
EKUADOR- Ish-missi nga Ekuadori, Landy Parraga është u qëlluar për vdekje brenda një restoranti në qendrën tregtare La Cuadra në provincën e Los Ríos. 23-vjeçarja Párraga ishte duke ngrënë mëngjes kur vrasësit hynë brenda dhe e qëlluan disa herë derisa vdiq. Modelja e cila shoqërohej nga partneri i saj, i cili gjithashtu u vra teksa po tentonte të largohej nga restoranti.

Dy persona hynë brenda restorantit, ku njëri prej tyre iu afruar dhe e qëlloi me breshëri plumbash modelen. Ai vazhdoi ta qëllonte atë edhe pasi u shtri në tokë. Vrasësi i dytë i cili ishte pranë derës, u afrua disa hapa dhe tentoi gjithashtu të qëllonte Parragën. Vrasja është regjistruar në kamerat e sigurisë së biznesit.
Emri i Landy Párraga u shfaq në rastin “Metastasis”, ku po hetohej një strukturë e krimit të organizuar. Sipas mediave të huaja, miss Ekuadori 2022 përmendej në bisedat mes trafikantit të drogës Leandro Norero dhe avokatit të tij për pastrim parash. Por edhe pse u mor në pyetje lidhur me këtë rast, Parraga nuk foli dhe nuk u procedura kurrë penalisht nga Prokuroria./ZËRI