
GJERMANI- Detaje të reja kanë dalë në dritë nga krimi i ndodhur në Gjermani, ku një shqiptar i Kosovës, ka vrarë me armë zjarri pronarin e një lokali, me origjinë nga Serbia.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur para një restoranti në qendër të qytetit në Duseldorfit.
Gazeta Insajderi mëson se i dyshuari është Rrustem Llapi, i cili u vu në prangat e policisë menjëherë pas ngjarjes.
Ndërkohë që është identifikuar edhe viktima, i cili është Aleksandër Stefanoviç, me nacionalitet serb, i njohur për pasionin e tij për arte marciale.
Sipas mediave vendase, pronari 38-vjeçar i një lokali në lagjen Friedrichstadt ka debatuar me një shqiptar 52-vjeçar me origjinë nga Kosova. Ata dolën jashtë restorantit për të zgjidhur debatin me tyre, por sherri u përshkallëzua dhe 52-vjeçari ka nxjerrë papritur armën dhe ka qëlluar disa herë viktimën.
Pak më vonë, policia ka mundur të arrestojë pa rezistencë një person të armatosur me armë zjarri para lokalit. Sipas policisë, personi i arrestuar është një kosovar 52-vjeçar me banim në Gjermani.
Aktualisht është e paqartë nëse autori dhe viktima njiheshin me njëri-tjetrin./ZËRI