
TIRANË- Më shumë se 5 milionë euro është përfitimi që ka marrë Jamarbër Malltezi nga privatizimi i ish-kompleksit Partizani.
Sipas SPAK ai ka përfituar në mënyrë të drejtpërdrejtë nga privatizimi në shumën e mbi 5 milionë eurove.
“Të gjitha përfitimet monetare, që ka marrë shtetasi Malltezi në cilësinë e investitorit nga shoqëria “Homeplan” sh.p.k., pa investuar tek kjo e fundit, përfitime të marra para se të deklarohej si bashkëshortak në këtë shoqëri, fitimet e akumuluara ndër vite të kësaj shoqërie si dhe ato të shpërndara në vijim, pas vitit 2018, të llogaritura në total në shumën 672 976 832 lek ose 5 420 345 euro”, thuhet në njoftimin e SPAK.
Për këtë SPAK ka sekuestruar dhe pasurinë e Malltezit, e cila përfshin: 16 (gjashtëmbëdhjetë) pasuri të paluajtshme në pronësi të tij, 6 (gjashtë) llogari bankare (në euro, dollarë dhe lek) po në emër të Malltezit, si dhe kuotat e kapitalit themeltar në pronësi të rij në shoqëritë “Homeplan” shpk (45% e kuotave), “Magnet IMO” shpk (100% e kuotave) dhe “Magnet Gym&Fit (60% e kuotave).
/Zëri.ai