LIVE UPDATES

Afera me 'Partizanin'/ SPAK arreston VIP-in, Jamarbër Malltezi. Berisha me masë sigurie

➤ Jamarbër Malltezi, dhëndrri i ish-kryeministrit Sali Berisha u arrestua këtë mbrëmje në aeroportin ‘Nënë Tereza’. Ai u prangos teksa priste bashkëshorten e tij, Argita Berisha, e cila po kthehej nga Mynihu, ku dhe po kurohet vajza e tyre. Zëri.ai siguroi dhe momentin e arrestimit, ku shihet se Malltezi mban dhe kapelen në kokë. ➤Urdhëri për arrestimin e Malltezit mban firmën e prokurorit të SPAK, Arben Kraja dhe prokurores Enkeleda Millonai ndërsa është firmosur nga gjyqtarja Irena Gjoka. ➤Me furgonat e Policisë sëShtetit, Mallltezi është sjellë në Tiranë, në Drejtorinë e Policisë ku do të mbahet deri ditën e hënë, që do të njihet me masën e sigurisë. ➤Në pranga është vënë edhe Fatmir Bektashi, ortak i Malltezit në ndërtimin e kullave tek toka e ish-kompleksit Partizani. ➤Nga ana tjetër, GJKKO ka vendosur sekuestro të disa pasurive të Jamarbër Malltezit, ndërsa ndaj kryedemokratit Sali Berisha është vendosur masa e sigurisë ‘detyrim paraqitjeje’. Ish-kryeministrit i është ndaluar gjithashtu dalja jashtë Shqipërisë. ➤Jamarbër Malltezi akuzohet për korrupsion pasiv dhe pastrim parash në bashkëpunim me Fatmir Bektashin, ndërsa Berisha për Korrupsion pasiv kryer në bashkëpunim, neni 260 dhe 25 i K.Penal. ➤ Vetë Berisha e konsideroi një sulm politik dhe tha se do ta vijojë betejën e tij. Në një konferencë për mediat, kreu i PD-së tha se privatizimi i Partizanit ka nisur nga Fatos Nano dhe është firmosur nga Edi Rama, kur ky i fundit ka qenë në krye të Bashkisë Tiranë. ➤ Berisha u shpreh se prokurorja Millonai ka sekuestruar kompjuterat e kompanisë që mbante kontabilitetin e Jamarbër Malltezit dhe se ka mashtruar në gjykatë duke deklaruar se kthimi i pronave ka filluar në vitin 2006. ➤ Sipas Berishës, ajo është përpjekur të krijojë konfuzion dhe gënjeshtra me nënkuptim për sipërfaqen e privatizimit. Për këtë arsye, ai shtoi se Malltezi po përgatiste padinë e dytë kundër Millonait, por që tashmë iu vunë prangat. ➤ Në mbarim të konferencës, në zyrën e Berishës mbërritën përfaqësues të Policisë së Shtetit dhe kërkuan që Berisha tu dorëzojë pasaportën. Edhe këtë, kreu i PD-së e konsideroi një lojë të kryeministrit Edi Rama. ➤ Kryedemokrati i mbylli deklaratat duke thënë se nuk i trembet asgjëje dhe paralajmëroi se do të fliste për përfshirjen e gruas së kreut të qeverisë në aksionet e SPAK. Prokurorisë së Posaçme i bëri thirrje të nisë hetimin për vilën e Ramës, duke shtuar se mund tu dorëzojë edhe dokumente.

27 artikuj për këtë temë.
1 VITE ME PARE

Oficerët e Krimit Ekonomik në selinë blu, Berisha: S'i takova! I ka sjellë Edi Rama

Afera me 'Partizanin'/ SPAK arreston VIP-in, Jamarbër Malltezi.
Sali Berisha

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha tha se nuk i ka takuar personalisht 2 oficerët e Krimit Ekonomik që shkuan sot në ambientet e selisë blu. Teksa largohej për në banesën e tij, Berisha ndaloi për të mbajtur një fjalë para mediave duke u shprehur se e gjitha është një lëvizje e kryeministrit Edi Rama kundër tij. Po ashtu, nuk e kursey as ironinë.

"Nuk i takova. Jo nuk pata asnjë takim personal. Do respektoj Kushtetutën. Kushtetuta prevalon. Ky ishte turpi i Edi Ramës. Unë nuk i takova fare, por nuk pranoj shkelmimin e Kushtetutës se do Edi Rama. Po ti pranoja në takim do i thosha që çojani Edi Ramës ta zjejë çaj. Ajo që ndodhi të enjten nuk ka kthim dhe nuk ka lidhje,"-tha para mediave Berisha.

Jamarbër Malltezi u vu sot në pranga, ndërsa ndaj ish-kryeministrit Berisha është caktuar masa 'detyrim paraqitje' dhe ndalimi i daljes nga Shqipëria. Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar e hetoi Malltezin për pastrim parash, pas kallëzimit të bërë nga Taulant Balla, aktualisht ministri i Brendshëm. Balla, asokohe kreu i grupit parlamentar të PS, kallëzoi për shpërdorim detyre ish-kryeministrin Berisha, dhëndrin e tij Jamarbër Malltezi dhe ish-ministri Arben Imami. Ata akuzohen në lidhje me privatizimin e rreth 10.000 m2 të ish-kompleksit sportiv “Partizani”, në qendër të Tiranës, truall i cili para vitit 2008 ishte në pronësi të Ministrisë së Mbrojtjes. Mesa duket SPAK ka gjetur shkelje ligjore ndaj edhe ka "prerë" fletë-arrestin./Zëri.ai

1 VITE ME PARE

Dosja 'Partizani'/ SPAK: Malltezi ka përfituar 3-5% të pasurisë së 5 familjeve

Afera me 'Partizanin'/ SPAK arreston VIP-in, Jamarbër Malltezi.
Sali Berisha dhe Jamarbër Malltezi

TIRANË- Zbardhet një pjesë nga dosja e Strukturës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar për privatizimin e ish-kompleksit “Partizani”, për të cilin është vendosur në pranga dhëndri i ish-kryeministrit Sali Berisha, Jamarbër Malltezi. Gazetarja Anila Hoxha shkruan se sipas SPAK, në kohën kur Berisha ishte kryeministër ka nxjerrë një sërë aktesh ligjore e nënligjore në funksion të kthimit të pronave dhe privatizimit të klubit Partizani.

E gjitha në favor të 5 familjeve e pronarëve ku përfitues i drejtpërdrejtë ishte dhëndri i tij.

"Dyshohet se Jamarbër Malltezi ka përfituar 3-5% të pasurisë se paluajtshme të 5 familjeve që ai ka përfaqësuar me prokurë dhe vetë ishte përfaqësues në këmbim të privatizimit, ku ka ndërtuar 17 kulla,"-shkruan gazetarja.

Jamarbër Malltezi u vu sot në pranga, ndërsa ndaj ish-kryeministrit Berisha është caktuar masa 'detyrim paraqitje' dhe ndalimi i daljes nga Shqipëria. Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar e hetoi Malltezin për pastrim parash, pas kallëzimit të bërë nga Taulant Balla, aktualisht ministri i Brendshëm. Balla, asokohe kreu i grupit parlamentar të PS, kallëzoi për shpërdorim detyre ish-kryeministrin Berisha, dhëndrin e tij Jamarbër Malltezi dhe ish-ministri Arben Imami. Ata akuzohen në lidhje me privatizimin e rreth 10.000 m2 të ish-kompleksit sportiv “Partizani”, në qendër të Tiranës, truall i cili para vitit 2008 ishte në pronësi të Ministrisë së Mbrojtjes. Mesa duket SPAK ka gjetur shkelje ligjore ndaj edhe ka "prerë" fletë-arrestin./Zëri.ai

1 VITE ME PARE

Bylykbashi: Masa e sigurisë ndaj Berishës, shkelje e Kushtetutës

Afera me 'Partizanin'/ SPAK arreston VIP-in, Jamarbër Malltezi.
Oerd Bylykbashi

TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi ka dhënë një deklaratë për mediat jashtë nga selia blu. Në fjalën e tij për mediat, Bylykbashi tha se SPAK po shkel Kushtetutën, duke i kufizuar lirinë Sali Berishës pa marrë më parë një autorizim nga Kuvendi i Shqipërisë. E po ashtu, ka theksuar se kryedemokrati Sali Berisha nuk ka firmosur asnjë akt që kanë dërguar në zyrën e tij oficerët e Policisë së Shtetit. 

