK, të shtunën, ka marrë të pandehur ish-kryeministrin Sali Berisha dhe bashkëshortin e vajzës së tij Jamarbër Malltezi nën dyshimin se kanë përfituar 5.4 milionë euro në formën e pagesës në shkëmbim të veprimeve qeveritare në favor të kompanive Homeplan dhe Magnet, bashkëpronari i së cilës Fatmir Bektashi u mor i pandehur për pastrim parash. Vetë, Berisha akuzohet se ka lehtësuar procesin e zhvillimit të zonës në fjalë, të njohur në gjuhën popullore si pallatet Kontakt ose zona e pallateve Libeskind, përmes akteve ligjore dhe nënligjore si dhe përmes ushtrimit të kontrolleve të presionit ndaj institucioneve të ndryshme qeveritare me qëllim përshpejtimin e procedurave. Ndaj dhe akuzohet për korrupsion pasiv, e ndaj tij është vendosur masa e sigurisë "detyrim paraqitje" dhe po ashtu ndalohet që të largohet nga Shqipëria./Zëri.ai
Çështja Berisha-Malltezi, përfaqësuesit e Ambasadës Amerikane vizitë "surprizë në SPAK

TIRANE- Dy ditë pas arrestimit në Rinas të dhëndrrit të ish-kryeministrit Sali Berisha, Jamarbër Malltezi, në ambientet e Prokurorisë së Posaçme janë paraqitur përfaqësuesë të Ambasadës Amerikane. Burime për "Zëri.ai" bëjnë me dije se përfaqësuesit e ambasadës Amerikane kanë shkuar në SPAK për të zhvilluar një takim me prokurorët, por nuk dihet nëse fokusi i takimit është çështja "Berisha-Malltezi". Seanca për komunikimin e masave të sigurisë do të zhvillohet sot në orën 13:30, kur Sali Berisha dhe Jamarbër Malltezi do të njihen me vendimin e Gjykatës së Posaçme.
Në seancë duhet të jenë të pranishëm edhe Berisha edhe Malltezi, por mbetet për tu parë vendimi i kryetarit të PD, i cili në 12:00, ka njoftuar një deklaratë për mediat.
Vizita e SHBA në SPAK vjen dy ditë pasi SPAK arrestoi në Rinas, Jamarbër Malltezin ndërsa caktoi dy masa "detyrim paraqitje" për Sali Berishën dhe Fatmir Bekteshin. Të dyve iu është ndaluar dalja jashtë vendit dhe duhet të paraqiten në mënyrë periodike pranë Policisë Gjyqësore.
SPAK akuzon Berishën se ka kryer korrupsion pasiv në bashkëpunim me Malltezin, bashkëshortin e të bijës, Argita, dhe ka ndërmarrë veprime konkrete në miratime ligjesh dhe aktesh nënligjore që Malltezi të përfitonte truallin e kompleksit sportiv Partizani.
E njëjta akuzë është edhe për Malltezin, i cili akuzohet se ka kryre korrupsion pasi duke shfytëzuar pushtetin e Berishës përfitoi nga privatizimi dhe e ndryshoi destinacionin nga kompleks sportiv në zona banimi.
Edhe Bektashi dyshohet se ka kryer korrupsion aktiv të funksionarëve të lartë shtetërorë në bashkëpunim me Malltezin, duke i dhënë atij përfitimeve të paligjshme në shuma të mëdha, me qëllimin e përbashkët për të bërë ndërtime në terrenet sportive./Zëri.ai
Arrestimi i Malltezit, Noka: Lejen ia firmosi Rama, jo Berisha

TIRANË- Në një kohë që Jamarbër Malltezi, dhëndri i ish-kryeministrit Sali Berisha ndodhet pas hekurave, nën akuzën e korrupsionit dhe pastrimit të parave, deputetë të ndryshëm të PD e kanë konsideruar sulm politik arrestimin e tij, njësoj si masën e detyrimit të paraqitjes për ish-kryeministrin.
Pas publikimit të dosjes gjatë ditës së djeshme nga SPAK, deputeti i PD Flamur Noka pretendon se lejen për ndërtimin e pallateve për Malltezin e ka dhënë Edi Rama dhe jo Sali Berisha. Noka i referohet disa dokumenteve që ka publikuar, ku shihet dhe firma e Ramës, asokohe kryetar i Bashkisë së Tiranës.
“Heqjen nga kompleks sportiv dhe kalimin ne truall te prones se Ish klubit Partizani (prone e vjeter e 5 Familjeve te medha te Tiranes)e ka dhene Edi Rama …Lejen e ndertimit Jamarber Malltezit ja ka dhene Edi Rama e jo Sali Berisha…Kete dokument prove zonja Millona eshte kujdesur ta zhduk nga dosja….Ja fotokopja e lejes Ndertimit…. Prove e jo dokerr alla Millonai…”, shkruan Noka në postimin e tij.
Zëri.ai zbardhi gjatë ditës së djeshme dosjen e SPAK, ku thuhej se Berisha kishte urdhëruar vartësit dhe kishte ndryshuar ligjet në mënyrë që të favorizonte dhëndrin e tij, për marrjen e ish-pronës. Në dosje përmendeshin dhe një sërë ministrash që kanë shërbyer në qeverinë Berisha, të cilët kanë pasur rol në privatizim përmes firmave të tyre. Dy prej ish-ministrave Genc Ruli, dhe Fatmir Mediu, kishin deklaruar në SPAK se nuk ishin në dijeni se në mesin e ish-pronarëve përfitues ishte dhe Malltezi.
“Ish-Partizani”/ Malltezi dhe Berisha sot në Gjykatë, Bardhi paralajmëron konferencë, Basha thumb në ‘FB’

