Në shitje dhe barnat e spitaleve, dëshmia: M’i dha infermieri i Sanatoriumit, kishin pulla

TIRANË- Pjesë e grupit që merreshin me trafikimin e barnave rezulton të jetë dhe që ka punuar infermier në spitalin ‘Shefqet Ndroqi’, ‘Sanatoriumi’. Ka qenë vetë një nga të arrestuarit, Devis Beqiri, i cili ka treguar se medikamentet i merrte nga i identifikuari si Ermal Merdani. Beqiri ka shtuar gjithashtu se nuk e dinte që kjo tregti ishte e pajeluar pasi shumë prej medikamenteve kanë pasur dhe pullën e Autoritetit të Barnave. Kjo do të thotë që barnat që vijnë përmes Ministrisë së Shëndetësisë në fakt dalin në mënyrë ilegale nga spitalet dhe shiten në farmaci private.
Pjesë nga dosja:
Në lidhje me faktin që në shumicën e porosive që dorëzonte ka qenë prezent edhe vëllai i tij, ai ka deklaruar se i vëllai jeton në Itali dhe se ishte kthyer për disa kohë me pushime për të takuar prindërit dhe se nuk ka dijeni për aktivitetin që zhvillon. Në lidhje me barnat spitalore të gjendur, ai ka deklaruar se ato barna i ka marrë nga një djalë që ka punuar infermier te spitali i Senatoriumit. Kontaktin me të e ka siguruar me njohjet në sektorin e farmaceutikës dhe nuk e njeh me emër personin që ka lidhje me infermierin. Ai në periudhën e pandemisë u largua nga Shqipëria në Gjermani dhe nga ana e tij ai ka deklaruar se nuk ka shitur asgjë dhe janë me pullën e Autoritetit të Barnave.
Çfarë ndodhi sot?
16 persona janë vënë në prangat e Policisë së Tiranës këtë të shtunë nën akuzën e kontrabandës së ilaçeve. Nga hetimet e Prokurorisë së Tiranës rezultoi se grupi kontrabandonte medikamentet mjekësore nga Greqia, Italia e Kosova e më pas i shpërndante në qytete të ndryshme të vendit me çmime shumë herë më të larta. Farmacistët i porosisnin ilaçet në aplikacionin “ËhatsApp” tek “furnizuesit”, të cilët bënin më pas shpërndarjen. Në pranga kanë rënë: Devis Beqiri, Gentian Beqiri, Erjon Bajramaj, Dinë Thaqi, Ermal Merdani, Lorin Bregoniva, Almed Hoxha, Elton Qorri, Albi Dyrmishi, Florian Muçogalli, Saimir Dervishi, Admir Hoxha, Gëzim Hoxha, Artur Spaho, Tomor Mustafaj dhe Albert Bakaj.
DOSJA/ Artur Spaho kërkonte ilaçe me ngulm, "klient" një fëmijë me spektrin e autizmit

TIRANË- 50 mijë euro medikamente kontrabandë janë kapur sot në disa qytete të Shqipërisë. Gjatë kontrolleve në banesa dhe farmaci të ndryshme në Tiranë, Elbasan, Fier dhe Vlorë, hetuesit gjetën ilaçet e kontabanduara, ndërsa përgjimet e bëra nga Prokuroria del edhe emri i një mjeku gjinekolog. Në momentin e parë të takimit, i infiltruari ishte paraqitur me emra farmacish, të cilat nuk ekzistonin. Në përgjime del edhe Artur Spaho që porosiste barna kontrabandë pasi kishte kërkesë nga klientët për ilaçe që nuk gjendeshin në treg.
"Artur Spajo, ndalimi i këtij shtetasi u bë pasi në bisedat e Shtetasit Lorin, biseda me interes ku porosi barna tek ky shtetas kontrabandë dhe mbasi sjell për tregëtim. Për sa më sipër ai shprehet se ka subjektin "Simali S22" duke qenë se kërkesa e klientëve ka qenë në rritje për barna, të cilat nuk gjendeshin në Republikën e Shqipërisë ka kontaktuar Lorinin dhe ka bërë porosit tek ky për klientët. Arsyeja pse ka ushtruar këtë aktivitet është për të afruar klient një shtetas që ka një fëmijë me spektrin e autizmit. Pasi është bërë kqyrja e telefonit vijon...,"-shkruhet në dosjen e kopsitur nga hetuesi Bledar Valikaj.