“Pas akteve qartazi me një sfond politik nga një instrument gjoja i drejtësisë së re, i ngritur dhe i akuzuar që në fillimet kur është ndërtuar se po ndërtohet për t’u kapur dhe përdorur politikisht, pas asaj, në shkelje flagrante të Kushtetutës, SPAK dërgon Policinë e Shtetit, e cila në fakt është organ i zbatimit të ligjit dhe jo i urdhrave politikë të Edi Ramës, dërgon Policinë e Shtetit duke kërkuar ekzekutimin e një mase që kufizon lirinë e një deputeti të republikës, zotit Sali Berisha, deputet i Parlamentit të Shqipërisë, kryetar i PD.

Kufizon lirinë e tij në kundërshtim me Kushtetutën. Tashmë është praktikë e konsoliduar e parlamentit të Shqipërisë se prokuroria duhet të kërkojë leje nga Kuvendi, i cili duhet të japë autorizimin jo vetëm për arrestin, por dhe çdo lloj mase tjetër kufizimi të lirisë të çdo shtetasi shqiptar, që është deputet. Neni 38 i Kushtetutës përcakton lirinë absolute, të cënueshme vetëm nëpërmjet një vendimi gjykate, të shtetasve shqiptare, të lëvizin të lirë në çdo pjesë të territorit të Shqipërisë.

Urdhri për detyrim paraqitje të deputetit Sali Berisha kufizon pikërisht këtë liri Kushtetuese. Po ashtu me kërkesën e SPAK dhe vendim të gjykatës, në shkelje të Kushtetutës, përsëri kufizohet një e drejtë tjetër Kushtetuese. Përsëri në nenin 28, është e drejta e çdo shtetasi që lirisht të dalë nga territori i Shqipërisë. Sigurisht nëse do kishim një vendim gjykate për një shtetas të zakonshëm, kjo do ishte e mjaftueshme, por nenin 73 i Kushtetutës, detyron që në rast të arrestit apo të çdo lloj kufizimi në çdo formë të lirisë së një deputeti, duhet të kërkohet paraprakisht miratimi i parlamentit,”-tha në fjalën e tij Bylykbashi.

Jamarbër Malltezi u vu sot në pranga, ndërsa ndaj ish-kryeministrit Berisha është caktuar masa 'detyrim paraqitje' dhe ndalimi i daljes nga Shqipëria. Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar e hetoi Malltezin për pastrim parash, pas kallëzimit të bërë nga Taulant Balla, aktualisht ministri i Brendshëm. Balla, asokohe kreu i grupit parlamentar të PS, kallëzoi për shpërdorim detyre ish-kryeministrin Berisha, dhëndrin e tij Jamarbër Malltezi dhe ish-ministri Arben Imami. Ata akuzohen në lidhje me privatizimin e rreth 10.000 m2 të ish-kompleksit sportiv “Partizani”, në qendër të Tiranës, truall i cili para vitit 2008 ishte në pronësi të Ministrisë së Mbrojtjes. Mesa duket SPAK ka gjetur shkelje ligjore ndaj edhe ka "prerë" fletë-arrestin./Zëri.ai

1 VITE ME PARE

SPAK 'tund prangat' në familjen Berisha, Armina poston pamje nga përkujdesja për trupin

Afera me 'Partizanin'/ SPAK arreston VIP-in, Jamarbër Malltezi.
Armina Mevlani, Shkëlzen dhe Sali Berisha

TIRANË- Dy përfaqësues të policisë së shtetit kanë hyrë në ambientet e selisë së Partisë Demokratike, aty ku ndodhet ish-kryeministri Sali Berisha. Ndërkohë që dhëndri i tij, Jamarbër Malltezi është vendosur në pranga, duket se lajmi nuk ka mbërritur ende tek 'reja' e tij, Armina Mevlani.

Afera me 'Partizanin'/ SPAK arreston VIP-in, Jamarbër Malltezi.
Postimi i Armina Mevlanit

Bashkëshortja e djalit të ish-kryeministrit, Shkëlzen Berisha vijon me reklamat në rrjetet e saj sociale. Konkretisht në një qendër bukurie. Postimi është bërë në të njëjtën kohë kur nga Stuktura e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar doli lajmi për arrestimine e Malltezit.

Ky i fundit është vendosur në pranga për çështjen e privatizimit të kompleksit “Partizani”, por për Sali Berishën,Gjyjata e Posaçme kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit ka caktuar masën e sigurisë “Detyrim paraqitje” për Sali Berishën.

Klubi sportiv “Partizani” ishte kompleksi më i rëndësishëm sportiv në pronësi të Ministrisë së Mbrojtjes por kaloi në "duart" e dhëndrit Jamarbër Malltezi. Ky i fundit si trashëgimtar i 140 m2 tokë, arriti të merrte 35 % të sipërfaqes falë një marrëveshje suksesi me trashëgimtarët e tjerë. Si përfundim, qendra më të madhe sportive, me përmasa 26.000 metra katrorë, u pagua vetëm 14.000 euro. Nga maxhoranca, e cila ka dërguar dosjen në SPAK, pretendohet se për kalimin e pronësisë janë implikuar ish-ministra të Mbrojtjes, Fatmir Mediu, Gazmend Oketa dhe Arben Imami, ish-ministri i Financave, Ridvan Bode, ish-ministri i Ekonomisë, Genc Ruli, ish-presidenti Bamir Topi, ish-sekretari i Përgjithshëm i Këshillit të Ministrave Gjergji Lezha, ish-drejtori i Anti-korrupsionit në Kryeministri Oerd Bylykbashi, ish-inspektori i Anti-korrupsionit Ilir Kadiu. Por nuk dihet nëse SPAK ka ndonjë vendim për ta./Zëri.ai 

1 VITE ME PARE

Non-grata dhe përballë drejtësisë, Berisha: Unë jam bashkë me PD, e luftoj me gjithçka

Afera me 'Partizanin'/ SPAK arreston VIP-in, Jamarbër Malltezi.
Sali Berisha

TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha ka deklaruar se për betejën përballë drejtësisë, nisur nga arrestimi i dhëndrrit të tij, Jamarbër Malltezi, nuk do të ndahet nga Partia Demokratike, siç bëri me shpalljen non-grata. Në konferencë me gazetarët,aiu pyet nëse do ta ndjekë i vetëm këtë betejë njësoj si me Departamentin Amerikan të Shtetit, por e mohoi këtë gjë. Ai tha se gjendet përballë një diktature dhe se do luftojë me gjithçka. 

Pjesë nga biseda: 

Pyetje: Z. Berisha tani përveç se një betejë politike, keni një betejë edhe me drejtësinë. Këtë betejë me drejtësinë do ta vazhdoni vetëm apo me PD-në?

Sali Berisha: Kjo është një diktaturë. Diktatura luftohet nga të gjithë ata që nuk pranojnë diktaturën. Dhe në këtë rast, siç kam thënë, nëse ka një njeri në botë që mund të faktojë qoftë edhe një shkelje të vetme, çfarë thonë ata në akuzë, unë tërheq çdo gjë. Por në mënyrë absolute kurrë, një veprim të tillë politik, antidemokratik të Edi Ramës, unë nuk e pranoj. Unë i kam dhënë këto prova, nuk mundem unë. Jam ky, nuk bëhem ndryshe.

Jamarbër Malltezi u vu sot në pranga, ndërsa ndaj ish-kryeministrit Berisha është caktuar masa 'detyrim paraqitje' dhe ndalimi i daljes nga Shqipëria. Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar e hetoi Malltezin për pastrim parash, pas kallëzimit të bërë nga Taulant Balla, aktualisht ministri i Brendshëm. Balla, asokohe kreu i grupit parlamentar të PS, kallëzoi për shpërdorim detyre ish-kryeministrin Berisha, dhëndrin e tij Jamarbër Malltezi dhe ish-ministri Arben Imami. Ata akuzohen në lidhje me privatizimin e rreth 10.000 m2 të ish-kompleksit sportiv “Partizani”, në qendër të Tiranës, truall i cili para vitit 2008 ishte në pronësi të Ministrisë së Mbrojtjes. Mesa duket SPAK ka gjetur shkelje ligjore ndaj edhe ka "prerë" fletë-arrestin./Zëri.ai

1 VITE ME PARE

FOTOT/ Policia futet në zyrën e Berishës, kërkon t'i marrë pasaportën

Afera me 'Partizanin'/ SPAK arreston VIP-in, Jamarbër Malltezi.
Agjentët dhe kryedemokrati Sali Berisha

TIRANË- Përfaqësues të Policisë së Shtetit kanë mbërritur në selinë blu. Zëri.ai mëson se blutë janë ngjitur në katin e dytë dhe janë futur në zyrën e kryedemokratit Berisha. Gent Ndoji, nga sektori i krimit ekonomik është paraqitur bashkë me një kolegun e tij dhe kanë kërkuar që Berisha tu dorëzojë pasaportën. 

