Bota

Studimi: Përdorimi i rrjeteve sociale lidhet me rritjen e ndërhyrje estetike

Ky fenomen, i njohur si “Snapchat dysmorphia”, u identifikua për herë të parë në vitin 2019, duke iu referuar sesi përdorimi intensiv i filtrave dhe redaktimi i fotografive në rrjetet sociale mund të shtrembërojë perceptimin e një personi për imazhin e tij.

k.m.
Studimi: Përdorimi i rrjeteve sociale lidhet me rritjen e ndërhyrje
Foto ilustruese

SHBA- Një studim i ri i Universitetit të Bostonit ka hedhur dritë mbi mënyrën sesi përdorimi i rrjeteve sociale si Instagram, Facebook, Twitter dhe TikTok mund të ndikojë në dëshirën e njerëzve për t'iu nënshtruar procedurave të kirurgjisë estetike. Sipas mediave të huaja, hulumtimi zbulon një lidhje të drejtpërdrejtë midis kohës së shpenzuar në këto platforma dixhitale dhe një probabiliteti më të madh për të kërkuar ndryshime estetike, në përpjekje për t'iu ngjasuar versioneve të idealizuara.

Çfarë ndikimi ka përdorimi i rrjeteve sociale në pamjen fizike?

Ky fenomen, i njohur si “Snapchat dysmorphia”, u identifikua për herë të parë në vitin 2019, duke iu referuar sesi përdorimi intensiv i filtrave dhe redaktimi i fotografive në rrjetet sociale mund të shtrembërojë perceptimin e një personi për imazhin e tij. Kjo gjendje mund të bëjë që çdo individ të kërkojë ndryshime reale fizike që korrespondojnë me versionet e tyre të redajtuar në internet. Studiuesit u përqendruan në analizimin e sjelljes së përdoruesve që shpenzojnë një kohë të konsiderueshme duke ndjekur të famshëm dhe duke konsumuar përmbajtje vizuale shumë të modifikuara në këto platforma. Gjetjet tregojnë se ky grup përdoruesish është veçanërisht i prekshëm ndaj pakënaqësisë trupore dhe, si rezultat, tregon një tendencë më të madhe drejt ndërhyrjeve estetike.

Si ka ndikuar epoka dixhitale në vetëvlerësimin??

Rëndësia e kësaj analize shkon përtej kuptimit të tendencave në kirurgjinë estetike. Por ofron edhe një pasqyrë të thellë se si perceptimet e vetëvlerësimit dhe imazhit të trupit po formohen në epokën dixhitale. Ky studim nxjerr në pah një shqetësim në rritje për mënyrën sesi idealizimi i pamjes fizike, i ndikuar kryesisht nga figurat publike dhe të famshmit në mediat sociale, mund të ketë ndikime të rëndësishme për shëndetin mendor dhe vetëpranimin e individëve. Po ashtu, bie në sy se më të prekurit janë brezat e rinj.

Gjetjet nga Universiteti i Bostonit i propozojnë përdoruesit dhe profesionistët e shëndetit mendor që të reflektojnë mbi ndikimin e rrjeteve sociale në perceptimin tonë për bukurinë dhe se si kjo mund të çojë në vendime që ndikojnë në jetën e njerëzve të thjeshtë. Gjithashtu, vihet në pah nevoja për të zhvilluar një marrëdhënie më të shëndetshme me këto platforma dhe për të nxitur kultivimin e vetëvlerësimit bazuar jo vetëm në aspektet estetike, por edhe në cilësitë dhe aftësitë individuale të çdo personi./ZËRI

Poll

MOS HUMB