TIRANË- Do të jetë një ditë e ngjeshur kjo e sotmja me zhvillimet që pasojnë aksionin e SPAK, që çoi në pranga për akuzën e korrupsionit dhe pastrimit të pastrimit të parave Jamarbër Malltezin, dhëndrin e ish-kryeministrit Sali Berisha, ndaj të cilit po ashtu u dha masa e detyrimit për paraqitje. Në mesditë, rreth orës 13:30 në ambientet e GJKKO pritet që të mbahet seanca për masën e sigurisë për Jamarbër Malltezin, Sali Berishës dhe Fatmir Bektashin.
Berisha nuk Ka konfirmuar deri tani prezencën e tij në Gjykatë, edhe pse në dy raste oficerët i shkuan njëherë në selinë e PD dhe më pas në banesë për ta njoftuar në lidhje me seancën. Prokuroria pritet që të kërkojë të njëjtat masa për personat e përfshirë në dosje, Malltezin arrest me burg, dhe për Berishën e Bektashin detyrim paraqitje, dhe ndalim për të dalë jashtë vendit, për shkak të moshës së tyre.
Nga ana tjetër pas dy ditësh në heshtje të plotë, sot pritet që të ketë një qëndrim mbi dosjen “ish-Partizani” dhe nga kreu i grupit parlamentar në PD Gazment Bardhi. Kur u duk se marrëdhënia e tij me Berishën ishte vënë në vijë, me një dakordësi me bazë të gjerë të deputetëve të PD, që nisën dhe një aksion qëndrese, Bardhi dhe njëherë tjetër do të duhet të shprehë qëndrimin e tij nëse është me Berishës, apo me drejtësinë, pas së cilës qëndron edhe SHBA. Kjo është hera e parë që një deputeti i vihet një masë sigurie pa marrë mendimin e parlamentit, dhe sipas Berishës kjo është bërë në shkelje të Kushtetutës, mbetet për t’u parë nëse Bardhi do të ketë të njëjtin qëndrim me të.
Lulzim Basha nga ana e tij, edhe pse nuk ka folur direkt për çështjen që implikohet familja Berisha, ku dhe vetë ai ka hedhur firmë për lejimin e 17 kullave, në kohën kur ka qenë në krye të Bashkisë së Tiranës, dha një mesazh në rrjetet sociale, ku tha se korrupsionit duhet t’i jepet fund, dhe se personat përgjegjës duhet të dalin përpara drejtësisë.
Zëri.ai zbardhi gjatë ditës së djeshme dosjen e SPAK, ku thuhej se Berisha kishte urdhëruar vartësit dhe kishte ndryshuar ligjet në mënyrë që të favorizonte dhëndrin e tij, për marrjen e ish-pronës. Në dosje përmendeshin dhe një sërë ministrash që kanë shërbyer në qeverinë Berisha, të cilët kanë pasur rol në privatizim përmes firmave të tyre. Dy prej ish-ministrave Genc Ruli, dhe Fatmir Mediu, kishin deklaruar në SPAK se nuk ishin në dijeni se në mesin e ish-pronarëve përfitues ishte dhe Malltezi.
Ky i fundit së bashku me trashëgimtarët e tjerë nisën nga puna për të marrë ish-pronën e tyre, vetëm një muaj pas ardhjes në pushtet të qeverisë Berisha në vitin 2005, privatizim i cili do të përfundonte rreth 2 vite më vonë. Fillimisht trualli në fjalë u hoq nga lista e pronave të mbrojtura në varësi të Ministrisë së Mbrojtjes, dhe më pas iu ndryshua destinacioni, nga kompleks sportive, në zonë banimi. Sipas SPAK fitimi që ka marrë Malltezi nga shitjet në këtë pronë kapin shifrën e më shumë se 5 milionë eurove./Zëri.ai