Afera me 'Partizanin'/ SPAK arreston VIP-in, Jamarbër Malltezi.
Agjentët

Gjithashtu, ata i kanë komunikuar masën  e sigurisë Berishës, i cili është lënë në ‘detyrim paraqitje’ nga Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO).

Afera me 'Partizanin'/ SPAK arreston VIP-in, Jamarbër Malltezi.
Policia në selinë blu

Nga ana tjetër, dhëndrri i Berishës, Jamaërbër Malltezi është vënë në pranga. Ai akuzohet për korrupsion pasiv dhe pastrim parash në lidhje me aferën e kompleksit Partizani.

1 VITE ME PARE

ME FOTO- Del momenti i arrestimit të Jamarbër Malltezit

Afera me 'Partizanin'/ SPAK arreston VIP-in, Jamarbër Malltezi.
Jamarbër Malltezi

TIRANË- Del fotoja nga momenti i arrestimit të dhëndrit të ish-kryeministrit Sali Berisha, Jamarbër Malltezi. Ai u arrestua në Rinas teksa kishte dalë të priste gruan e tij Argita Malltezi që vinte nga Gjermania. Tre oficerë të Policisë së Shtetit, të veshur si civilë, i kanë vendosur prangat Malltezit. Ky i fundit, siç duket edhe në foto, mban në kokë kapelen e tij.

Afera me 'Partizanin'/ SPAK arreston VIP-in, Jamarbër Malltezi.
Jamarbër Malltezi

Malltezi është vendosur në pranga për çështjen e privatizimit të kompleksit “Partizani”, por për Sali Berishën, Gjykata e Posaçme kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit ka caktuar masën e sigurisë “Detyrim paraqitje” për Sali Berishën./Zëri.ai

1 VITE ME PARE

E FORTË- Berisha: Linda Rama "gjah shtrigash" me Arben Ahmetajn

Afera me 'Partizanin'/ SPAK arreston VIP-in, Jamarbër Malltezi.
Arben Ahmetaj, Sali Berisha dhe Linda Rama

TIRANË- Ish-kryeministri Sali Berisha ka bërë një deklaratë të fortë! Sipas tij, është bashkëshortja e kryeministrit Edi Rama, Linda, personi që fshihet pas aksionit të Strukturës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.

Në fjalën e tij, Berisha tha se nuk e ka mbrojtur ish-zv.kryeministrin Ahmetaj, por shtoi se nuk mund të pranonte që të ishte "pre" e një gjuetie shtrigash. Por nuk e çoi deri në fund denoncimin e tij, por paralajmëroi se do të ketë kohë të mjaftueshme për të folur edhe për to. 

"Edhe dje një kolegu juaj më thoshte se duket sikur po e mbron Arben Ahmetajn. Jo, absolutisht. Po të merrni deklaratat e mia, pakkush mund të ketë më shumë deklarata se unë. Por nuk pranoj kurrë unë, që Linda Rama të bëjë gjah shtrigash. Atë nuk e pranoj unë. Sepse ato faturat e hoteleve, atij gjobëvënësit, Doçit, ia ka dorëzuar Linda Rama. Këtë nuk mund të pranoj unë. Morali im nuk i pranon këto. Për të mos thënë ca gjëra të tjera. Do ketë kohë për to...,"-tha Berisha./Zëri.ai

1 VITE ME PARE

Berisha: Kanë fikur dritat në qytete të tëra që të mos ndjekin konferencën time

Afera me 'Partizanin'/ SPAK arreston VIP-in, Jamarbër Malltezi.
Sali Berisha

TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha gjatë konferencës së tij të jashtëzakonshme për mediat ka bërë një denoncim. Sipas tij, për të ndaluar qytetarët që ta ndjekin konferencën e tij për mediat, Berisha tha se maxhoranca ka fitur dritat në qytete të tëra që të mos ndjekin konferencën e tij për mediat.

"Nuk ka këtu asnjë çështje personale. Pas kësaj çështje fshihet vetëm Edi Rama sepse Arben Ahmetajn e ka arrestuar Linda Rama. Ju nuk keni të drejtë të mos rikujtoni ato që u kam thënë këtu. Edhe dje një kolegu juaj më thoshte se duket sikur po e mbron Arben Ahmetajn. Jo, absolutisht. Po të merrni deklaratat e mia, pakkush mund të ketë më shumë deklarata se unë. Por nuk pranoj kurrë unë, që Linda Rama të bëjë gjah shtrigash. Atë nuk e pranoj unë. Sepse ato faturat e hoteleve, atij gjobëvënësit, Doçit, ia ka dorëzuar Linda Rama. Këtë nuk mund të pranoj unë. Morali im nuk i pranon këto. Për të mos thënë ca gjëra të tjera. Do ketë kohë për to... Kanë fikur dritat në qytete të tëra që të mos ndjekin konferencën time të shtypit. Frikacakë! Urdhëro çfarë tmerri kanë. Akt i shëmtuar, e dënoj. Terri është kriteri i tyre,"-tha Berisha./Zëri.ai

1 VITE ME PARE

Berisha: SPAK të hetojë vilën e Ramës, ia jap unë dokumentet

Afera me 'Partizanin'/ SPAK arreston VIP-in, Jamarbër Malltezi.
Sali Berisha

TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha ka kërkuar që Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar të hetojë vilën e kryeministrit Edi Rama. Në një konferencë për shtyp, pa arrestimit të dhëndrrit të tij, Jamarbër Malltezi, Berisha tha se ai i ka dokumentet që vërtetojnë gjithçka mbi vilën e kreut të qeverisë. Sipas Berishës, kur Edi Rama ka ndërtuar vilën, ka pasur të dëshmuara në ILDKP, gjithsej 3800 euro dhe 400 mijë lekë. 

Pjesë nga deklarata e Berishës:

Ju e keni dëgjuar SPAK-un që thotë se do hetojë pasuritë. Një tallje, një cinizëm.
Po shko e heto pak vilën e Edi Ramës. Të jap unë dokumentet. Kur Edi Rama ka ndërtuar vilën, ka pasur të dëshmuara në ILDKP, gjithsej 3800 euro dhe 400 mijë lekë. Në një kohë kur vetëm pigmenti special i betonit të tij, kushton të paktën 100 mijë euro. Pigmenti i betonit. Për të mos thënë staliti sipër, etj. Pa lëre pastaj historia e tokës. Është po kaq kriminale. E deklaruar toka me 2.5 dollarë dhuratë nga Linda. Në një kohë kur toka aty, me dokumente autentike, kushtonte minimumi 25 dollarë. Mbi të gjitha ajo tokë është grabitur në kundërhstim me ligjet. Dhe dosja është e gatshme. Nëse SKAP-i i partisë, për të mos hetuar procedurat, se të gjitha procedurat të çojnë te Edi Rama... pse nuk heton procedurat? Sepse çdo procedurë të çon te Edi Rama. Heto procedurën e djegësave, Edi Rama dhe Engjëll Agaçi. Jashtë tyre nuk bëhet asgjë. Heto procedurën e check-upit. Avokat kryesor është Edi Rama. Investitor më kryesor aty me mbështetje është Edi Rama. Pra, kur e bëri këtë Edi Rama? Kur e pa se ajo nisi pardje, është pa kthim. Pse i rrëzoi Edi Rama 6 komisione, duke shkelmuar Kushtetutën? Se të gjitha shkonin te Edi Rama. Ai është person i padenjë kurrë për qeverisje, është person i denjë për të dhënë llogari para shqiptarëve për të gjitha këto afera.

