Politikë

SPAK në familjen Berisha, Basha: Të korruptuarit duhet të japin llogari

Gjatë një takimi me qytetarë në Dibër, Basha shpërndau disa foto dhe një mesazh që lidhet me ndëshkueshmërinë.

k.m.
SPAK në familjen Berisha, Basha: Të korruptuarit duhet të japin
Lulzim Basha

TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike (e ashtuquajtura PD e vulës), Lulzim Basha ka komentuar, ndonëse indirekt, aksionin e SPAK në familjen Berisha. Gjatë një takimi me qytetarë në Dibër, Basha shpërndau disa foto dhe një mesazh që lidhet me ndëshkueshmërinë. Megjithatë në asnjë moment nuk ka përmendur konkretisht çështjen e ish-kryeministrit Sali Berisha dhe arrestimin e dhëndrit të këtij të fundit, Jamarbër Malltezi. 

"Të korruptuarit duhet të japin llogari para drejtësisë. Paratë që sot shkojnë në xhepat e pushtetarëve të kthehen në të mira për qytetarët,"-shkruan Basha në postime," - u shpreh kryetari i PD.

Statusi i plotë:

Sot isha në Dibër ku pash nga afër shqetësimet e tregtarëve për rritjen e çmimeve dhe rënien e fuqisë blerëse të qytetarë që, me buxhetin e vogël në dispozicion, nuk arrijnë të plotësojnë të gjitha nevojat e tyre. Ky është realiteti prej vitesh - thonë tregtarët. Kjo ka ndikuar në largimin masiv të rinisë duke pamundësuar edhe shfrytëzimin e sektorit të bujqësisë dhe blegtorisë në këtë zonë. Ata përballen me vështirësi të shumta, që nga mungesa e mbështetjes për shtresat e varfëra, për sektorin e bujqësisë e blegtorisë, mungesa e tregut dhe vendeve të punës, çka ka sjellë dhe rënie të fuqisë blerëse. Qytetarë të varfër, korrupsion i lartë. Ky është realitetit sot në Shqipëri që po detyron shqiptarët të largohen nga vendi. Prandaj sot është jetike t’i jepet fund pandëshkueshmërisë. Të korruptuarit duhet të japin llogari para drejtësisë e paratë që u kanë marrë shqiptarëve t’u kthehen mbrapsht. Paratë që sot shkojnë në xhepat e pushtetarëve të kthehen në të mira për qytetarët.

Jamarbër Malltezi u vu dje në pranga, ndërsa ndaj ish-kryeministrit Berisha është caktuar masa 'detyrim paraqitje' dhe ndalimi i daljes nga Shqipëria. Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar e hetoi Malltezin për pastrim parash, pas kallëzimit të bërë nga Taulant Balla. Balla, asokohe kreu i grupit parlamentar të PS, kallëzoi për shpërdorim detyre ish-kryeministrin Berisha, dhëndrin e tij Jamarbër Malltezi dhe ish-ministri Arben Imami. Ata akuzohen në lidhje me privatizimin e rreth 10.000 m2 të ish-kompleksit sportiv “Partizani”, në qendër të Tiranës, truall i cili para vitit 2008 ishte në pronësi të Ministrisë së Mbrojtjes./Zëri.ai

Poll

MOS HUMB