Bota

Rrahu barbarisht klientin në klubin e natës, pranga 21-vjeçarit shqiptar: Jam viktimë

Gragjevi u arrestua kur policia u njoftua se ai po përpiqej të hipte në një avion nga Malta dhe të largohej nga vendi

E.K
Rrahu barbarisht klientin në klubin e natës, pranga 21-vjeçarit
I riu shqiptar

MALTË- Një 21-vjeçar shqiptar është vënë në pranga nga policia në Maltë, pasi ka rrahur barbarisht një person, jashtë një klubi nate, në mbrëmjen e Vitit të Ri. Riald Gragjevi, i cili punonte si roje sigurie në klub, u vu në pranga gjatë një përpjekje për t’u larguar nga Malta pas incidentit ku ishte i përfshirë. Teksa ka dalë para gjykatës të enjten, i riu shqiptar është deklaruar i pafajshëm.

Dyshohet se i riu ka qëlluar me sende të forta kundrejt Idriss Ahmed Adem, ndërkohë që sulmi është kapur dhe nga kamerat e sigurisë.

Inspektori Brian Xuereb i tha gjykatës se ai kishte punuar në turnin e natës midis 31 dhjetorit dhe 1 janarit, kur ai iu përgjigj një raporti se një person ishte pa ndjenja në rrugën St George's në Paceville.

Kur Xuereb mbërriti në vendngjarje, u thirr një ambulancë për personin e plagosur - studentin sudanez Ahmed Adem - dhe ai u dërgua në spitalin Mater Dei, ku u zbulua se kishte marrë lëndime të rënda trupore.

Gragjevi u arrestua kur policia u njoftua se ai po përpiqej të hipte në një avion nga Malta dhe të largohej nga vendi.

“Klienti im u godit me thikë nga një shishe e thyer dhe pësoi një lëndim që kërkonte tetë qepje në shpatull”, tha avokati i të riut shqiptar. Ghaznavi tha se klienti i tij nuk po përpiqej të ikte nga Malta dhe se bileta e tij e avionit ishte blerë tre javë para incidentit.

Megjithatë gjykata vendosi që ta linte në burg 21-vjeçarin./ZËRI 

Poll

MOS HUMB