Ndaj ish-kryeministrit Berisha është caktuar masa 'detyrim paraqitje' dhe ndalimi i daljes nga Shqipëria. Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar e hetoi Malltezin për pastrim parash, pas kallëzimit të bërë nga Taulant Balla, aktualisht ministri i Brendshëm. Balla, asokohe kreu i grupit parlamentar të PS, kallëzoi për shpërdorim detyre ish-kryeministrin Berisha, dhëndrin e tij Jamarbër Malltezi dhe ish-ministri Arben Imami. Ata akuzohen në lidhje me privatizimin e rreth 10.000 m2 të ish-kompleksit sportiv “Partizani”, në qendër të Tiranës, truall i cili para vitit 2008 ishte në pronësi të Ministrisë së Mbrojtjes. Mesa duket SPAK ka gjetur shkelje ligjore ndaj edhe ka "prerë" fletë-arrestin./Zëri.ai

1 VITE ME PARE

Berisha: Malltezi po përgatiste padinë e dytë kundër prokurores Mellonai! Ajo mbron sivëllain Taulant Ballën

Afera me 'Partizanin'/ SPAK arreston VIP-in, Jamarbër Malltezi.
Sali Berisha

TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha ka deklaruar se prokurorja e SPAK, Enkeleda Millonai ka sekuestruar kompjuterat e kompanisë që mbante kontabilitetin e Jamarbër Malltezit dhe ka shkuar në gjykatë duke mashtruar gjykatën. Në një konferencë për mediat, pas arrestimit të Jamarbër Malltezit, Berisha tha se Millonai ka mashtruar dhe ka deklaruar se kthimi i pronave ka filluar në vitin 2006. Sipas Berishës, ajo është përpjekur të krijojë konfuzion dhe gënjeshtra me nënkuptim për sipërfaqen e privatizimit. Për këtë arsye,aishtoi se Malltezi po përgatiste padinë e dytëkundër Millonait. 

Pjesë nga deklarata: 

Muaj më parë, prokurorja e SKAP-it, simotra biologjike e Taulant Bego Jaris, ka sekuestruar kompjuterat e kompanisë që mbante kontabilitetin e Jamarbër Malltezit dhe ka shkuar në gjykatë duke mashtruar gjykatën: ajo ka deklaruar se kthimi i pronave ka filluar në vitin 2006, në një kohë kur ky është një proces i njohjes, madje i kthimit nga viti 1994-1995. Ajo është përpjekur të krijojë konfuzion dhe gënjeshtra me nënkuptim për sipërfaqen e privatizimit. Shtoj këtu se çdo centimetër dhe metër katror e sipërfaqes së privatizuar, është e firmosur nga 7 firma të bashkisë së Edi Ramës. Ajo në gjykatë ka spekuluar në mënyrë të paturpshme me çështjen e ortakërisë së Jamarbër Malltezit me bashkëinvestitorë. Ortakëri e cila në asnjë rast nuk përbën vepër penale dhe nuk ka asnjë lidhje me SPAK-un e partisë. Për njëfarë periudhë, bashkëinvestitorët kanë rregulluar marrëdhëniet e tyre me kontratë të noterizuar, në përputhje të plotë me kuadrin ligjor. Çdo transaksion është bërë vetëm në rrugë bankare, duke depozituar pranë institucioneve, kontratën e noterizuar. Ndryshe nga sa gënjen përfaqësuesja e Taulant Ballës, çdo transaksion është deklaruar pranë tatimeve, bankës dhe institucionit të larjes së parave. Me fillimin e tërheqjes së dividentit, në përputhje me kontratën, Jamarbër Malltezi, nga kontrata kanë kaluar në shoqëri me përgjegjësi të kufizuar. Ndërsa marrëdhënia me kontratë është përgjegjësi e pakufizuar, e plotë dhe totale. Kurse në shoqëri, përgjegjësia është e kufizuar. Në shoqërinë me përgjegjësi të kufizuar, kanë kaluar sipas kuotave të përcaktuara në kontratë. Pra, për të justifikuar sekuestron e kompjuterëve të kompanisë, prokurorja Mellonai, ka gënjyer në mënyrë të paskrupullt. Jamarbër Malltezi ka reaguar, së pari ka paditut në SKAP, Taulant Ballën për kallëzim të rremë, pasi siç e dini ai doli para shqiptarëve dhe paraqiti një dekret të Jakomonit dhe tha se ja ku janë 6 familjet e terrenit Partizani që janë shpërblyer nga regjimi i pushtimit italian. E vërteta është që ato familje të atij dekreti, nuk ishin asnjëra nga ato që kishin pronat e klubit Partizani. Ishin të gjitha pronare të pronave që ishin të paktën 1 kilometër larg klubit Partizani. Jamarbër Malltezi po përgatiste padinë e dytë kundër Mellonait, për dy arsye. E para, kjo zonjë, dhe unë e kam denoncuar, në mënyrën më banditeske, dosjen e padisë që ka ngritur Jamarbër Malltezi ndaj Taulant Ballës për shpifje. Dhe pas vlerësimit të Gjykatës së Lartë, ky dosjen do e dërgonte në Gjykatën Kushtetuese, pasi rregulli për t’iu drejtuar Strasburgut, kërkon që të ezaurohen të gjitha gjykatat e vendit. Millonai, për të shpëtuar sivëllain e vet biologjik, merr dosjen dhe nuk ia jep dosjen prej tre vitesh, duke i mohuar qytetarit të drejtën themelore për proces gjyqësor të rregullt. Më duhet, thotë. Po po t’u desh, mbaj origjinalin, jep dosjen e njësuar. Nuk e jepte, do mbronte me çdo kusht Taulant Ballën. Ky proces do vazhdojë, sigurisht.

Ndaj ish-kryeministrit Berisha është caktuar masa 'detyrim paraqitje' dhe ndalimi i daljes nga Shqipëria. Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar e hetoi Malltezin për pastrim parash, pas kallëzimit të bërë nga Taulant Balla, aktualisht ministri i Brendshëm.

Balla, asokohe kreu i grupit parlamentar të PS, kallëzoi për shpërdorim detyre ish-kryeministrin Berisha, dhëndrin e tij Jamarbër Malltezi dhe ish-ministri Arben Imami. Ata akuzohen në lidhje me privatizimin e rreth 10.000 m2 të ish-kompleksit sportiv “Partizani”, në qendër të Tiranës, truall i cili para vitit 2008 ishte në pronësi të Ministrisë së Mbrojtjes. Mesa duket SPAK ka gjetur shkelje ligjore ndaj edhe ka "prerë" fletë-arrestin./Zëri.ai

1 VITE ME PARE

I druhet arrestimit? Berisha: Të pafytyrë! Nuk trembem para asgjëje

Afera me 'Partizanin'/ SPAK arreston VIP-in, Jamarbër Malltezi.
Sali Berisha

TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha është shprehur se nuk i druhet arrestimit të tij dhe asgjëje tjetër. Në një konferencë për mediat teksa sqaronte rrethanat e arrestimit të dhëndrrit të tij, Jamarbër Malltezit, Berisha tha se mes tij dhe kësaj çështjeje, ështëvetëm fakti se Malltezi është bashkëshorti i vajzës së tij. Për burimin e parave të tij, kreu i PD-së tha se i katransparente. 

Pjesë nga deklarata e Berishës: 

Të jesh e bindur ti që këto janë akuza politike. Nuk i druhem asgjëje. Jam i hapur për çdo gjë. Të akuzosh Berishën për larje parash, duhet të jesh i pafytyrë. Natyrisht ata që firmosin gjëra të tilla, s’kanë as fytyrë, as karakter. Të akuzosh për korrupsion, kur nuk ka asgjë. Dhe përveç faktit se Jamarbër Malltezi, është bashkëshort i vajzës sime, është politike. S’ka lidhje me Berishën. S’kanë kapur gjë. Se tani po t’i pyesësh thonë, janë nën hetim. Por s’kanë kapur asnjë shkelje në procesin e privatizimit. Sa i përket burimeve të parave të mia, ato janë transparente. Kjo është bërë me porosi të plotë të Ramës, me insistim të tij, ndonjëherë e angazhuar dhe Linda Rama. Merrem me Edin, jo me gratë.

Ndaj ish-kryeministrit Berisha është caktuar masa 'detyrim paraqitje' dhe ndalimi i daljes nga Shqipëria. Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar e hetoi Malltezin për pastrim parash, pas kallëzimit të bërë nga Taulant Balla, aktualisht ministri i Brendshëm.

