
EKUADOR- Mediat ekuadoriane kanë publikuar pamjet e ekzekutimit të ish-missit të Ekuadorit, Landy Párraga. Siç duket edhe nga pamjet e mëposhtme, ajo qëllohet me armë zjarri sapo futet në një lokal me të dashurin e saj. Sapo të shtënat nisin, ajo bie në tokë, ndërsa i dashuri i saj tenton që të largohet por vrasësit e ndjekin pas duke ia marrë jetën edhe atij.
KUJDES! PAMJE TË RËNDA:
Emri i Párraga kishte qenë i lidhur me trafikantin e drogës Leandro Norero dhe çështjen 'Metastasis'. Çështja 'Metastasis' doli në dritë në fund të vitit 2023 me një operacion të madh në të cilin u arrestuan 39 persona, përfshirë presidentin e atëhershëm të Këshillit Gjyqësor Wilman Terán, i cili aktualisht ndodhet në burg. Emri i ish-missit u përmend në disa raste. Nuk dihet se çfarë ka shkuar keq dhe përse u vendos që ajo dhe i dashuri të ekzekutohen./ZËRI