TIRANË-Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura, gjenerallejtënant Arben Kingji, ka zhvilluar ditën e djeshme (16 tetor) një takim me ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shqipëri, Eric Wendt. Me anë të fotove të ndara nga takimi në rrjete sociale, Kingji shkruan se gjatë takimit vlerësoi mbështetjen e vazhdueshme të SHBA-së në fushën e Mbrojtjes, veçanërisht në modernizimin e kapaciteteve operacionale dhe ushtarake të Forcave të Armatosura.
"Kënaqësi të zhvilloja një takim me Ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Sh.T.Z. Eric Wendt. Gjatë takimit, shpreha mirënjohjen për mbështetjen e vazhdueshme të partnerit tonë strategjik në fushën e mbrojtjes, veçanërisht në drejtim të modernizimit të kapaciteteve operacionale dhe ushtarake të Forcave të Armatosura. Theksova angazhimin për thellimin e mëtejshëm të bashkëpunimit dhe forcimin e sigurisë kombëtare dhe kolektive,"-shkruan Kingji.