DETAJI- Aeroplani special i qeverisë gjermane solli emisarët në Prishtinë

PRISHTINË- Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde ka zbuluar detaje nga takimi që kanë bërë në Prishtinë zyrtarët e lartë të Bashkimit Europian dhe i dërguari i SHBA për rajonin, Gabriel Escobar. Rohde ka bërë me dije se emisarët erdhën në Prishtinë me aeroplanin e qeverisë gjermane përmes një fotografie që e publikoi në rrjetet e tij sociale.
“Takimi i sotëm i emisarit Lajçak dhe katër të tjerëve nga Gjermania, Franca, SHBA dhe Italia bashkë me kryeministrin Albin Kurti nënvizon përkushtimin e palodhshëm të BE-së, Gjermanisë, Francës, SHBA-së e Italisë për një zgjidhje të qëndrueshme dhe në këtë mënyrë për të përshpejtuar integrimin e plotë të Kosovës në familjen euroatlantike,”- ka shkruar Rohde.
Today's meeting of ???????? EUSR @MiroslavLajcak and the 4 NSAs from ???????????????????????????????? together with PM @albinkurti underscores???????????????????????????????????????? tireless commitment for sustainable solutions and thus speed up ???????? full integration into the Euro-Atlantic family. pic.twitter.com/hTFO2zoXCx
— Ambassador Jörn Rohde (@GermanAmbKOS) October 21, 2023
Përveç përfaqësuesit special të BE-së për dialogun ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës dhe çështjeve të tjera rajonale të Ballkanit Perëndimor, Miroslav Lajçak. Të pranishëm në takim ishin edhe: zëvendësndihmës Sekretarin e Shtetit të SHBA-së dhe të dërguarin special të SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, këshilltarë për çështje të jashtme dhe politikës së sigurisë Presidentit të Republikës së Francës dhe kancelarit të Republikës Federale të Gjermanisë, Emanuel Bonn dhe Jens Plettner, dhe këshilltarit diplomatik të Kryeministrit të Republikës së Italisë, Francesco Talo. Tashmë ngelet të zbradhet se çfarë propozimi ishte ai që u shkoi sot në tavolinë Kurtit dhe Vuçiçit. Vetë Lajçak foli për një plan, por nuk dha asnjë detaj tjetër për mediat. Po ashtu, paralajmëroi se sulmi i 24 shtatorit në Banjskë do të hetohej./Zëri.ai
REL: "High 5" zbarkon në Kosovë e Serbi, ç'kërkon SHBA&BE nga dy vendet?

Përfaqësuesi special i Bashkimit Evropian (BE) për dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, Miroslav Lajçak, ka thënë të shtunën se deeskalimi i gjendjes dhe normalizimi i marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë janë më urgjente së kurrë më parë. Ndërkohë, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha pas takimit me Lajçakun dhe katër diplomatët e tjerë perëndimorë të shtunën në Prishtinë, se për vendin e tij çështja më urgjente është siguria e shtetit të qytetarëve. I dërguari i Bashkimit Evropian për dialogun, Lajçak, tha se “çfarëdo kushti, apo çfarëdo vonese për normalizimin e marrëdhënieve është e papranueshme”.
“Ne presim nga Kosova dhe Serbia që t’i plotësojnë tërësisht detyrimet e tyre brenda dialogut. Ngjarjet e 24 shtatorit nuk e ndryshojnë faktin se Kosova dhe Serbia bënë marrëveshje për normalizimin e marrëdhënieve në fillim të këtij viti,”- tha Lajcak duke iu referuar sulmit kundër Policisë së Kosovës nga një grup serbësh të armatosur në veri të Kosovës, ku mbeti i vrarë rreshteri Afrim Bunjaku.
Ai theksoi se Kurti, si kryeministër i Kosovës, “ka përgjegjësi të bëjë përparim në normalizimin e marrëdhënieve, nëse Kosova dëshiron të bëjë përparim drejt Bashkimit Evropian”.
“Këtu, ne duhet ta nënvizojmë nevojën për themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë pa asnjë vonesë tjetër. Pa këtë, nuk do të ketë përparim në rrugën evropiane të Kosovës,”- paralajmëroi Lajçak.