Balla, asokohe kreu i grupit parlamentar të PS, kallëzoi për shpërdorim detyre ish-kryeministrin Berisha, dhëndrin e tij Jamarbër Malltezi dhe ish-ministri Arben Imami. Ata akuzohen në lidhje me privatizimin e rreth 10.000 m2 të ish-kompleksit sportiv “Partizani”, në qendër të Tiranës, truall i cili para vitit 2008 ishte në pronësi të Ministrisë së Mbrojtjes. Mesa duket SPAK ka gjetur shkelje ligjore ndaj edhe ka "prerë" fletë-arrestin./Zëri.ai

1 VITE ME PARE

U arrestua në Rinas, Malltezi mbërrin në drejtorinë e Policisë

Afera me 'Partizanin'/ SPAK arreston VIP-in, Jamarbër Malltezi.
Jamarbër Malltezi

TIRANË- Jamarbër Malltezi, dhëndrri i ish-kryeministrit Sali Berisha ka mbërritur në Drejtorinë e Policisë së Tiranës. Malltezi akuzohet për pastrim parash, korrupsion pasiv si edhe fshehje pasurie lidhur me kompleksin Partizani. Ai do të qëndrojë sonte aty, ndërsa të hënën pritet t’i komunikohet masa e sigurisë.

 

Ndaj ish-kryeministrit Berisha është caktuar masa 'detyrim paraqitje' dhe ndalimi i daljes nga Shqipëria. Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar e hetoi Malltezin për pastrim parash, pas kallëzimit të bërë nga Taulant Balla, aktualisht ministri i Brendshëm.

Balla, asokohe kreu i grupit parlamentar të PS, kallëzoi për shpërdorim detyre ish-kryeministrin Berisha, dhëndrin e tij Jamarbër Malltezi dhe ish-ministri Arben Imami. Ata akuzohen në lidhje me privatizimin e rreth 10.000 m2 të ish-kompleksit sportiv “Partizani”, në qendër të Tiranës, truall i cili para vitit 2008 ishte në pronësi të Ministrisë së Mbrojtjes. Mesa duket SPAK ka gjetur shkelje ligjore ndaj edhe ka "prerë" fletë-arrestin./Zëri.ai

1 VITE ME PARE

Malltezi në burg/ Berisha: Privatizimin e Partizanit e nisi Fatos Nano dhe firmosi Rama

Afera me 'Partizanin'/ SPAK arreston VIP-in, Jamarbër Malltezi.
Sali Berisha

TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha ka deklaruar se privatizimi i kompleksit 'Partizani' ka nisur nga ish-kryeministri Fatos Nano dhe se firmosja e dokumenteve është bërë nga vetë Edi Rama, kur ky i fundit ka qenë në krye të Bashkisë Tiranë. Në një konferencë për mediat, pas arrestimit të dhëndrrit të tij, Jamarbër Malltezi, Berisha tha se Klubi i Partizanit nuk ka dalë nga plani i përhapjes me urdhër të Berishës dhe as me firmë të Presidentit Bamit Topi, por nga presidentë më të hershëm se ai. Sipas tij, destinacioni i klubit Partizani, nga terren sportiv në truall për ndërtime, ështëndryshuar me firmën e Edi Ramës dhe pa propozimin e Berishës.

Pjesë nga deklarata  e Berishës: 

Jamarbër Malltezi nuk është thirrur kurrë, edhe pse prej tre vitesh, është kallëzuar me një padi të rreme të ngritur nga Balla. Por pikërisht sepse nuk kanë gjetur asnjë gjë për abuzimet, nuk e kanë thirrur për ta marrë në pyetje, por kanë preferuar që të qëndrojnënë heshtje dhe ta ndalojnë teksa priste gruan e tij në aeroport. 

Përsa u përket shkeljeve:

1- Klubi i Partizanit nuk ka dalë nga plani i përhapjes me urdhër të Berishës dhe as me firmë të Presidentit Bamit Topi, por nga presidentë më të hershëm se ai. 

2- Destinacioni i klubit Partizani, nga terren sportiv në truall për ndërtime, ështëndryshuar me firmën e Edi Ramës dhe pa propozimin e Berishës. 

3- Njohja dhe kthimi i pronës i pronarëve të ligjshëm të klubit Partizani është bërë nga komisionet ek thimit të pronave dhe gjykatat  nga viti 1994-2007.

Privatizimi i objekteve të klubit Partizani ështënisur nga qeveria e Fatos Nanos

Muaj më parë, prokurorja e SKAP-it, simotrabiologjike e Bego Yaris, kasekuestruar kompjuterat që mbanin aktivitetin e Jamarbër Malltezit dhe ka shkuar në gjykatë duke mashtruar gjykatësen. Ajo ka deklaruar se kthimi i pronave ka nisur në vitin 2006 dhe është përpjekur të krijojë konfuzion në lidhje me sipërfaqen e privatizuar. Çdo gjë është firmosur nga Bashkia e EdiRamës. Ajo në gjykatë ka spekuluar në mënyrë të paturpshme me çështjen e ortakërisë së Jamërbër Malltezit me bashkë investitorë, që në asnjë rast nuk përbën vepër penale dhe nuk ka asnjë lidhje me SKAP-in e partisë. 

Jamarbër Malltezi u vu sot në pranga, ndërsa ndaj ish-kryeministrit Berisha është caktuar masa 'detyrim paraqitje' dhe ndalimi i daljes nga Shqipëria. Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar e hetoi Malltezin për pastrim parash, pas kallëzimit të bërë nga Taulant Balla, aktualisht ministri i Brendshëm. Balla, asokohe kreu i grupit parlamentar të PS, kallëzoi për shpërdorim detyre ish-kryeministrin Berisha, dhëndrin e tij Jamarbër Malltezi dhe ish-ministri Arben Imami. Ata akuzohen në lidhje me privatizimin e rreth 10.000 m2 të ish-kompleksit sportiv “Partizani”, në qendër të Tiranës, truall i cili para vitit 2008 ishte në pronësi të Ministrisë së Mbrojtjes. Mesa duket SPAK ka gjetur shkelje ligjore ndaj edhe ka "prerë" fletë-arrestin./Zëri.ai

1 VITE ME PARE

Berisha i "hedh dorashkën" Ramës: E pranoj SFIDËN!

Afera me 'Partizanin'/ SPAK arreston VIP-in, Jamarbër Malltezi.
Sali Berisha

TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha në një konferencë të jashtëzakonshme për mediat. Në një konferencë të jashtëzakonshme nga selia blu, Berisha i është drejtuar me një mesazh drejtpërdrejtë kryeministrit Edi Rama duke u shprehur "E pranoj sfidën!". Kjo duke iu referuar ndalimit të tij për të dalë jashtë vendit.

"Edi Rama, pasi ka grabitur në mënyrë suksesive votën e shqiptarëve dhe eliminoi pluralizmin politik në parlament, pasi u damkos nga qytetarët e Kosovës si vëllau i Vuçiçit, nga opozita si argat i Beogradit, nga bota si Pashiqi shqiptar, dhe pas fillimit të lëvizjes opozitare pa kthim dje në parlamentin e Shqipërisë, ai urdhëroi prokurorët e tij mercenarë, të denoncuar publikisht në këtë sallë, për fshehje dokumentesh, për manipulim dosjesh, për bashkëpunim me krimin dhe bandat, për të lëshuar urdhër në kundërshtim me Kushtetutën, nenin 73 të saj, i cili përcakton se liria e deputetit në çdo formë, lëvizje, nuk mund të cenohet pa miratimin e parlamentit. Por, duke qenë autor i një propozimi të tillë në vitin 2012, që ky nen të hiqet, unë pranoj plotësisht sfidën. Pra, as kufizimi im për të lëvizur në Shqipëri, unë jam deputet dhe duhet të takohem me zgjedhësit, të cilët sot ndjehen më Sali berishë se kurrë. As kufizimi im për të lëvizur në Europë, nuk mund të ndodhte kurrë pa miratimin e komisioneve parlamentare. Por në vendin ku prokuroria është thjesht një seksion i PS, mund të merret çdo vendim,"-tha Sali Berisha.

