Bota

Mori me qira një nga avionët më luksoz për turneun në Azi, kritikohet Cameron

Avioni ka kuzhinierë dhe ekspertë për të ndihmuar në përzgjedhjen e verës dhe ushqimit.

k.m.
Mori me qira një nga avionët më luksoz për turneun në
David Cameron

BRITANI E MADHE- Opozita po kritikon sekretarin e Jashtëm britanik, David Cameron për marrjen me qira të një avioni luksoz me vlerë rreth 42 milionë paund (49 milionë euro), si pjesë e turneut të tij pesë-ditor në Azi. Siç raporton gazeta britanike "The Guardian", kritikët e ish-kryeministrit britanik e akuzojnë se po udhëton si mbret, duke përdorur paratë e taksapaguesëve britanike.

Cameron udhëtoi me avionin "Embraer Lineage 1000" në Taxhikistan, Kirgistan, Uzbekistan, Turkmenistan, Kazakistan dhe Mongoli. "Union Aviation", kompania charter që jep me qera avionin, shpjegon në faqen e saj të internetit se pjesë e stafit janë kuzhinierë dhe ekspertë për të ndihmuar udhëtarët me përzgjedhjen e verës dhe ushqimit. Po ashtu, edhe menuja është e ndryshueshme në varësi të pasagjerëve. 

PAMJET NGA AVIONI:

Përpara turneut të Cameron, qeveria e Londrës njoftoi se Sekretari i Jashtëm do ta bënte vizitën për të promovuar bizneset britanike dhe për të njoftuar financimin e ri prej 50 milionë paundësh për të mbështetur sovranitetin dhe pavarësinë e shteteve në të gjithë rajonin.

Në një artikull, gazeta "Mirror" raporton se deputetja labortiste Emily Thornberry shprehu zemërimin e saj duke shkruar në platformën X (ish Tëitter): Unë e kuptoj që David Cameron mund të ketë nevojë të marrë me qira një aeroplan kur udhëton në disa vende brenda një jave, por kjo nuk justifikon shpenzimin e qindra mijëra paundëve në kurriz të taksapaguesit për të marrë me qira një nga avionët privatë më luksozë në treg.

Si përgjigje, një zëdhënës i Zyrës së Jashtme u justifikoi gazetarëve vendimin e Cameron.

“Puna e Sekretarit të Jashtëm kërkon që ai të udhëtojë jashtë vendit për të ndjekur interesat e Mbretërisë së Bashkuar. Kjo ishte mënyra më efikase për ta bërë këtë në këtë rast. Kostot e udhëtimit do publikohen për transparencë."/ZËRI

Poll

MOS HUMB