Aktualitet

Tritol në zyrën e noteres tek ish-blloku, vihet në pranga autori i vënies së eksplozivit (EMRI)

Në pranga ka rënë Paulin (Pavlin) Kola. 

f.t
Tritol në zyrën e noteres tek ish-blloku, vihet në pranga autori
zyra e noterisë

TIRANË-Policia ka arrestuar autorin e vendosjes së eksplozivit tek zyra noteriale e Esmeralda Dautit, ngjarje e ndodhur tre muaj më parë. Në pranga ka rënë Paulin (Pavlin) Kola. 

“U ndalua shtetasi P. (P.) K., 30 vjeç, banues në Shkodër, për veprën penale ‘Shkatërrimi i pronës me eksploziv'”, thuhet në njoftimin e policisë.

Ndërkohë më herët në pranga më herët kanë ranë, Real Zefi, 33 vjeç, banues në Shkodër, Korrado Katana, 33 vjeç, banues në Durrës; Eno Flamuraj, 36 vjeç, banues në Korçë. Pasi kanë vendosur sasi lënde plasëse, autorët kanë lëvizur me motomjetin e Eno Flamuraj. Më pas, motomjetin e kanë braktisur në liqenin e Farkës dhe pas kësaj janë larguar me automjetin tip “Audi”, të Korrado Katana.

Ngjarja ndodhi disa javë më parë në 30 janar, në rrugën “Perlat Rexhepi” në ish-Bllok në orët e para të mëngjesit. Si pasojë e shpërthimit në atë kohë u raportuan dëme materiale. Biznesi ku edhe u vendos lënda plasëse është në emër të Esmeralda Dauti./ZËRI

Poll

MOS HUMB