1 VITE ME PARE

"Dhëmb për dhëmb"! Dhëndri iu arrestua, Berisha përmend familjen e Ramës

Afera me 'Partizanin'/ SPAK arreston VIP-in, Jamarbër Malltezi.
Sali Berisha

TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha në një konferencë të jashtëzakonshme për mediat. Në një konferencë të jashtëzakonshme nga selia blu, Sali Berisha e ka cilësuar aksionin e SPAK si një luftë politike të nisur nga kryeministri Edi Rama. Ai tha se Edi Rama mendon se duke angazhuar prokurorinë e tij kundër tij dhe ndaluar familjarët e tij si kundërshtar politik, e po ashtu i ka përmendur edhe Ramës familjarët e tij. 

"Edi Rama ka hyrë në agoninë e tij politike! Ai, i tronditur gjer në palcë nga krimet e tij, nga aferat në të cilat nuk ka drejtësi në botë që e shpëton, afera McGonigal, afera e djegësve, afera e sterilizatorëve, afera e Portit të Durrësit, afera e Butrintit. Edi Rama, pasi ka humbur mandatin e deputetit, siç thotë Kushtetuta, me tenderat që ka fituar në kundërshtim me Kushtetutën dhe ligjet e vendit, thjeshtra e tij me emrin Xhillari në kompaninë I Riu, me tenderat që ka fituar Fangu apo burri i motrës së Linda Ramës, me implikimet e kësaj të fundit në bordet e bankave, de facto në përputhje me Kushtetutën, ai nuk është më deputet i Kuvendit të Shqipërisë,"-tha Berisha në fjalën e tij./Zëri.ai

1 VITE ME PARE

FOTOT/ Berisha i drejtohet selisë blu, kontrollon celularin para konferencës urgjente

Afera me 'Partizanin'/ SPAK arreston VIP-in, Jamarbër Malltezi.
Sali Berisha

TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha i është drejtuar selisë blu. Ai është ulur për të mbajtur konferencën urgjente, për të cilëndhe paralajmëroi. Në fotot e siguruar nga Zëri.ai, Berisha duket se po kontrollon edhe celularin para se të flasë. Më pas, pi dhe ujë dhe bëhet gati për të mbajtur konferencën.

Afera me 'Partizanin'/ SPAK arreston VIP-in, Jamarbër Malltezi.
Sali Berisha
Afera me 'Partizanin'/ SPAK arreston VIP-in, Jamarbër Malltezi.
Sali Berisha

Konferenca e Berishës erdhi vetëm pas raportoimit se dhëndrri i tij, Jamarbër Malltezi është vënë në pranga pasiakuzohet për pastrim parash dhe korrupsion në lidhje me aferën e kompleksit 'partizani'. SPAK e arrestoi sapo shkeli në aeroportin 'Nënë Tereza', ndërsa për Berishën, GJKKO lëshoi masën 'detyrim paraqitjeje' dhe e ndaloi të dlaë jashtë vendit. 

1 VITE ME PARE

SPAK 'tund' prangat tek familja Berisha, selia blu plot me militantë

Afera me 'Partizanin'/ SPAK arreston VIP-in, Jamarbër Malltezi.
Pamje nga selia blu

TIRANË- Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka "prerë" masa sigurie për disa anëtarë të familjes së ish-kryeministrit Sali Berisha. SPAK ka kërkuar "detyrim paraqitje" për Sali Berishën; burg për Jamarbër Malltezin dhe ndërtuesin Fatmir Bektashi, i përfshirë në ndërtimet e pallateve në zonën ku ndodhej ish-Kompleksit Sportiv Partizani.

Afera me 'Partizanin'/ SPAK arreston VIP-in, Jamarbër Malltezi.
Pamje nga selia blu

Në një kohë të trazuar, selia blu, edhe pse fundjavë dhe një kohë të shpejtë, është mbushur plot me mbështetës.

Afera me 'Partizanin'/ SPAK arreston VIP-in, Jamarbër Malltezi.
Pamje nga selia blu

Të gjithë kanë pritur kryedemokratin Sali Berisha që të dalë në një konferencë të jashtëzakonshme për shtyp. Po ashtu, ka raportime se më pas do të protestojnë pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit. Por ende nuk është konfirmuar zyrtarisht nga selia blu dhe as nga kryeministri Berisha./Zëri.ai

1 VITE ME PARE

10 vite procedura për ta zotëruar/ Historia e ‘Partizanit’ që po çon familjen Berisha para drejtësisë

Afera me 'Partizanin'/ SPAK arreston VIP-in, Jamarbër Malltezi.
Jamarbër Malltezi, SaliBerisha dhe Shkëlzen Berisha

TIRANË- Vetëm tre vite pasi kryetari i grupit Parlamentar të Partisë Socialiste në atë kohë, Taulant Balla dorëzoi një kallëzim penal në SPAK për privatizimin e kompleksit Partizani, vjen dhe goditja e familjes Berisha.

Denoncimi publik ishte bërë tetë vite më parë nga socialistët, si një aferë e pastër korruptive e qeverisë Berisha, por vetëm më 24 nëntor të vitit 2020, Balla u paraqit zyrtarisht në dyert e drejtësisë dhe kërkoi nisjen e hetimeve.

Dy vite më vonë, Balla shkoi sërish në SPAK për të dërguar një  letër, përmes të cilës kërkonte të dinte se çfarë po ndodhte me padinë e bërë prej tij. Balla akuzoi për shpërdorim detyre ish-kryeministri Berisha, dhëndri i tij Jamarbër Malltezi dhe ish-ministrin Arben Imami.

SPAK i ktheu përgjigje Ballës duke e sqaruar se çështja është nën hetim dhe se është regjistuar për veprën penale të parashikuar nga neni 287 të Kodit Penal që parashikon 'pastrim të produkteve të veprës penale'.

Por ç’ka ndodhur me kompleksin Partizani?

Nën themelet e 17 kullave, është groposur historia e një klubi sportiv. 75 vite më parë, klubi ‘partizani’ nisi rrugëtimin e tij, por shumë shpejt, vendin do ia zinin pallatet shumëkatëshe me vlerë dhjetëra milionë euro.

Në vitet 1995-1999, familjet Begeja, Llagami, Alimehmeti, Vaqarri dhe Saliaga kërkuan rikthimin e pronës së tyre që kapte sipërfaqen e plot 9260 metër katror, në rrugën ‘Frosina Plaku’, pranë zonës së 21-Dhjetorit.

Nga trashëgimia e familjes Begeja, dhëndri i Sali Berishës, Jamarbër Malltezi si nip i tyre, përfitonte 1/64-tën e truallit, konkretisht 144 metër katror. Në dukje e papërfillshme, por kaq mjaftoi për të nisur zanafillën e një historie që vijon edhe sot, mbi 20 vite më vonë.

Në vitin 2006, një vit pasi kryedemokrati Sali Berisha erdhi në pushtet, Jamarbër Malltezi përmes një prokure noteriale bëhet përfaqësues i këtij trualli, ku i jepej e drejta të lidhte marrëveshje me kompani ndërtimi duke vënë në shërbim të tyre truallin. Shpërblimi tij do të ishte me një përqindje prej 5 përqind të gjithë kapitalit, që më vonë e bëri të kthehej në përfituesin kryesor.

Procedurat kishin nisur që në muajin nëntor të vitit 2005, kur Ministri i Ekonomisë Genc Ruli dhe ministri i Mbrojtjes Fatmir Mediu filluan procedurat e privatizimit të qendrës më të madhe sportive me përmasa 26.000 metra katrorë, për të cilën rezulton se është paguar vetëm 14.000 euro.

Në katër vite qeverisje, në të gjithë këtë histori u përfshinë 3 ministra të mbrojtjes Fatmir Mediu, Gazmend Oketa dhe Arben Imami, Ministri i Ekonomisë Genc Ruli, Ministri i Financave Ridvan Bode, drejtoria e përgjithshme e hipotekës, drejtorët lokalë dhe të përgjithshëm të Agjencisë së kthimit dhe kompensimit të pronave, këshilli i ministrave për të votuar të paktën tre VKM dhe një akt normativ, disa gjeneralë dhe oficerë të lartë të forcave të armatosura dhe dhjetëra zyrtarë publikë.

Gjithashtu u krye dhe një inspektim në zyrën anti-korrupsion të kryeministrisë të drejtuar në atë kohë nga Oerd Bylykbashi. Edhe Lulzim Basha nuk mbeti pas. Ai u bë kryetari i Bashkisë Tiranë dhe vetëm dy vite më vonë, dha leje për të ndërtuar mbi ato toka nje seri kullash prej 120.000 katrore, 35% e të cilave janë në pronësi të familjes Berisha.

