Aktualitet

Dosja "Partizani"/ SPAK: Mbledhja në Kuvend, si u ndryshua ligji për komplekset sportive

Sipas ligjit, ato mund t'i kalonin dhe të privatizoheshin nga pronarët e truallit...por me kusht që të mos u ndryshojë destinacioni.

k.m.
Dosja "Partizani"/ SPAK: Mbledhja në Kuvend, si u ndryshua ligji
Ish-kompleksi "Partizani"

TIRANË- Zbardhen detaje të tjera nga dosja e SPAK për privatizimin e kompleksit "Partizani". Në dosjen e siguruar nga Zëri.ai, shkruhet se në vitin 2008 është mbledhur një Komision për të shqyrtuar një projektligj që kishte lidhje me ambientet sportive. Sipas ligjit, ato mund t'i kalonin dhe të privatizoheshin nga pronarët e truallit...por me kusht që të mos u ndryshojë destinacioni. Por me ndryshimin që iu bë ligjit në vitin 2008, pjesa e fundit u hoq. Nuk kishte më asnjë kusht që kompleksi sportiv të ruante të njëjtat qëllime edhe nëse merrej nga ish-pronarët. 

"Pra në këndvështrim të leximit sips teknikës legjilative, interpretimi i kësaj dispozite është që objektet sportive privatizohen nga pronarët e truallit kur ka të tillë, pra i vendosur asnjë kufizim. Kurse, në rast se jepen me koncension, atyre duhet të mos u ndryshojnë legjislacioni. Ky konkluzion arrihet pikërisht pasur parasysh formuklimin e nenit 31 para ndryshimeve që ka pësuar ligji, objektet sportive jepen me koncension apo privatizohen me kusht që të mos u ndryshojnë destinacion në përputhje. Pra nëse qëllimi, që papritur qeveria vlerësoi se duhet të rikthehej, pra që edhe ish-pronarët mund të privatizonin objektet pa u ndryshuar destinacioni, atëherë formulimi i duhur për të thënë këtë gjë, ishte pikërisht parashikimi i para 2007. Por tashmë, në vitin 2008, qartësisht qëllimi që ish-pronarët që kryenin privatizimin të mos ndryshonin destinacionin është hequr,"-shkruhet në dosje. 

PJESË NGA DOSJA: 

16.07.2008 është dokumentuar mbledhja e komisionit ku e ftuar ka qenë ministrja e Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, ku shfaqet si përfaqësuese Violeta Shqevi. Në ligjin në fuqi është parashikuar vetëm një mënyrë e dhënies në përdorim, me koncesion, të objekteve sportive. Në përputhje me politikën qeveritare, për zhvillimin e sportit, rritjen e shërbimit sportiv mund ta kryejnë funksionin edhe po t'u jepen në pronësi ish-pronarëve të truallit... Në raportin e mbajtur më datë 16.07.2008, në komisionin për edukimin dhe Mjetet e Informimit Publik është shqyrtuar ky projektligj. Në këtë mbledhje ishin të pranishëm edhe përfaqësues të Ministrit të Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve. Në relacon parashtrohet se ky projekt ligj është në vijim të përmirësimeve të njëpasnjëshme ligjore që i shërbejnë funksionimit sa më të mirë të federatave sportive dhe Komitetit olimpik Shqiptar për zhvillimin e sportit, me synim që sportistët shqiptarë të arrijnë nivele sa më të larta në të gjitha veprimtaritë sportive në vendin tonë e jashtë tij. Këtij qëlllimi i shërben angazhimi i ndjeshëm i pushtetit vendos për financimin e klubeve sportive që janë në juridiksionin e tyre etj. Në aspektin procedurial, projektligji vjen si nismë legjilative e Këshillit të Ministrave është depozituar në Kuvend dhe i është nënshtruar rregullave proceduriale të shqyrtimit e miratimin të projektligjeve sipas Rregullores së Kuvendit...

Relatorët janë shtetasit Gjok Vuksani dhe Alfred Dalipi dhe për komisionin n/kryetari Gëzim Karapici.

Pra sipas relatorëve në Komisionin për Edukimin dhe Mjeteve e informimit publik është se edhe mënyra e dhënies së objekteve sportive në pronësi ish-pronarëve kur ka të tillë i shërbim qëllimit të këtij projektligji që është zhvillimi i sportit. Edhe në relacionin për projektligjin është parashikuar shprehimisht se zhvillimi i sportit...mund ta kryejnë funksionin objektet sportive edhe po t'u jepen në pronësi ish-pronarëve të truallit.

Megjithatë risjellim në vëmendjen ndryshimin e propozuar dhe miratuar të nenit 31 të ligjit të sipërcituar:... Objektet sportive privatizohen nga pronarët e truallit, kur ka të tillë, në të kundërt jepen me koncesion, në përputhje me ligjin nr. 9663, me kusht që të mos u ndryshojë destinacioni. Pra në këndvështrim të leximit sips teknikës legjilative, interpretimi i kësaj dispozite është që objektet sportive privatizohen nga pronarët e truallit kur ka të tillë, pra i vendosur asnjë kufizim. Kurse, në rast se jepen me koncension, atyre duhet të mos u ndryshojnë legjislacioni. Ky konkluzion arrihet pikërisht pasur parasysh formuklimin e nenit 31 para ndryshimeve që ka pësuar ligji, objektet sportive jepen me koncension apo privatizohen me kusht që të mos u ndryshojnë destinacion në përputhje. pra nëse qëllimi, që papritur qeveria vlerësoi se duhet të rikthehej, pra që edhe ish-pronarët mund të privatizonin objektet pa u ndryshuar destinacioni, atëherë formulimi i duhur për të thënë këtë gjë, ishte pikërisht parashikimi i para 2007. Por tashmë, në vitin 2008, qartësisht qëllimi që ish-pronarët që kryenin privatizimin të mos ndryshonin destinacionin është hequr.

Jamarbër Malltezi u vu dje në pranga, ndërsa ndaj ish-kryeministrit Berisha është caktuar masa 'detyrim paraqitje' dhe ndalimi i daljes nga Shqipëria. Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar e hetoi Malltezin për pastrim parash, pas kallëzimit të bërë nga Taulant Balla. Balla, asokohe kreu i grupit parlamentar të PS, kallëzoi për shpërdorim detyre ish-kryeministrin Berisha, dhëndrin e tij Jamarbër Malltezi dhe ish-ministri Arben Imami. Ata akuzohen në lidhje me privatizimin e rreth 10.000 m2 të ish-kompleksit sportiv “Partizani”, në qendër të Tiranës, truall i cili para vitit 2008 ishte në pronësi të Ministrisë së Mbrojtjes./Zëri.ai

Poll

MOS HUMB