Bota

Politikani serb në varret e familjes Jashari: Kërkova falje!

Nikola Sanduloviç ka thënë se ka kërkuar falje edhe për vete por edhe në emër të serbëve që s’kanë kërkuar falje.

f.t
Politikani serb në varret e familjes Jashari: Kërkova falje!
Nikola Sanduloviç

SERBI- Një politikan serb ka habitur me veprimin e tij të fundit. Nikola Sanduloviç, ka vizituar varrezat e familjes Jashari në Prekaz.

Momentin e vizitës ai e ka publikuar në platformën “X” duke thënë se është politikani i vetëm nga Serbia që ka nderuar familjen Jashari në Prekaz. Ai ka thënë se ka kërkuar falje edhe për vete por edhe në emër të serbëve që s’kanë kërkuar falje.

“Unë jam i vetmi politikan nga Serbia që kam ardhur për të nderuar viktimat e pafajshme shqiptare, familjen Jashari, në Prekaz. Unë kërkova falje dhe kërkova falje në emër të serbëve që nuk e bënë këtë”, shkruan Sanduloviç.

Poll

MOS HUMB