Megjithatë biseda e tij e përgjuar me Lorin Bregovinën, fliste për disa marrëveshje të tjera që nuk po shkonin siç duhet me shumë gjasa me farmacistë të tjerë.
BISEDA E PËRGJUAR:
Turi Gener68: I more ato?
Bregovina: Për 1 orë do i kesh aty se jam me njerëz sot
Turi Gener68: Ok! Nazonan ke? Është levopromazin.
Bregovina: Jo! Tuke. Ktheu pak tek dyqani. O Tuke. Po fle?
Turi Gener68: Jo
Bregovina: Ça tha Neku?
Turi Gener68: Më pyeti, i tha me është mbyllur me atë. I thashë kishte frikë mos të prishte punë.
Bregovina: Si është mbyllur?
Turi Gener68: Është tërhequr ajo. Nuk merret më. se e kanë në...
Bregovina: Por ne se dimë merret apo s'merret, por ai ka marrë me se kam dëgjuar kështu-kështu. Por jepi një mendje. Që...Si pas asaj që ajo që në fillim doli nota dhe po e kanë fshirë e ka bërë kjo...I bie që kjo do që të merret. Por të tjerët kanë frikë. kështu që...
Turi Gener68: Kështu tha edhe ajo
Bregovina: Ai shahisti asaj
Turi Gener68: Që ajo e ka bet
Bregovina: le të bëhet burrë dhe t'ja çojë vetë. Kaq i thuaj
Turi Gener68: Ok! I them.
Bregovina: Se ne se dimë çfarë linjash do ndjeki ajo. Keti që kishte i preu.
Turi Gener68: Më tha që ja kishe shtuar
Bregovina:Zarfin
Turi Gener68: Po meqë e shkruajti jo prezent. i Pa
Bregovina: 200 le t'i mbajë për borxhet e mia. Po thuaja ta dije dhe i thuaj
Turi Gener68: Ohooo
Bregovina: Që brenda tetorit do të vij lorini
Turi Gener68: Ajo e dinte për 500
Bregovina: e di që e dinte për 500...
Hetimet për këtë dosjen kanë nisur pas arrestimit të dy specialistëve të Agjencisë së Barnave, të denoncuar në emision Stop në Tv Klan, të cilët nuk kryenin kontrolle të rregullta në farmacitë dhe nuk raportonin shkeljet. Në telefonat e personave të arrestuar, Prokuroria gjeti biseda të tyre për tregtimin e ilaçeve kontrabandë që prej vitit 2020. Kërkesat më të shpeshta në këto biseda gjatë këtij viti janë për medikamentet që trajtonin COVID-19, por nuk mungonin as ilaçe të tjera që trajtonin tumoret dhe sëmundje të tjera të rënda, të cilat mesa duket nuk gjendeshin dot në spitale. Barnat vinin kryesisht nga Greqia, Italia por edhe Turqia./Zëri.ai
Tajvani, ‘pika’ ku shkëmbeheshin paratë e ilaçeve, një nga klientët luajti kazino gjithë natën

TIRANË- Pika e shkëmbimit të parave mes personave që kontrabandonin medikamente ishte dhe kazinoja tek Tajvani. Në dosjen e siguruar nga Zëri.ai duket edhe biseda e Dine Thaqit, i cili pyeste furnizuesit nëse i kishin gati porositë dhe insistonte për takim.
Ata madje kishin shkëmbyer edhe një zarf tek Tajvani pasi subjekti kishte qenë aty përgjatë gjithë natës, tek kazinoja. Dine Thaqi është me origjinë nga Kosova dhe dyshohet se kishte sjellë porosi nga pika kufitare e Kosovës.
