
TIRANË- Ish-shefi i i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura, Maksim Malaj ka treguar në SPAK parregullsitë që kishte vënë re në privatizimin e ish-kompleksit sportiv "Partizani". Në dosjen e SPAK, të siguruar nga 'Zëri.ai', Maksim Malaj tha se nga ana e Komandës ishte ngritur grupi i punës për marrjen në dorëzim të pronës. Por u zbulua se nga ana e Klubit nuk ishte ngritur ndonjë grup punë por edhe nuk ishin lejuar të futeshin në ambientet e pronës së klubit Partizani.
"Unë si shef i shtabit të Përgjithshëm kam shkruar bashkë me ministrin Gazmend Oketa tek Presidenti, i cili në atë kohë ka qenë Bamir Topi për të mbrojtur sugjerimet tona. Psh. ka pasur një rast që presidenti na ka bërë disa vërejtje për planin e përhapjes dhe më pas na u tha që plani ishte miratuar nga presidenti,"-është shprehur Malaj në deëshminë e tij.
Më pas, shton se edhe pse ka dashur që të informohet sërish lidhur me procesin, rruga i është 'ndërprerë'.
"Dua të theksoj se përveç komunikimit me shkresa unë kam pasur edhe komunikime verbale me komandantin e forcës të quajtur Vladimir Qiriazi. Vladimiri më ka parashtruar problematikat dhe unë i kam thënë të ndiqte procedurat. Por që nga momenti që unë kam nënshkruar shkresën si më sipërcituar, nuk jam vënë më në dijeni në lidhje me këtë procedure,"-shton ai në dëshminë e tij para hetuesëve të SPAK.
PJESË NGA DOSJA:
Me shkresën nr.1996, prot. datë 20.02.2009, Drejtori i Drejtorisë së Administrit dhe shitjes së pronave publike, Urim Muja, i është drejtuar Ministrit të Mbrojtjes Gazmend Oketa duke kërkuar përfaqësuesin e kësaj ministrie me qëllim që të realizohet përfundimi i procedurave të privatizimit. Gjenerali Maksim Malaj, shef i Shtabit të Përgjithshëm (i emëruar më datë 25.07.2008 deri më datë 08.08.2011) me detyrë shef i shtabit të Përgjithshëm të FA-së i është drejtuar Ministrit të Mbrojtjes, Gazment Oketa. Drejtori i Drejtorisë së Menaxhimit të Instalimeve dhe Burimeve të Mbrojtjes në MM, nëpërmjet projektshkresës kërkon të autorizojë Komandën Mbështetëse të dorëzojë dhe të lidhë kontratën e shitjes për pronën nr.11 me emërim Klubi i Futbollit Partizani, Tiranë. Në memon që shoqëron këtë projekt shkresë, kërkesë edhe firma e shefit të shtabit të përgjithshëm. Për këtë arsye nëpërmjet drejtorive J-3 dhe J-4, ky shef ka kërkuar të informohet për statusin e kësaj prone si dhe detyrimet e Shtabit të Përgjithshme në këtë proces. Nga informaconi i marrë, rezulton se prona nr.11 nuk bën pjesë në planin e përhapjes së FA të miratuar nga presidenti me shkresat nr.638/2 dhe 638/4. Prona bën pjesë në listën e pronave në administrimin të MM në bazë të VKM 18.07.2003. Nga informacioni i marrë, rezulton se prona nr.11, nuk bën pjesë në planin e përhapjes së fA të miratuar nga presidenti. Kjo pronë duhet të merrej në administrim nga Komanda e mbështetjes logjistike, në zbatim të kësaj shkresë, Komanda me grup pune ka vajtur në vend për marrjen në administrim të kësaj prone, por pala dorëzuese, nuk është paraqitur në asnjë rast dhe për më tepër, grupi i punës nuk është lejuar të futej në objekt. DMIBM nuk i përgjigjet shqetësimit të KML për marrjen në administrim të kësaj prone, por kërkon kryerjen e veprimeve për aplikimin dhe regjistrimin e pronës pranë ZVRPP Tiranë. Me gjithë ndërhyrjet e herë pas herëshme pranë ZVRPP, nga kjo zyrë nuk është dhënë dokument pronësie me pretendimin se prona është me mbivendosje dhe në proces gjyqësor. KML ka kërkuar regjistrimin e pronës sipas inventarit të miratuar.
