Aktualitet

Me vajzën e mitur në shkallët e Kryeministrisë, protestuesi u bën thirrje policëve: “Hiqni kapelet!”

Qytetari qëndroi për disa minuta në shkallët e Kryeministrisë, përpara se të tërhiqej dhe të largohej nga vendi së bashku me një grua.

M.K.

Me vajzën e mitur në shkallët e Kryeministrisë, protestuesi

TIRANË- Një moment i veçantë është shënuar gjatë protestës para Kryeministrisë, ku një qytetar është ngjitur në shkallët e godinës duke mbajtur me vete vajzën e tij të mitur.

Nga ky pozicion, ai u ka bërë thirrje efektivëve të Policisë të heqin kapelet, ndërsa në zonë është vendosur një kordon policor për arsye sigurie.

Qytetari qëndroi për disa minuta në shkallët e Kryeministrisë, përpara se të tërhiqej dhe të largohej nga vendi së bashku me një grua.

Ngjarja u zhvillua në kuadër të protestës, ku qytetarët kanë shprehur pakënaqësitë e tyre përmes tubimit para selisë së qeverisë./ZËRI

Poll

MOS HUMB