Në bisedat e datës 17.10.2023, duket pas blerjes nga i infiltruari, kërkonin informacion pasi dyshonin se ishin punonjës të SHIK. Dyshimet janë ngritur pasi i infiltruari ishte paraqitur me emra farmacish, të cilat nuk ekzistonin, në takimin e tyre të parë.
Pjesë nga dosja:
Në komunikimin e datës 17.10.2023 është shprehur se pas blerjes së bërë nga ana jonë Djevi Beqiri komunikon me këtë shtetas dhe e pyet nëse njeh ndonjë shpërndarës me flokë kaçurrela nga Saranda dhe një farmaci Ola në Fier pasi dyshon se dy person që i janë paraqitur bashkë, janë punonjës të SHIK-ut.
Në bisedën e kryer më datë 17.10.2023 që zhvillon me shtetasin Dinë Thaqi dhe e pyet për farmacinë 'Ola' fillimisht ai shprehet se ka qenë, por që tani është mbyllur dhe i konfirmon se ka qenë tek Pediatria siç i është kërkuar më herët.


Çfarë ndodhi sot?
16 persona janë vënë në prangat e Policisë së Tiranës këtë të shtunë nën akuzën e kontrabandës së ilaçeve. Nga hetimet e Prokurorisë së Tiranës rezultoi se grupi kontrabandonte medikamentet mjekësore nga Greqia, Italia e Kosova e më pas i shpërndante në qytete të ndryshme të vendit me çmime shumë herë më të larta. Farmacistët i porosisnin ilaçet në aplikacionin “ËhatsApp” tek “furnizuesit”, të cilët bënin më pas shpërndarjen. Në pranga kanë rënë: Devis Beqiri, Gentian Beqiri, Erjon Bajramaj, Dinë Thaqi, Ermal Merdani, Lorin Bregoniva, Almed Hoxha, Elton Qorri, Albi Dyrmishi, Florian Muçogalli, Saimir Dervishi, Admir Hoxha, Gëzim Hoxha, Artur Spaho, Tomor Mustafaj dhe Albert Bakaj./Zëri.ai
DOSJA/ “Jam i divorcuar dhe me fëmijë”, ç’dëshmuan kontrabanduesit përballë hetuesve

TIRANË- Zëri.ai ka zbardhur disa nga dëshmitë e të arrestuarve në kuadër të operacionit "Rrugëtimi", të cilët janë përfshirë në kontrabandë medikamentesh që sillnin nga Italia dhe Greqia. Devis Beqiri, sipas dosjes që ka siguruar Zëri.ai, ka deklaruar se ai ka qenë i punësuar në shumë subjekte farmaceutike dhe së kjo gjë ka bërë që ai të ketë krijuar kontakte dhe njohje me profesionistë të fushës, si mjekë apo farmacistë. Vetë Beqiri është shprehur se fakti që ka mbetur pa punë dhe në kushte të vështira familjare, sepse ishte i divorcuar e me një fëmijë të vogël, e kanë detyruar atë të përfshihet në kontrabandimin e ilaçeve. Por, ai thekson se barnat të cilat tregtonte ishin cilësore. Gentian Beqiri ka deklaruar se nuk kishte dijeni për mënyrën se si shiteshin apo si bliheshin ilaçet, por thotë aktiviteti ishte i ligjshëm pasi i vëllai e njeh mirë sektorin e farmaceutikës.
Pjesë nga dosja:
Devis Beqiri ka deklaruar se ai ka qenë i punësuar në shumë subjekte farmaceutike. Duke qenë i angazhuar në këtë sektor, ai ka krijuar kontakte dhe njohje me profesionistë të fushës, si mjekë apo farmacistë. Pasi ka mbetur pa punë dhe në kushte të vështira familjare, sepse ishte i divorcuar dhe më një fëmijë të vogël, e kanë detyruar atë të përfshihet në kontrabandimin e ilaçeve. Por ai ka theksuar se barnat të cilat tregtonte ishin cilësore.