Më 31 tetor të vitit 2005 me shkresën nr 280/1 ministri i ekonomisë Genc Ruli propozon privatizimin e Kompleksit Partizani dhe Ministri i Mbrojtjes Fatmir Mediu me shkresën nr 9549, datë 14.11. 2005, pranon propozimin edhe nëse Kompleksi Partizani në atë moment ishte akoma pjesë e të ashtuquajturit “plani i përhapjes”.

Plani i përhapjes është lista e pasurive dhe pronave ushtarake që Ministria e Mbrojtjes dhe Forcat e Armatosura, me miratimin e presidentit të republikës, ende konsiderojnë asete strategjike dhe privatizimi i të cilave është i ndaluar absolutisht.

Bamir Topi u zgjodh Kryetar i Shtetit në 24 Korrik 2007 me votat e Partisë Demokratike dhe në 29 Gusht, vetëm një muaj pas marrjes së detyrës, ai nënshkroi “Planin e përhapjes” të ri për vitet 2007-2010 nga i cili Kompleksi sportiv Partizani u hoq. Më 19 shtator 2007 (dmth vetëm 21 ditë pas nënshkrimit të Bamir Topit), Ministri i Ekonomisë Genc Ruli me shkrese 50/1 miratoi kërkesën e privatizimit dërguar nga Fatmir Mediu dy vjet më parë.

Koha kalonte dhe vendi u përball me tragjedinë e Gërdecit që solli largimin e Fatmir Mediut dhe zëvendësimin e tij me Gazmend Oketën, por PD u përball me një tjetër pengesë,  Gjeneralin Vladimir Qirjazi.

Vladimir Qirjazi, gjeneral brigade i forcave të armatosura shqiptare, i emëruar komandant i Komandës Mbështetëse në Gusht 2008, u përball në Marsin e vitit 2009 me urdhrin për t’u përgatitur nënshkrimi i kontratës dhe për t’i dorëzuar komplesin Partizani Jamarber Malltezit dhe trashëgimtarëve të tjerë si akti i fundit i procesit të privatizimit.

Qirjazi, fillimisht u tregua i gatshëm të respektojë urdhërin, por me konsultimin me komisionin që ngriti dhe dokumentacionin përgatitur vendosi të kundërshtojë.

Ai ia kaloi këtë gjë Ministrisë së Mbrojtjes me argumentin se nuk i takonte atij të nnëshkruante diçka për një pronë që nuk kishte qenë kurrë pjesë e inventarit të strukturës që drejtonte.

Ministria e Mbrojties, nga ana tjetër, këmbëngulte se i takonte pikërisht Qirjazit të nënshkruajë.

Këtu nis ping-pongu….

Më 3 Prill 2009, dy ditë pas takimit të dështuar midis Ministrit Oketa dhe Gjeneralit Qirjazi, Gjergji Lezha, sekretari i përgjithshëm i Këshillit të Ministrave, i shkroi Ministrisë së Mbrojtjes duke u ankuar zyrtarisht për vonesën në dorëzimin e Kompleksit Partizani tek trashëgimtarët e ish-pronarët dhe vendos një ultimatum prej 10 ditësh për të mbaruar procedurat e dorëzimit.

Gjenerali Qirjazi sërish nuk bindet…

Në fund të dhjetë ditëve të shënuara në ultimatum, Sali Berisha nënshkruan një urdhër kontrolli anti-korrupsion në Ministrinë e Mbrojtjes.

Një nga dy inspektorët e emëruar nga Oerd Bylykbashi ishte pikërisht një nga ish-pronarët, Ilir Kadiu. Pra, inspektimi qeveritar mbi procedurën e privatizimit, u realizua nga një zyrtar që do të përfitonte nga privatizimi, njëkohësisht një nga 27 trashëgimtarët e familjes Begeja.

Në maj 2009, sapo mori në dorë konkluzionet e bëra nga Inspektori Ilir Kadiu, drejtori i departamenteve të kontrollit antikorrupsion në Keshillin e Ministrave, Oerd Bylykbashi, dërgon një shkresë zyrtare te Ministria e Mbrojtjes me të cilat akuzon gjeneral Vladimi Qirajzin për një seri shkeljesh dhe urdhëron Ministrinë për të nënshkruar kontratën për shitjen e Kompleksit Partizani brenda 5 ditësh.

Porcedura u shty pasi zgjedhjet e qershorit të vitit 2009 ishin shumë pranë…

PD erdhi sërish në pushtet dhe me krijimin e qeverisë ‘Berisha 2’, fokusi u rikthye tek kompleksi Partizani.

Në vend të Oketës, Berisha emëron Arben Imamin si Ministër i Mbrojtjes dhe më 9 shtator 2009 gjenerali Vladimir Qirjazi u transferua sipas sugjerimit te Oerd Bylkbashit dhe në vend të tij Berisha dhe Imami emëruan gjeneralin e Xhemal Gjunkshi.

Më 15 tetor 2009, Arben Imami e delegoi atë për të nënshkruar kontratën "si përfaqësues i Ministrisë së Mbrojtjes që administron Kompleksin Partizani" dhe të nesërmen, 16 Tetor 2019, Gjunkshi nënshkruan aktin me të cilin i dorëzoën Kompleksin Partizani familjes Berisha dhe trashëgimtarëve të tjerë, duke i dhënë fund njakalvari të nisur 10 vite më herët, por që sot, po çon familjen Berisha përballë drejtësisë!

1 VITE ME PARE

Pse e kapi SPAK, Jamarbër Malltezin?

Afera me 'Partizanin'/ SPAK arreston VIP-in, Jamarbër Malltezi.
Jamarbër Malltezi

TIRANË- Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar sot ka bërë goditjen më të madhe ndonjëherë që nga krijimi i saj! Me urdhër të SPAK është vendosur në masë sigurie "detyrim paraqitje" ish-kryeministri i vendit, Sali Berisha, ndërsa në pranga ka përfunduar dhëndri i tij, Jamarbër Malltezi. 

Jamarbër Malltezi akuzohet se ka kryer 3 vepra penale: "fshehje dhe deklarim i rremë i pasurisë", "pastrim i produkteve të veprës penale" dhe "korrupsion".

Sipas Kodit Penal, Malltezi rrezikon për secilën vepër penale:  

- Fshehje dhe deklarim i rremë i pasurisë: Refuzimi për deklarimin ose mosdeklarimi i pasurisë, interesave privatë të personave të zgjedhur ose nëpunësve publikë ose i çdo personi tjetër që ka detyrimin ligjor për deklarim sipas ligjit, kur më parë janë marrë masa administrative, përbën kundërvajtje penale dhe dënohet me gjobë ose me burgim deri në 6 muaj.

-Pastrim i produkteve të veprës penale: Kur kjo vepër kryhet gjatë ushtrimit të një veprimtarie profesionale, në bashkëpunim ose më shumë se një herë, dënohet me burgim nga 7 gjer në 15 vjet. E njëjta vepër, kur ka sjellë pasoja të rënda, dënohet jo më pak se 15 vjet me burgim.

- Korrupsion aktiv: Kodi i ri Penal parashikon 1-5 vite burg për korrupsionin aktiv të pushtetarëve

Këtë të shtunë në Aeroportin e Rinasit është arrestuar Jamarbër Malltezi, dhëndri i Sali Berishës dhe ortaku i tij Fatmir Bektashi, të dy për çështjen e kompleksit "Partizani".  Më 17 nëntor 2020, ish-kreu i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla, ka dorëzuar një kallëzim penal në SPAK, për privatizimin e kompleksit “Partizani”. Balla kishte ngritur akuzë ndaj ish-kryeministrit Sali Berisha, ish-ministrit të Mbrojtjes Arben Imami, anëtarë të tjerë të qeverisë së drejtuar nga Berisha, Jamarbër Malltezi dhëndrin e Sali Berishës.

Klubi sportiv “Partizani” ishte kompleksi më i rëndësishëm sportiv në pronësi të Ministrisë së Mbrojtjes por kaloi në "duart" e dhëndrit Jamarbër Malltezi. Ky i fundit si trashëgimtar i 140 m2 tokë, arriti të merrte 35 % të sipërfaqes falë një marrëveshje suksesi me trashëgimtarët e tjerë. Si përfundim, qendra më të madhe sportive, me përmasa 26.000 metra katrorë, u pagua vetëm 14.000 euro.

