Bota

Vizitoi varrezat e familjes Jashari, dhunohet nga BIA politikani serb. Pjesë edhe Milan Radoiçiç

Ai shihet në gjendje të rëndë shëndetësore.

f.t
Vizitoi varrezat e familjes Jashari, dhunohet nga BIA politikani serb.
Politikani serb

SERBI- Pasi bëri homazhe në varrezat e familjes Jashari në Prekaz, politikani opozitar serb, Nikola Sanduloviç është rrahur në Serbi. Sanduloviç raportohet se është rrahur brutalisht nga BIA serbe ndërsa ka marrë pjesë edhe Milan Radoiçiç, ish-nënkryetari Listës Serbe dhe organizuesi i sulmit terrorist në Banjskë.

Në pamjet e siguruara shihet politikani i dhunuar teksa del nga një spital në Beograd. Ai shihet në gjendje të rëndë shëndetësore.

Ndërkohë vajza e tij, Klara ka deklaruar se politikani është helmuar dhe ka ngritur dyshime se një gjë e tillë është bërë me agjentin nervor novichok, të cilën shpesh e përdor presidenti rus, Vladimir Putin për të eliminuar ish-bashkëpunëtoret apo kundërshtarit e tij.

Kujtojmë se kjo nuk është hera e parë që politikani përballet me vdekjen. Ai ishte helmuar edhe një herë, dy vjet më parë me sa duket është mjeti i preferuar i likuidimit në Lindje, Novichok ndërsa i mbijetoi dy atentateve me eksploziv. Nikola Sanduloviç 2 janar 2024 ka bërë një postim në X, ku ka rikthyer mesazhin për vizitën që ka bërë në Prekaz në muajin shkurt të vitit të kaluar. Politikani serb ka thënë se ka kërkuar falje edhe për vete por edhe në emër të serbëve që s’kanë kërkuar falje./ZËRI

Poll

MOS HUMB