Gentian Beqiri ka deklaruar në lidhje me aktivitetin që zhvillon i vëllai se nuk kishte dijeni për mënyrën se si shiteshin apo si bliheshin ilaçet, por thotë aktiviteti ishte i ligjshëm pasi i vëllai e njeh mirë sektorin e farmaceutikës.
Dosja:



Çfarë ndodhi sot?
16 persona janë vënë në prangat e Policisë së Tiranës këtë të shtunë nën akuzën e kontrabandës së ilaçeve. Nga hetimet e Prokurorisë së Tiranës rezultoi se grupi kontrabandonte medikamentet mjekësore nga Greqia, Italia e Kosova e më pas i shpërndante në qytete të ndryshme të vendit me çmime shumë herë më të larta. Farmacistët i porosisnin ilaçet në aplikacionin “ËhatsApp” tek “furnizuesit”, të cilët bënin më pas shpërndarjen. Në pranga kanë rënë: Devis Beqiri, Gentian Beqiri, Erjon Bajramaj, Dinë Thaqi, Ermal Merdani, Lorin Bregoniva, Almed Hoxha, Elton Qorri, Albi Dyrmishi, Florian Muçogalli, Saimir Dervishi, Admir Hoxha, Gëzim Hoxha, Artur Spaho, Tomor Mustafaj dhe Albert Bakaj.
VIDEO/ Në qese të zeza dhe pa kuti, si kontrabandohen medikamentet duke shkelur çdo protokoll

TIRANË- Pamjet e publikuara nga Policia e Shtetit tregojnë se përveçse të kontrabanduara, medikamentet tregtoheshin totalisht jashtë çdo protokolli. Të futur në qese të zeza, të lidhura me llastikë dhe pa kutitë përkatëse, medikamentet mbërrijnë në duart e porositësve pa u ruajtur në kushtet e duhura. Shumë prej tyre e kanë të nevojshme të qëndrojnë në frigorifer medicinal apo në një temperaturë të duhur, por qëndrimi në qese e magazina, nuk e mundëson këtë gjë duke ulur kështu dhe efektivitetin e medikamenteve.
Kontrabanda, si u simulua blerja e ilaçeve me vlerë 800 euro

TIRANË –Policia e Tiranës ka vënë në pranga 16 shtetas dhe ka shpallur në kërkim dhe 2 të tjerë për kontrabandë medikamentesh, që kapnin vlerën e 50 mijë eurove. Pas hetimit disa mujor në rrjetën e operacionit “Rrugëtimi”, sipas burimeve policore për Zëri.ai, kanë rënë dhe farmacistë, punonjës të Agjencisë së Barnave dhe punonjëstë Doganave.
Po të njëjtat burime bëjnë me dije se ky grupi u arrit që të zbërthehet, pasi një agjent hyri në lojë.
Që grupi të binte në grackë, u simulua një blerje e ilaçeve me vlerën 800 euro, raporton Report Tv.
Porosia e ilaçeve u bë me Whatsapp, ndërsa takimi do të bëhej tek Materniteti i Ri, në zonën e Brrylit në kryeqytet.
Në blerjen e simuluar u porosit:
Kuti me mbishkrimin Augumentin 250/62,5 mg/5 ml copë 7(shtatë).
Kuti me mbishkrimin Klaricid 250 mg/5ml copë 5(pesë). Kuti me mbishkrimin Ceclor 375 mg/5ml copë 4(katër). Kuti me mbishkrimin Ceftoral 100 mg cefixime për 5 ml copë 5(pesë).
Kuti me mbishkrimin Zithromax 900mg/22.5 ml copë 35 (tridhjetë e pesë). Kuti me mbishkrimin Zithromax 1500 mg /37.5 ml copë 4(katër). Kuti me mbishkrimin Depon 120 mg/5 ml copë 14 (katërmbëdhjetë).