Në lidhje me dialogun, Lajçak tha se ai dhe katër diplomatët e tjerë, i dërguari amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, dhe zyrtarët e lartë nga Franca, Emanuel Bonne, Gjermania, Jens Plotner dhe Italia, Alessandro Cattaneo, erdhën në Prishtinë me një plan.
“Ne gjithmonë e kemi një plan, pra ne e kemi një plan dhe ne e diskutuam planin me kryeministrin Kurti dhe do ta diskutojmë edhe me presidentin Aleksandar Vuçiç sot më vonë. Tani nuk do të jap më shumë hollësi,”- tha Lajçak.
Lajçak nënvizoi se sulmi në Banjskë vetëm se a e ka bërë edhe më të rëndësishëm dialogun mes Kosovës dhe Serbisë dhe se ai është rruga e vetme për dy vende me aspirata evropiane.
“Dialogu është më i rëndësishëm së kurrë, sepse nëse nuk ka dialog mund të përsëritet eskalimi, dhe kjo nuk është çka duam ne, as çka doni ju. Prandaj jemi këtu. E dyta, nuk ka alternativë tjetër pos dialogut, sepse dialogu sjell normalizim e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë dhe e hap rrugën evropiane për Kosovën dhe Serbinë”, tha Lajçak.
Kurti theksoi, sipas një njoftimi të Qeverisë së Kosovës, se prioritet kryesor dhe çështje urgjente për Kosovën është siguria e shtetit dhe e qytetarëve, e kufijve dhe e territorit.
“Pas sulmit terrorist dhe kriminal të 24 shtatorit të kryer nga grupe paramilitare me sponsorim dhe pjesëmarrje të Serbisë, ndëshkimi është vendimtar për mospërsëritje”, thuhet në njoftim.
Në lidhje me dialogun, kryeministri kosovar theksoi se “është i nevojshëm reflektimi cilësor dhe një qasje e re”. Pas vizitës në Prishtinë, diplomatët udhëtuan drejt Beogradit, ku u takuan me presidentin serb Aleksandër Vuçiç pasditen e së shtunës. Vuçiçi tha se e pati një takim "të vështirë" me pesë diplomatëve perëndimorë në Beograd.
"Besoj se në periudhën e ardhshme ne do ta gjejmë një rrugëdalje nga kjo krizë. Pres takime të rëndësishme në Bruksel në ditët në vijim", tha Vuçiç në një shkrim në rrjetin social Instagram, pas takimit.
Para takimeve, burimet diplomatike në Bruksel thanë për Radion Evropa e Lirë se me këtë vizitë synohet të dërgohet mesazh se ekziston unitet mes Shteteve të Bashkuara dhe BE-së, që të punohet në zbatim të Marrëveshjes për normalizim të marrëdhënieve mes dy vendeve, të arritur në shkurt të këtij viti në Bruksel.
Një muaj më vonë, në Ohër të Maqedonisë së Veriut, është arritur pajtueshmëri për aneksin e zbatimit të saj. Në një samit të mbajtur më 20 tetor mes SHBA-së dhe BE-së në Uashington, palët kanë bërë thirrje për zbatim të “shpejtë dhe pa kushte” të Marrëveshjes për normalizim të marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë, dhe që dy vendet t’i kthehen dialogut.
“Nënvizojmë nevojën që Kosova dhe Serbia, urgjentisht t’i ulin tensionet dhe shpejt, e pa kushte ta zbatojnë Marrëveshjen për rrugën drejt normalizimit të raporteve mes tyre dhe të kthehen në dialogun e lehtësuar nga BE-ja“, është thënë mes tjerash në deklaratën e miratuar.
Por, pas zhvillimeve në Banjskë të Zveçanit, autoritetet e Kosovës kanë thënë se gjërat më nuk mund të jenë njësoj sa i përket rrjedhës së dialogut. Më 24 shtator, në Banjskë është vrarë rreshteri i Policisë së Kosovës Afrim Bunjaku, si pasojë e sulmeve të një grupi të armatosur serb. Në shkëmbim e sipër të zjarrit, mes policisë dhe atij grupi, janë vrarë edhe tre sulmues. Përgjegjësinë për sulmin e ka marrë ish-nënkryetari i Listës Serbe, Millan Radoiçiç, i cili më pas ka hequr dorë nga të gjitha funksionet e partisë, që gëzon mbështetjen e Beogradit zyrtar. Kosova është në kërkim të ekstradimit të Radoiçiçit nga Serbia.
