
VLORË- Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Vlorë, ku 3 të rinj kanë abuzuar seksualisht me një vajzë. 2 prej tyre, të identifikuar si Oltjan Tahiri dhe Albi Ceno, kanë përfunduar në pranga; ndërsa një i tretë, Gentjano Mehmeti është shpallur në kërkim. Të tre kanë nxitur një 26-vjeçare të pinte drogë dhe më pas kanë abuzuar seksualisht me të. Hetimet kanë nisur, ndërkohë që pritet të zbardhen më shumë detaje me nisjen e hetimeve nga ana e Policisë së Vlorës.
NJOFTIMI I PLOTË:
DVP Vlorë
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Vlorë arrestuan në flagrancë shtetasit O. T., 31 vjeç dhe A. C., 28 vjeç, si dhe vijon puna për kapjen e shtetasit G. M., 32 vjeç, të tre banues në Vlorë, pasi dyshohet se në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë nxitur një 26-vjeçare, që të përdorë lëndë narkotike, dhe kanë kryer marrëdhënie seksuale me dhunë, me të./Zëri.ai