Takimi mes agjentit dhe anëtarëve të grupit, që shisnin medikamente të kontrabanduara, u zhvillua në orën 15:36 minuta tek Materniteti i Ri./Zëri.ai/
DOSJA-PËRGJIMET/ "Kanë kapur 25 milion, më fike", Zëri.ai zbardh skemën e kontrabandës së ilaçeve

TIRANË- Zëri.ai ka zbardhur dosjen e plotë dhe përgjimet e grupit që merrej me kontrabandë ilaçesh. Në bisedat e zbuluara në "WhatsApp" mes anëtarëve të grupit shihet se ata kontrabandonin ilaçe nga Greqia, Italia dhe Kosova e që më pas shpërndaheshin në qytete të ndryshme të vendit. Në momentin e arrestimit janë sekuestruar ilaçe që kapnin vlerën deri në 50 mijë euro. Në përgjimet e grupit nuk mungonin as "kodet" me emrat e gazetarëve. Mes ilaçeve të sekuestruara janë: Klaricid, Ceclor, Ceftoral, Zithroma, Depon, Zithromax, Zoloft, Flagyl, Bisovlon, Diamicron, Diovan, Diovan, Vermox.
Pjesë nga përgjimet:
Albert Bakaj: Ore, Mero Bazen e solle ti?
Devis Beqiri: Jo, të hënën. Nuk ke ti? 10 i kam.
Albert Bakaj: Nuk i dua më për të hënën, dua lekët.
Devis Beqiri: Ok, pa merak!
Dosja hetimore në ngarkim të tyre është në dorën e prokurorit Bledar Valikaj.
Pjesë e paligjshmërisë sipas akuzës së Tiranës mund të jenë bërë dhe punonjës të Agjensisë së Barnave dhe ata të doganës, por deri më tani nuk ka emra konkret.
Në aplikacionin e bisedave "WhatsApp" farmacistët porosisnin ilaçet tek "furnizuesit". Këta të fundit e zgjidhnin vetë pjesën e transportit.
Pjesë nga përgjimet:
10/3/23, 10:28 – Turi: I more ato
10/3/23, 10:30 – Bregovina.l: Për 1 orë do i kesh aty se jam me njerëz sot
10/3/23, 10:31 – Turi: Ok. Nazonan ke, është Levopromazin
10/6/23, 09:32 – Bregovina.l: Jo, kthehu pak te dyqani
Tomor Mustafa, u ndalua pasi gjatë kontrollit të telefonit iu gjetën biseda ku porosiste barnat kontrabandë.
Pjesë nga biseda: (Të përzgjedhura)
16.1.23, 2:01:11 Toli: 14 Rocefina mingjen dot
16.1.23, 2:27:20 Devi: Nuk kam
14.4.23, 11:19:16 Toli: Nona, mgjes
14.4.23, 11:19:38 Toli: A mundesh me i cu para orës 2 ato
14.4.23, 11:20:47 Devi: Jo se në 6 e 30 do tak me atë
14.4.23, 11:21:29 Toli: Ok po i them ka ora 7
14.4.23, 8:14:33 Devi: Të çova 600 euro
14.4.23, 8:14:37 Devi: Sa janë
17.4.23, 12:42:23 Toli: 156000
17.4.23, 12:42:52 Devi: Ok, më vonë flasim
15.5.23, 8:48:09 Devi: Ai s’më ka sjellë asgjë v*,po të sjell 1.5 nesër
15.5.23, 8:48:30 Toli: O nona r*pt ju kam them që t premten se pz ski st miat
15.5.23, 8:48:49 Devi: Po cë të bëj të shiten vetë
15.5.23, 8:49:00 Toli: Po s’ka lidhje tshit
15.5.23, 8:49:02 Toli: Vetëm t’pyta
15.5.23, 8:49:09 Toli: The i ka mos fol budalliqe
15.5.23, 8:49:13 Toli: Tani t shiti veten thot
15.5.23, 8:49:21 Devi: Të shitem unë ore
5.5.23, 8:49:23 Devi: Jo ai
5.5.23, 8:49:29 Devi: Ai se kushton shume
6.5.23, 12:10:21 Toli: Nona erdhe
6.5.23, 12:14:53Devi: Sa u nisa
16.5.23, 7:48:5 Toli: Po ju kam dhën 1.5
16.5.23, 7:49:06 Toli: Më marin tel thon ke 1 se shkuan e i morën ato
16.5.23, 7:53:50 Devi: Kisha për të paguar pjesën e djalit dhe aq kisha
26.5.23, 11:15:47 Devi: Duan siguracion
26.5.23, 2:00:47 Toli: Po si do ja bëjmë, të parat vetë i kam paguar.
