
LEZHË- Gjykata ka lënë në burg drejtorin e Inspektoratit Vendor të Mbrojtjes së Territorit Kurbinit, Jetmir Muzhika dhe ka caktuar arrest shtëpie për ish-drejtorin e Inspektoriatit të Mbrojtjes së Territorit në Lezhë Flori Gjini, i cili aktualisht mban postin e Drejtorit në Filialin e Postes.
Ata akuzohen për shpërdorim detyre për "Shpërdorim Detyre", pasi me mosveprimet e tyre kanë lejuar ndërtimet pa leje në zonen e mbrojtur të Patokut. Një prej tyre kompleksin ‘Royal blue’ në pronësi të Gëzim Çelës, i njohur ndryshe edhe si “Baroni i drogës”. Gjykata e Lezhës ka lënë në fuqi edhe vendimin e pezullimit nga detyra të 3 inspektorëve të tjerë, të cilët akuzohen veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”.
Çështja po hetohet nga prokuroria e Lezhës nën drejtimin e Sabri Kastratit. Vendimi është dhënë nga gjykata e Lezhës për shkak të disa ndërtimeve pa leje në Patok si dhe marrjen e inerteve nga lumi Mat, këto dyshohen të jenë arsyet që janë arrestuar dhe pezulluar nga puna. Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) në bashkëpunim me Policinë e Shtetit kanë zhvilluar një aksion të madh në Fushë-Kuqe. Më 29 prill 2024, u arrestua drejtori i Inspektoratit Vendor të Mbrojtjes së Territorit Kurbinit, Jetmir Muzhika, i cili është pezulluar nga detyra së bashku me të gjithë trupën inspektuese të këtij dikasteri. /ZËRI