Kosova e fajëson Serbinë për sulmin e 24 shtatorit, por ajo i hedh poshtë të gjitha pretendimet. Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë më 20 tetor se nuk mund të ketë normalizim të raporteve me Serbinë, pa pasur siguri në Kosovë.
Kryenegociatori i Kosovës për dialogun mes dy vendeve, Besnik Bislimi, ka thënë se fillimisht duhet të hiqen masat ndaj Kosovës, dhe Serbisë nuk duhet t’i lejohet të bëjë agresion përsëri në Kosovë. Bashkimi Evropian ka vendosur masa ndëshkuese ndaj Kosovës muaj më parë, pas rritjes së tensioneve në veri të Kosovës.
Situata, me raste, është përshkallëzuar në dhunë. Kërkesën e Kosovës për vendosjen e masave ndëshkuese ndaj Serbisë e ka bërë edhe Parlamenti Evropian, i cili përmes një rezolute të miratuar më 19 tetor, ka kërkuar që Beogradi të përballet me pasoja nëse vërtetohet një lidhje e drejtpërdrejtë e Serbisë me sulmin në Banjskë.
Burimet në Bruksel i kanë thënë Radios Evropa e Lirë se pritjet e diplomatëve janë që Kosovës t’i kërkohet që ta gjejë një rrugë për “organizimin sa më të shpejtë të zgjedhjeve lokale në katër komunat në veri” dhe zotimin për nisjen e themelimit të Asociacionit të komunave me shumicë serbe, të cilin Qeveria në Prishtinë e ka refuzuar deri më tash, me arsyetimin se mund ta rrezikojë funksionalitetin e shtetit.
Nga Serbia besohet se do të kërkohet që të distancohet nga secili veprim që mund ta destabilizojë veriun e Kosovës dhe që po ashtu t'i zbatojë marrëveshjet të cilat janë arritur më herët në dialog. Diplomatët perëndimorë e kanë përmendur disa herë se zbatimi i Marrëveshjes së arritur më 27 shkurt në Bruksel është hap kyç për rrugën përpara drejt integrimeve evropiane. Marrëveshja me 11 nene nuk e obligon Serbinë që ta njohë Kosovën, por kërkon nga të dyja vendet që t’i pranojnë dokumentet dhe simbolet e njëra-tjetrës, përfshirë: pasaportat, diplomat dhe targat.
Ditë më parë, ambasadori amerikan në Beograd, Christopher Hill, ka thënë për televizionin N1 në Serbi se në takimet e 21 tetorit, Kosovës dhe Serbisë do t’iu bëhen “propozime interesante”, pa dhënë më shumë hollësi. Kosova dhe Serbia janë pjesë e dialogut të ndërmjetësuar nga BE-ja, për normalizim të raporteve, prej vitit 2011.
Palët kanë nënshkruar një mori marrëveshjesh, por jo të gjitha janë zbatuar. Vetëm kryeministri Kurti dhe presidenti serb, Aleksandër Vuçiç janë takuar tetë herë në kuadër të këtij dialogu, prej vitit 2021, por të gjitha takimet kanë përfunduar pa nënshkrim të ndonjë marrëveshjeje./REL
“High 5”/ Vuçiç pas takimit: Na presin biseda të rëndësishme në Bruksel

BEOGRAD- Presidenti Aleksandër Vuçiç u takua sot me përfaqësuesin special të BE-së për dialogun ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës dhe çështjeve të tjera rajonale të Ballkanit Perëndimor, Miroslav Lajçak. Të pranishëm në takim ishin edhe: zëvendësndihmës Sekretarin e Shtetit të SHBA-së dhe të dërguarin special të SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, këshilltarë për çështje të jashtme dhe politikës së sigurisë Presidentit të Republikës së Francës dhe kancelarit të Republikës Federale të Gjermanisë, Emanuel Bonn dhe Jens Plettner, dhe këshilltarit diplomatik të Kryeministrit të Republikës së Italisë, Francesco Talo.