126.5.23, 2:10:48 Devi: Ore prz s’kam vajta si legen te banka
29.5.23, 9:11:17 Toli: Nona ca bene, ma bëj një njishe sot
29.5.23, 9:11:47 Devi: Jam në Itali të thash
29.5.23, 9:12:00 Toli: Ro*t kanë kapur 25 milion
29.5.23, 9:12:06 Devi: Ca thua
29.5.23, 9:12:08 Toli: Duhet me i mbledh ro*t. Më fike, shif bëj diçka pash zotin
29.5.23, 9:14:20 Devi: Po ca të bëj o nona prz, sikur i kam e nuk ti jap
Biseda e Albert Bakajt me Devis Beqirin (Të përzgjedhura)
2.9.20, 11:57:30 Albert Elbasan: Më duhen maska dhe doreza
2.9.20, 11:57:39 Devi: Sa maska dhe sa doreza të duhen
2.9.20; 11:57:56 Albert Elbasan: Po mi bëj 5+5
2.9.20, 11:59:41 Devi: Këto po ti bëj me lek në dorë
2.9.20, 12:00:15 Albert Elbasan: Po
8.9.20, 6:39:27 Albert Elbasan: Më duhet Aminoven 5%, Nulan (procarbazine) 50mg 18
18.9.20, 4:49:13 Devi: Ska
18.9.20, 4:49:27 Albert Elbasan: Ok
18.9.20, 4:49:57 Devi: Përdoret për tumorin në tru. Dhe limfomen hodking
3.11.20, 11:47:56Albert Elbasan: Remdes 5 cop fare behet
3.11.20, 11:50:28 Devi: Nuk ka
3.11.20, 5:29:24 Albert Elbasan: Dhe 5 xarelto
3.11.20, 5:29:32 Albert Elbasan: Mi gjen dot?
5.21, 12:36:38 Albert Elbasan: Behet fjalë për Decapeptyl dite+ Exemestane 25mg 1cp/ditë për 5vite
15.21, 12:37:25 Albert Elbasan: I dua për një njeriun tim a i gjejmë dot
1.5.21, 4:36:53 Devi: Të pyes e të them
7.5.21, 4:37:24 Albert Elbasan: Vinë nga Italia këto
7.5.21, 4:52:12 Devi: Në Itali.
















Çfarë ndodhi sot?
16 persona janë vënë në prangat e Policisë së Tiranës këtë të shtunë nën akuzën e kontrabandës së ilaçeve. Nga hetimet e Prokurorisë së Tiranës rezultoi se grupi kontrabandonte medikamentet mjekësore nga Greqia, Italia e Kosova e më pas i shpërndante në qytete të ndryshme të vendit me çmime shumë herë më të larta. Farmacistët i porosisnin ilaçet në aplikacionin “WhatsApp” tek “furnizuesit”, të cilët bënin më pas shpërndarjen. Në pranga kanë rënë: Devis Beqiri, Gentian Beqiri, Erjon Bajramaj, Dinë Thaqi, Ermal Merdani, Lorin Bregoniva, Almed Hoxha, Elton Qorri, Albi Dyrmishi, Florian Muçogalli, Saimir Dervishi, Admir Hoxha, Gëzim Hoxha, Artur Spaho, Tomor Mustafaj dhe Albert Bakaj.
Kontrabandë ilaçesh me vlerë rreth 50 mijë euro, 16 të arrestuar në Tiranë, mes tyre farmacistë e furnizues

TIRANË-16 persona, mes të cilëve dhe farmacistë dhe furnizues kanë rënë në prangat e Policisë së Tiranës këtë të shtunë pasi akuzohen për kontrabandë të medikamenteve mjekësore.
