Bota

Akuzohet për ekzekutimin e Marigona Osmanit, Dardan Krivaça dënohet me 4 vite burg për grabitje

Sa i përket vrasjes së Marigona Osmanit, Gjykata Themelore e Ferizajt më 4 gusht të 2023, e ka dënuar me burgim të përjetshëm Dardan Krivaçën.

f.t
Akuzohet për ekzekutimin e Marigona Osmanit, Dardan Krivaça
Dardan Karivaça dhe Marigona Osmani

KOSOVË-Gjykata Themelore në Ferizaj e ka dënuar me 4 vjet burgim të pandehurin Dardan Krivaçën për veprën penale “grabitje”. Ndërkohë nga akuza është liruar i pandehuri A.L., që ngarkohej se kishte marrë pjesë në këtë grabitje. Kujtojmë se Dardan Krivaça akuzohet për vrasjen dhe dhunimin e Marigona Osmanit.

"I pandehuri D.K është shpallur fajtor sepse më datë 14 dhjetor 2012 rreth orës 04:50, në kazino në Ferizaj, me qëllim të përvetësimit të pasurisë së huaj të luajtshme e që vetes t’i sjellin dobi pasurore të kundërligjshme, në atë mënyrë që në bashkëkryerje me përdorimin e kanosjes serioze kundër personit tjetër, ku i pandehuri i parë ka bërë roje, e dy të pandehurit të tjerë të maskuar, njëri me revole në dorë, kurse tjetri me thikë, kanë hyrë brenda në kazino, kanë kërkuar nga personat të cilët ishin aty që të ulen në gjunjë, kurse nga i dëmtuari F.I. kanë kërkuar paratë dhe nga arka kanë marrë 1.500 euro dhe largohen në drejtim të panjohur”, thuhet në vendim.

Sa i përket vrasjes së Marigona Osmanit, Gjykata Themelore e Ferizajt më 4 gusht të 2023, e ka dënuar me burgim të përjetshëm Dardan Krivaçën. Ndërsa, i dyshuari tjetër, Arbër Sejdiu, u dënua me 15 vjet burgim për veprën penale ndihmë në kryerjen e veprës penale vrasje e rëndë.

Dardan Krivaça dyshohet se më 21 gusht 2021, rreth orës 10:14, në banesën e tij, pa pëlqimin e tani të ndjerës Marigona Osmani, e kishte detyruar atë të kryente marrëdhënie seksuale dhe e kishte abuzuar e dhunuar në forma të ndryshme. Një ditë më pas, më 22 gusht 2021, Krivaqa dhe Sejdiu akuzohen se kanë vrarë Marigona Osmanin, në përpjekje për të fshehur veprën penale të dhunimit. Krivaça dhe Sejdiu janë akuzuar për një sërë veprash penale, përfshirë atë të dhunimit, ndihmës në kryerjen e dhunimit, si dhe vrasjes së rëndë në bashkëkryerje. Aktakuza thotë se Sejdiu, me dashje kishte ndihmuar Krivaçën në kryerjen e veprës penale të dhunimit./ZËRI

Poll

MOS HUMB