Pas takimit, presidenti serb tha se biseda me “pesëshen e madhe” ka qenë e vështirë.
"Ishte një takim i vështirë me pesëshen. Besoj se në periudhën e ardhshme do të gjejmë një rrugëdalje nga kriza. Në ditët në vijim pres takime të rëndësishme në Bruksel,"- ka shkruar presidenti i Serbisë pas takimit në llogarinë e tij në Instagram.
Pas takimit, Lajçak foli shkurt para gazetarëve dhe tha se tema e vizitës ishte se si të arrihet progres në zbatimin e marrëveshjes për normalizim dhe deeskalim të situatës mes dy vendeve. Vështirësinë e takimit, Vuçiç e parapriu që në mëngjes pasi u shpreh se sot mund të jetë dita më e vështirë për të dhe për vendin e tij.
“Nuk kam fjetur natën për shkak të kësaj, nuk e di nëse do të bërtas apo do të qaj nga dhimbja. Por mund t’ju them se do të kërkojmë një rrugë dhe do t’ia dalim ta ruajmë Serbinë. Mund t’ju premtoj se nuk do të luftoj për të shpëtuar veten, por do të luftoj me gjithë zemër për të shpëtuar vendin, sado të fuqishëm dhe të fortë të jenë ata. Gjithashtu do ta mbroj Kosovën dhe njerëzit tanë atje,”- tha Vuçiç para takimit.
Tashmë ngelet të zbradhet se çfarë propozimi ishte ai që u shkoi sot në tavolinë Kurtit dhe Vuçiçit. Vetë Lajçak foli për një plan, por nuk dha asnjë detaj tjetër për mediat. Po ashtu, paralajmëroi se sulmi i 24 shtatorit në Banjskë do të hetohej./Zëri.ai
Vuçiç pas takimit me diplomatët: Pres takime në Bruksel në ditët në vijim

BEOGRAD – Presidenti serb Aleksandër Vuçiç takoi sot 5 diplomatët perëndimorë në Beograd.
Pas takimit, Vuçiç ka mbajtur një konferencë për mediat, ku dha mesazhe të rëndësishme.
“Takimi ishte mjaft i vështirë. Besoj se në periudhën më vonë do ta gjejmë një mënyrë për të dalë nga kriza. Pres takime të rëndësishme në ditët në vijim, në Bruksel”, tha Vuçiç para gazetarëve.
I dërguari special i BE për dialogun, Miroslav Lajçak deklaroi se ka një plan për të vazhduar dialogun Kosovë-Serbi, por se u shpreh se nuk mund të japë më tepër detaje.
Pesëshja diplomatike, përbërë nga i dërguari special i BE-së për dialogun, Miroslav Lajçak, zv ndihmës sekretari i SHBA, Gabriel Escobar, së bashku me këshilltarët e liderëve të Gjermanisë, Francës dhe Italisë, ishte sot më herët në Prishtinë.
Diplomatët i dorëzuan në tavolinë Kurtit, draft-statutin për formimin e Asocacionit të Komunave me shumicë serbe në Kosovë. Pesëshja diplomatike kanë këmbëngulur, që palët të zbatojnë marrëveshjet e arritura. /Zëri.ai/
Takimi/ Lajçak: Nuk pranojmë kushte, pa Asocacionin Kosova nuk bën progres drejt BE-së

PRISHTINË- I dërguari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, në një konferencë të mbajtur para zyrave të qeverisë Kosovës, pasi diplomatët dolën nga zyra e kryeministrit, Albin Kurti, deklaroi se Kosova duhet të nisë menjeherë nga puna, për të formuar Asocacionin e Komunave me shumicë serbe.