Sipas autoriteteve medikamentet e kontrabanduara kapnin vlerën e 50 mijë eurove. Ilaçet mësohet se janë blerë me metodën e stimulimit nga një agjent i infiltruar i cili ka dokumentuar dhe të gjithë aktivitetin e paligjshëm të 16 perosnave të arrestuar.
Ndërkohë dy persona të tjerë janë shpallur në kërkim dhe po punohet për kapjen e tyre.
Nga verifikimet e kryera ka rezultuar se këta persona, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, tregtonin medikamente të ndryshme mjekësore të kontrabanduara, nga Greqia, Italia dhe Kosova, të cilat më pas i shisnin në farmaci të ndryshme në Tiranë, Elbasan, Fier, dhe Vlorë, me çmime shumë të larta.
Gjatë kontrolleve të ushtruara në kuadër të këtij operacioni, në disa banesa dhe farmaci në Tiranë, Elbasan, Fier dhe Vlorë, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale, sasi të konsiderueshme medikamentesh mjekësore, pa pullë fiskale nga Agjencia Kombëtare e Barnave dhe Pajisjeve Mjekësore, me vlerë rreth 50000 euro. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.
Në pranga kanë rënë:
Devis Beqiri,
Gentian Beqiri,
Erjon Bajramaj,
Dinë Thaqi,
Ermal Merdani,
Lorin Bregoniva,
Almed Hoxha,
Elton Qorri,
Albi Dyrmishi,
Florian Muçogalli,
Saimir Dervishi,
Admir Hoxha,
Gëzim Hoxha,
Artur Spaho,
Tomor Mustafaj dhe
Albert Bakaj.
NJOFTIMI I POLICISË:
Tiranë Finalizohet me sukses nga Sektori për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në bashkëpunim me Sektorin e Forcës së Posaçme të Operacioneve Speciale dhe Kërkimit, në drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, operacioni policor i koduar "Rrugëtimi".
Tregtonin dhe magazinon medikamente mjekësore, të dyshuara të kontrabanduara, vihen në pranga 16 shtetas. Shpallen në kërkim 2 të tjerë. Sekuestrohen medikamentet e ndryshme mjekësore, të dyshuara të kontrabanduara, me vlerë rreth 50000€
Specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në bashkëpunim me Sektorin e Forcës së Posaçme të Operacioneve Speciale dhe Kërkimit, në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e kontrabandës me mallra të ndryshme, pas një pune hetimore disamujore, ndjekur me metoda speciale të hetimit, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar "Rrugëtimi".
Si rezultat i tij u ekzekutuan masat e sigurisë "Arrest në burg", për shtetasit:
- D. B., 39 vjeç, G. B., 45 vjeç, E. B., 35 vjeç, D. Th., 40 vjeç, E. M., 42 vjeç, të gjithë banues në Tiranë.
Gjithashtu u ndaluan shtetasit L. B., 41 vjeç, banues në Fier, F. M., 36 vjeç, banues në Berat, A. H., 51 vjeç, E. Q., 44 vjeç, A. D., 45 vjeç, , S. D., 31 vjeç, A. H., 45 vjeç, G. H., 64 vjeç, A. S., 56 vjeç, T. M., 30 vjeç, A. B., 38 vjeç, banues në Tiranë.
Gjithashtu, u shpallën në kërkim shtetasit A. C., dhe L. B. Nga verifikimet e kryera ka rezultuar se këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, tregtonin medikamente të ndryshme mjekësore të kontrabanduara, nga Greqia, Italia dhe Kosova, të cilat më pas i shisnin në farmaci të ndryshme në Tiranë, Elbasan, Fier, dhe Vlorë, me çmime shumë të larta.
Gjatë kontrolleve të ushtruara në kuadër të këtij operacioni, në disa banesa dhe farmaci në Tiranë, Elbasan, Fier dhe Vlorë, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale, sasi të konsiderueshme medikamentesh mjekësore, pa pullë fiskale nga Agjencia Kombëtare e Barnave dhe Pajisjeve Mjekësore, me vlerë rreth 50000 euro. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale./Zëri.ai