
ITALI- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Venecia, Itali, ku burri hodhi vajzën e tij nga ballkoni, dhe më pas tentoi që t’i jepte fund edhe jetës së tij.
Ai ishte ndarë nga gruaja e tij dhe ishte kujdesur për fëmijën gjatë festave të Krishtlindjeve. Vajza e vogël ishte e vetëdijshme dhe u transportua me urgjencë me helikopter në spitalin e Trevisos me kod të kuq për shkak të traumës në kokë. Babai ishte i padëmtuar.
Zhurmat e shkaktuara nga rënia e babait dhe vajzës kanë zgjuar nga gjumi fqinjët, të cilët kanë lajmëruar menjëherë urgjencën. Në vendngjarje, përveç personelit shëndetësor dhe policisë, kanë qenë të pranishëm edhe zjarrfikëset për të hapur derën e shtëpisë, pasi fillimisht është menduar se brenda shtëpisë ka qenë edhe dikush tjetër.
Për babanë nuk është marrë ende asnjë masë, ndërsa prokurori tha se do të shyrtohet gjendja psikofizike e autorit.
“Asnjë masë nuk është marrë ende sepse presim të kuptojmë nga spitali kushtet psikofizike të autorit të këtij gjesti”, tha prokurorja në detyrë e Pordenones, Maria Grazia Zaina, në lidhje me atë që ndodhi. “Çdo konkluzion tjetër është i parakohshëm për momenti, janë situata shumë delikate, të cilat përfshijnë si viktimë edhe një të mitur në moshë shumë të re. Deri në analizimin e gjendjes mendore të autorit nuk mund të japim detaje të mëtejshme”./Zëri