Maksim Malaj: Fillimisht dua të sqaroj se në periudhën 2008-2011 kam qenë shef i shtabit të Përgjithshëm. Më kujtohet se ka ardhur një shkesë nga një drejtori e instalimeve të burimeve të mbrojtjes një memo që thoshtë se kjo prona do të dorëzohej si pasojë e privatizimit. Unë nuk e kam ditur se klubi Partizani kishte dalë nga plani i përhapjes. Unë u vendosa pas Gërdecit si shef shtabi dhe stafi ishte i ri. Kur erdhi kjo për privatizimin, unë u habita se ç'ne që kjo drejtori më dërgon mua një shkresë të tillë dhe aty mora vesh se nga ana e ministrit ishte dërguar një urdhër në komandën e mbështetjes logjistike por unë nuk e kam parë urdhërin. Kam thirrur 2 drejtorët, Hysen Cekodhima dhe Perikli Tiko. U kam thënë më sqaroni për këtë punë se nuk kam dijeni. Atë të dy më sqaruan, më përgatitën edhe një material me shkrim. Ishte miratuar nga presidenti në vitin 2006. Këtë pronë me urdhër të shefit të shtabit duhej që komanda e mbështetjes logjistike ta merrte në administrim. Nga ana e komandës së mbështetjes logjistike është ngritur grupi i punës për marrjen në dorëzim të pronës. Në shkresën që komanda e mbështetjes logjistike i ka dërguar Në shkresë që komanda e mbështetjes ligjistike i ka dërguar Drejtorisë së Instalimeve dhe Burimeve të Mbrojtjes shprehet se jo vetëm nga ana e Klubit nuk ishte ngritur ndonjë grup punë por edhe nuk ishin lejuar të futeshin në ambientet e pronës së klubit Partizani. Nga ana e drejtorisë ju vu detyre e Komandës së Mbshtetjes logjistike të aplikonte për regjistrimin e pronës pranë ZVRPP-së. ZVRPP ktheu përgjigje me arysetimin se num mund të jepte certifikatën e pronës me arysen se kishte mbivendosje dhe se është në proces gjyqësor. Kështu që kjo pronë nuk u mor në administrim nga Komanda e Mbështetjes logjistike. Pra nuk ishte bërë e mundur që nga 2007 që të merrej në dorëzim. më pas, në dijeninë time ka dalë një urdhër i MM, a VKM nuk e mbaj mend mirë që për regjistrmin e pronave ngarkonte Drejtorinë e Menaxhimit të Instalimeve dhe Burimeve Mbrojtjes. I jam drejtuar me informacion ministrit. E kam informuar që klubi Partizani ka një përfaqësues të emëruar në Ministri, mbiemrin e ka pasur Tole por nuk jam i sigurtë për identifikimin e këtij personi dhe i kam thënë që komanda e mbështetjes logjistike duke mos e pasur në administrim nuk ka çfarë të dorëzojë si pasojë e privatizimit. Dua të theksoj se përveç komunikimit me shkresa unë kam pasur edhe komunikime verbale me komandantin e forcës të quajtur Vladimir Qiriazi. Vladimiri më ka parashtruar problematikat dhe unë i kam thënë të ndiqte procedurat. Por që nga momenti që unë kam nënshkruar shkresën si më sipërcituar, nuk jam vënë më në dijeni në lidhje me këtë procedure.
Në lidhje me planin e përhapjes sqaron se: ...Në varësi të ndryshimeve strukturore të FA, ndryshone edhe plani i përhapjes. Në lidhje me faktin se cilat prona gjykoheshin se i duheshin ende ushtrisë dhe cilat jo, këtë e vlerësonte shtabi i Përgjithshëm i FA dhe Ministria e Mbrojtjes. Shtabi përbëhej nga 9 drejtori dhe rolinkryesor e kishte J3 që është drejtoria e operacioneve dhe stërvitjes. Të gjithë këto drejtori jepnin mendimin e tyre mbi pronat që duhet të ishin apo jo në planin e përhapjhes. Përgatitej një material me shkrim, i cili adresohej Ministrit të Mbrojtjes dhe pastaj shkonte tek Presidenti për miratim. Unë si shef i shtabit të Përgjithshëm kam shkruar bashkë me ministrin tek Presidenti, i cili në atë kohë ka qenë Bamir Topi për të mbrojtur sugjerimet tona. Psh. ka pasur një rast që presidenti na ka bërë disa vërejtje për planin e përhapjes dhe më pas na u tha që plani ishte miratuar nga presidenti.