Aktualitet

U qëlluan me armë nga marshalli italian, si bashkëpunuan dy 'skifterat' shqiptarë: Nuk njiheshim

Scarcella, i cili shkoi në komisariat të nesërmen e grabitjes për të dhënë versionin e tij të ngjarjeve dhe për të bërë një denoncim, raportoi se dy kriminelët e kishin zgjuar nga gjumi teksa ai ishte në shtrat.

k.m.
U qëlluan me armë nga marshalli italian, si bashkëpunuan dy
Domenico Scarcella tregon shenjën e plumbit në shtëpinë e tij

ITALI- Domenico Scarcella, marshalli në pension i Guardia di Finanza qëlloi me armë zjarri dy shqiptarë që hynë në shtëpinë e tij në Longuelo. Të plagosur nga të shtënat përfunduan dy shqiptarët, e identifikuar nga inicialet: V. P., 27 vjeç dhe M. J., 26 vjeç, por identiteti i tyre i plotë nuk është bërë me dije nga mediat italiane

Scarcella, i cili shkoi në komisariat të nesërmen e grabitjes për të dhënë versionin e tij të ngjarjeve dhe për të bërë një denoncim, raportoi se dy kriminelët e kishin zgjuar nga gjumi teksa ai ishte në shtrat.

“Ata ishin në një distancë prej rreth 80 centimetra, unë qëllova lart,”- tha dëshmia e tij. Një prej plumbave e kapi në qafë 27-vjeçarin shqiptar, i cili më pas u arrestua nga Policia po atë natë, vetëm pak metra larg shtëpisë. 26-vjeçari u ndalua pak orë më vonë, mëngjesin e së dielës, pasi tentoi të arratisej duke u hedhur nga kati i 3 i një apartamenti. Njëjtë si italiani, edhe shqiptarët kanë dhënë versionin e tyre të ngjarjes.

Para gjyqtarit, një prej shqiptarëve kërkoi falje dhe tha se i vinte keq për ngjarjen. Po ashtu, shpjegoi se ka hyrë në shtëpi së bashku me 26-vjeçarin. Sipas tij, kishte ardhur në Itali 2 javë më parë dhe shokun e kishte takuar në Milano. Bashkëkombasi i kishte ofruar mikpritje në Bergamo, edhe pse nuk e njihte personalisht; madje kishte nisur të mendonte se shqiptari tjetër kishte origjinë nga Magrebi, duke qenë se ai komunikonte me të duke folur pjesërisht italisht dhe pjesërisht spanjisht.

Më pas, tregoi se 26-vjeçari e pyeti nëse donte të fitonte diçka, por pa specifikuar se si. Dhe vetëm para shtëpisë, i ka treguar se do të kryenin një grabitje, duke e bindur se nuk do të gjente njeri në shtëpi. Pas të shtënave u ndanë./ZËRI

Poll

MOS HUMB