
KOSOVË- Vajza e politikanit serb, Nikola Sanduloviç-it ka treguar detaje nga dhuna që u ushtrua ndaj të atit. Klara tha për Euronews Albania se babai i saj ndodhet në gjendje kritike dhe nëse ai vdes përgjegjësia është e qeverisë serbe.
Klara ka deklaruar se drama e vërtetë ka ndodhur mëngjesin e së mërkurës, kur agjentë të BIA-së serbe kanë hyr me forcë në banesë dhe kanë rrëmbyer Sanduloviçin.
Fjala e plotë e vajzës së Nikola Sanduloviç:
Për momentin im ataë ndodhet në gjendje shumë kritike. Këtë mëngjes e transferuan në spitalin e policisë që nuk ka kushtet e duhura për të mjekuar gjendjen e tij. Ai është tërësisht i paralizuar në pjesën e djathtë të trupit. Ka thyerje dhe dëmtime në kokë dhe vetëm nëse lëviz sadopak ai humbet ndjenjat. Nëse nuk del nga spitali i burgut brenda ditës së sotme, nuk jam e bindur nëse do të mbijetojë. Dje e çuan në spitalin e burgut, por është një spital me kushte të tmerrshme. 15 policë erdhën në shtëpinë tonë për të kontrolluar dhe përcollën urdhrin se im atë duhet të shkonte në burg. Ne qëndruam 2-orë në rrugë pasi nuk mund ta lëviznim, pasi sa herë lëviz i bie të fikët. Mjekët refuzonin që ta merrnbin në spitalin e burgut, pasi nëse do të shkojë aty do të vdesë. Gjatë kësaj pritjeje ai humbi ndjenjat dhe vetëm rreth orës 2:30 u bë e mundur dërgimi. Këtë mëngjes prokurori urdhëroi që ai të shkonte në spitalin e burgut. Im atë u rrëmbye nga agjentë të BIA të cilët e futën në një furgon të zi dhe e dhunuan për 5 orë. Shumica e tyre nuk e fshehën fytyrën e tyre. Ata erdhën pa pasur asnjë mandat. Qeveria ka bërë një krim, ata nuk vepruan sipas ligjit, por e rrëmbyen, e kërcënuan dhe e dhunuan. Nëse im atë vdes përgjegjësia është e regjimit që është ktheyr në diktaturë. Arsyeja pse u arrestua është se i shprehu ngushëllimet e tij familjeve të viktimave shqiptare dhe vendosi lule në varin e një vajze 14-vjeçare.
Sipas vajzës së tij, motiv mund të jetë "vendosja e kurorës me lule tek viktimat civile shqiptare. Askush deri tani nuk iu ka treguar asgjë, pse u arrestua. Ngjarja ndodhi një ditë pasi politikani serb, Nikola Sanduloviç bëri homazhe në varrezat e familjes Jashari në Prekaz./ZËRI