Bota

David Cameron mbyll vizitën në Kosovë! Takohet me Kurtin, Osmanin dhe Gërvallën. E mbyll me KFOR

Në Prishtinë, Sekretari Cameron u shoqërua nga i dërguari i Posaçëm i Mbretërisë së Bashkuar për Ballkanin Perëndimor, Lord Stuart Peach dhe ambasadori britanik në Kosovë, Nicholas Abbott.

E.K
David Cameron mbyll vizitën në Kosovë! Takohet me Kurtin, Osmanin
David Cameron dhe Albin Kurti

TIRANË- Sekretari i Jashtëm i Britanisë së Madhe David Cameron e ka përmbyllur vizitën e tij në Kosovë me një vizitë tek trupat britanike të KFOR në Kosovë ku ka dhënë mesazhe të qarta duke deklaruar se Kosova është e pavarur dhe sovrane. Po ashtu shefi i diplomacisë britanike u ndal tek sulmi terrorist në Banjskë ku mbeti i vrarë rreshteri i Policisë së Kosovës Afrim Bunjaku. Si organizator i sulmit akuzohet se është Millan Radoiçiç, ish-nënkryetari i Listës Serbe dhe një mik i afërt me presidentin serb Aleksandër Vuçiç.

David Cameron: KFOR-i luan një rol thelbësor për të ndihmuar në ruajtjen e një mjedisi të sigurt për të gjithë në Kosovë, duke forcuar sigurinë dhe stabilitetin në gjithë Ballkanin Perëndimor. KFOR-i luan një rol thelbësor për të ndihmuar në ruajtjen e një mjedisi të sigurt për të gjithë në Kosovë, duke forcuar sigurinë dhe stabilitetin në mbarë botën perëndimore. Çfarë ka ndodhur këtu në shtator është ekstremisht shqetësuese dhe ne duhet të bëjmë çdo gjë që të mundemi që ta parandalojmë atë që të mos përsëritet dhe ta luftojmë nëse ndodh përsëri. Stabiliteti në Ballkan dhe siguria në Ballkan, dhe ndalimi i atyre që dëshirojnë të shkaktojnë destabilitet dhe të krijojnë probleme është në interesin direkt kombëtar të Britanisë dhe prandaj jam këtu, për të falendëruar trupat tona për punën që bëjnë dhe për të punuar me Qeverinë e Kosovës për t’i ndihmua ata me agjendën e tyre duke njohur faktin se ata janë një shtet sovran që meritojnë mbështetjen tonë derisa ata përpiqen për siguri dhe sukses.

Ministri britanik e nisi vizitën e tij zyrtare me një takim me Kryeministrin e Kosovës Albin Kurti. Siç bën me dije zyra e shtypit e Qeverisë së Kosovës, temë kryesore mes Kurtit dhe Cameron ka qenë partneriteti mes vendeve.

David Cameron: Unë jam këtu për të përforcuar faktin që ne ju mbështesim juve. Duam që të ju ndihmojmë në rrafshin e sigurisë, atë të zhvillimit ekonomik, të qeverisjes dhe në të gjitha çështjet me të cilat përballeni. Kemi qenë mbështetës afatgjatë të Kosovës dhe do të vazhdojmë të jemi të tillë.

Pas takimit me Kurtin, Cameron ka “zbarkuar” në zyrën e Presidentes Vjosa Osmani. Kjo e fundit ka kërkuar mbështetjen e Britanisë së Madhe për anëtarësimin e Kosovës në NATO, si të vetmen mundësi për stabilitet.

David Cameron mbyll vizitën në Kosovë! Takohet me Kurtin, Osmanin
David Cameron dhe Vjosa Osmani

Pas takimit me Albin Kurtin dhe Vjosa Osmanin, David Cameron është takuar me homologen e Kosovës Donika Gërvalla, e cila dhe e mirëpriti në aeroport një natë më parë. Gjatë takimit me Gërvallën, kjo e fundit ka kërkuar nga Britania e Madhe dhe Perëndimi më shumë angazhim kundër Serbisë dhe ndikimit rus.

David Cameron mbyll vizitën në Kosovë! Takohet me Kurtin, Osmanin
David Cameron dhe Donika Gërvalla

David Cameron mbërriti një natë më parë në Prishtinë, ku u prit nga ministrja e Jashtme Donika Gërvalla, ndërsa këtë të enjte nisi vizitën shtetërore ku u takua me liderët e vendit, Kryeministrin Albin Kurti, Presidenten Vjosda Osmani dhe homologen e Kosovës, Donika Gërvalla. Në Prishtinë, Sekretari Cameron u shoqërua nga i dërguari i Posaçëm i Mbretërisë së Bashkuar për Ballkanin Perëndimor, Lord Stuart Peach dhe ambasadori britanik në Kosovë, Nicholas Abbott./ZËRI

Poll

MOS HUMB