“Kryeministri Albin Kurti ka përgjegjësi, që të bëjë progres në normalizimin e raporteve me Serbinë, nëse Kosova do që të bëjë progres drejt rrugës europiane. Duhet që të bëhet Asocacioni i Komunave me shumicë serbe, pa vonesa. Pa Asocacionin, Kosova nuk bën progres drejt BE-së. E vlerësojmë gatishmërinë e Kurtit për të vazhduar diskutimet tona sa më shpejt të jetë e mundur. Do të shkojmë në Beograd, ku do të takojmë presidentin Vuçiç”, tha Lajçak.
Lajçak foli edhe për komunikimet që kishin pasur me kryeministrin e Kosovës Albin Kurti dhe zv kryeministrin, Besnik Bislimi.
“Ne kishim një bisedë substanciale me kryeministrin Kurti dhe zv kryeministrin Bislimi. Ne folëm për faktin sesi duhet të avancohen raportet mes Kosovës dhe Serbisë, për të bërë progres në zbatimin e marrëveshjeve të kaluara. Ne dëgjuam me vëmendje pikëpamjet e kryeministrit Kurti dhe shqetësimet e tij, në lidhje me situatën në veriun e Kosovës”, deklaroi Lajçak.
Po ashtu, Miroslav Lajçak foli edhe për sulmin terrorist të 24 shtatorit. Ai tha se Serbia ka përgjegjësinë, që të dënojë autorët e sulmit të përgjakshëm, ku u vra polici i Kosovës, Afrim Bunjaku.
“Dua të them këtu përpara jush, se sulmi ndaj Policisë së Kosovës përbën një ngjarje të rëndë dhe një incident të paprecedent. Ne shprehim ngushëllimet tona për policin që u vra në Banjskë dhe dënuam ashpër sulmin më 24 shtator”, u shpreh Lajçak.
Ndërsa, më pas ka reaguar edhe Kryeministria e Kosovës, e cila deklaron se ka ardhur një plan në tavolinë, që do të shqyrtohet, duke mos dhënë më shumë detaje. Pesëshja diplomatike po viziton Kosovën, me qëllim ringjalljen e dialogut dhe përmbushjen e detyrimeve të palëve, që rrjedhin nga marrëveshjet e nënshkruara./Zëri.ai/
Pesëshja diplomatike e bën fakt Asocacionin, i dorëzon Kurtit draft-statutin

PRISHTINË – Pesë diplomatët perëndimorë kanë mbërritur në ndërtesën e Qeverisë së Kosovës, për t’u takuar me kryeministrin Albin Kurti.
Pesëshja diplomatike përbëhet nga i dërguari special i BE-së për dialogun, Miroslav Lajçak, zv ndihmës sekretari i SHBA, Gabriel Escobar, së bashku me këshilltarët e liderëve të Gjermanisë, Francës dhe Italisë.
Të dërguarit e SHBA-ve dhe të BE-së kanë dërguar në Kryeministrinë e Kosovës, draft-statutin për Asocacionin e Komunave me shumicë serbe. Draft-statuti tashmë është në tavolinën e kryeministrit Albin Kurti.
Pasi pesëshja diplomatike ka dalë nga Kryeministria e Kosovës, i dërguari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, deklaroi se ai dhe diplomatët e tjerë kanë dënuar ashpër sulmin e 24 shtatorit në Banjskë. Lajçak u shpreh se duhet që tashmë të ecet përpara me Asocacionin e Komunave me shumicë serbe.
“Ne erdhëm në zyrën e Albin Kurtit, kishim një plan dhe ia prezantuam. Ne e dënojmë sulmin e 24 shtatorit në Banjskë. E kuptojmë brengën e Kurtit për sigurinë në veriun e Kosovës. Në të njëjtën kohë, duhet të bëjmë përpara me Asocacionin e Komunave Serbe. Pa Asocacionin, Kosova nuk mund të bëjë përpara në rrugën europiane”, tha Lajçak.
Kurti, një ditë më parë, kishte deklaruar se nuk mund të ketë normalizim të raporteve me Serbinë, pa pasur fillimisht siguri në Republikën e Kosovës.
Pesëshja diplomatike po viziton Kosovën, me qëllim ringjalljen e dialogut dhe përmbushjen e detyrimeve të palëve, që rrjedhin nga marrëveshjet e nënshkruara./Zëri.ai/