Nga maxhoranca, e cila ka dërguar dosjen në SPAK, pretendohet se për kalimin e pronësisë janë implikuar ish-ministra të Mbrojtjes, Fatmir Mediu, Gazmend Oketa dhe Arben Imami, ish-ministri i Financave, Ridvan Bode, ish-ministri i Ekonomisë, Genc Ruli, ish-presidenti Bamir Topi, ish-sekretari i Përgjithshëm i Këshillit të Ministrave Gjergji Lezha, ish-drejtori i Anti-korrupsionit në Kryeministri Oerd Bylykbashi, ish-inspektori i Anti-korrupsionit Ilir Kadiu. Por nuk dihet nëse SPAK ka ndonjë vendim për ta./Zëri.ai 

1 VITE ME PARE

Sali Berishën e 'shpëton' mosha nga burgu

Afera me 'Partizanin'/ SPAK arreston VIP-in, Jamarbër Malltezi.
Sali Berisha

TIRANË- Ish-kryeministri i vendit Sali Berisha i ka shpëtuar burgut për shkak të moshës së thyer. Ndërsa dhëndri i tij, Jamarbër Malltezi ka përfunduar në burg për çështjen e kompleksit Partizani, mosha 79-vjeçare e Berishës duket se e ka "favorizuar". Akuza që rëndon ndaj ish-kryeministrit është ajo e "korrupsion pasiv i funksionareve të lartë shtetërorë", parashikuar nga neni 260 i Kodit Penal."/Zëri.ai

1 VITE ME PARE

"Partizani"/ SPAK s'mjaftohet me arrestimin, i sekuestron pasurinë dhëndrit të Berishës

Afera me 'Partizanin'/ SPAK arreston VIP-in, Jamarbër Malltezi.

TIRANË- Afera me privatizimin e Kompleksit Partizani në Tiranë, SPAK arreston Jamarbër Malltezin. Dhëndri i Sali Berishës, Jamarbër Malltezi akuzohet për korrupsion dhe pastrim parash. Por përveç prangosjes së tij, SPAK i ka sekuestruar edhe pasurinë dhëndrit të ish-kryeministrit.

vijon....

1 VITE ME PARE

Aksioni për ‘Partizanin’, në pranga dhe ortaku i Malltezit

Afera me 'Partizanin'/ SPAK arreston VIP-in, Jamarbër Malltezi.
Fatmir Bektashi

TIRANË- Një tjetër person i vënë në pranga është edhe Fatmir Bektashi. Zëri.ai mëson se Bektashi, ortaku i Jamarbër Malltezit për ndërtimin e ish-kompleksit 'Partizani', është arrestuar në banesën e tij. Të dy akuzohen për ‘pastrim parash’. Malltezi u vu në pranga në aeroportin ‘Nënë Tereza’, në momentin që sapo ka zbritur nga avioni pasi po kthehej nga Mynihu. Gjithashtu, Zëri.ai ka mësuar se GJKKO ka caktuar dhe masë sigurie dhe për kryedemokratin Sali Berisha. Ky i fundit kalajmëruar një konferencë urgjente për shtyp në orën 21:00.

1 VITE ME PARE

SPAK 'furtunë' në familjen Berisha, vjen "reagimi" i parë nga Rama: Shqipëri e bukur! 

Afera me 'Partizanin'/ SPAK arreston VIP-in, Jamarbër Malltezi.
Jamarber Malltezi dhe Edi Rama

TIRANE- Orë të vështira për familjen  e ish-kryeministrit Sali Berisha. Dhëndri i Berishës, Jamarbër Malltezi sapo është arrestuar nga SPAK, ndërkohë që për vetë Berishën ka një masë sigurie që e detyron të paraqitet në gjykatë dhe i ndalon daljen jashtë vendit.

Në të njëjtin moment, kryeministri Edi Rama ka publikuar një fotografi në rrjetet sociale, ku teksa ndan pamje nga stadiumi "Air Albania", shkruan "Shqipëri e bukur".

POSTIMI I RAMES:

A është ky një mesazh për kundërshtarin e tij politik? Shqipëria është më e bukur kështu? Tashmë Malltezi është pas hekurave dhe pritet që arrestimi i tij të ndryshojë balancat politike në Shqipëri./Zëri.ai

1 VITE ME PARE

Arrestimi i Jamarbër Malltezit, "akti i fundit" i Arben Krajës

Afera me 'Partizanin'/ SPAK arreston VIP-in, Jamarbër Malltezi.
Arben Kraja dhe Jamarber Malltezi

TIRANË- Arben Kraja la detyrën gati një vit më parë, por para se të largohej la një dosje gati për ekzekutim mbi tavolinë. Ish-kreu i Strukturës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, Arben Kraja la gati të gjithë urdhërin për arrestimin e dhëndrit të ish-kryeministrit të vendit, Sali Berisha, Jamarbër Malltëzi. 

Gjykata e Posaçme kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit ka caktuar masën e sigurisë “Detyrim paraqitje” për Sali Berishën. Masa e sigurisë ndaj ish-kryeministrit vjen pas arrestimit të dhëndrit të tij Jamarbër Malltezi, në lidhje me hetimet e kryera mbi privatizimin e kompleksit “Partizani”.

Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar e hetoi Malltezin për pastrim parash, pas kallëzimit të bërë nga Taulant Balla, aktualisht ministri i Brendshëm. Balla, asokohe kreu i grupit parlamentar të PS, kallëzoi për shpërdorim detyre ish-kryeministrin Berisha, dhëndrin e tij Jamarbër Malltezi dhe ish-ministri Arben Imami. Ata akuzohen në lidhje me privatizimin e rreth 10.000 m2 të ish-kompleksit sportiv “Partizani”, në qendër të Tiranës, truall i cili para vitit 2008 ishte në pronësi të Ministrisë së Mbrojtjes. Mesa duket SPAK ka gjetur shkelje ligjore ndaj edhe ka "prerë" fletë-arrestin./Zëri.ai

1 VITE ME PARE

GJKKO cakton masë sigurie edhe për Sali Berishën, 'detyrim paraqitje' dhe ndalim dalje nga vendi

Afera me 'Partizanin'/ SPAK arreston VIP-in, Jamarbër Malltezi.
Sali Berisha

TIRANE- Gjykata Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka caktuar masë sigurie edhe për ish-kryeministrin Sali Berisha. Pas ndalimit të dhëndrit, Jamarbër Malltezi, "ZËRI" ka mësuar se për Berishën është caktuar masa e sigurisë "detyrim paraqitjeje" dhe ndalim dalje nga shteti.

Paralelisht, vetë kryedemokrati ka njoftuar konferencë urgjente për shtyp në orën 21:00. Masat e sigurisë lidhen me çështjen e privatizimit të ish-klubit Partizani në Tiranë, ku dhëndri i ish-kryeministrit, Jamarbër Malltezi akuzohet se ka ndërmarrë veprime në shkelje të ligjit

Prokuroria e Posaçme e hetoi Malltezin për pastrim parash. Kallëzimi u bë nga Taulant Balla, asokohe kryetar i grupit parlamentar të PS. Balla kallëzoi Berishën për shpërdorim detyre, dhëndrin Malltezi dhe ish-ministrin Arben Imami./Zëri.ai

1 VITE ME PARE

Arrestimi i Jamarbër Malltezit, Berisha lajmëron konferencë urgjente

Afera me 'Partizanin'/ SPAK arreston VIP-in, Jamarbër Malltezi.
Sali Berisha

TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha ka paralajmëruar një konferencë urgjente për media. Vetëm pak minuta pasi u raportua se Jamarbër Malltezi, dhëndrri i Berishës, është ndaluar, zyrta e shrypit të Partisë Demokratike njoftoi se kryedemokrati do të dalë në konferencë urgjente. Detaje të tjera nuk janë dhënë, por mendohet se Berisha do të flasë pikërisht për arrestimin e Malltezit. 

Ai u prangos me urdhër të Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) në aeroportin 'Nënë Tereza' teksa kthehej në Shqipëri. Malltezi është arrestuar për aferën e kompleksit 'Partizani' dhe paraprakisht raportohet se akuzohet për pastrim parash.

NJOFTIM PËR SHTYP

Në ora 21:00, Kryetari i PD, Sali Berisha zhvillon konferencë me media në sallën “Azem Hajdari”.

Poll

MOS HUMB