Aktualitet

Vodhi rreth 123 milionë euro/ PROFIL: Kush është “Ujku i Wall Street” gjerman që ndodhet në burgjet shqiptare

61-vjeçari së bashku me bashkëshorten e tij Anna Morgenstern, e cila po ashtu ka rënë pre e SPAK, numërojnë një pasuri prej në shumën totale prej rreth 123 milionë euro, një shifër që pretendon hetuesi që përfaqëson më pak se një të tretën e totalit të fitimeve të marra në mënyrë të paligjshme nga aktivitetet e tyre mashtruese.

f.t
Vodhi rreth 123 milionë euro/ PROFIL: Kush është “Ujku i
STEPHAN DHE ANNA MORGENSTEM

GJERMANI-Prokuroria e Tiranës një ditë më parë (30 prill 2024) ka sekuestruar pasurinë me vlerë mbi 500 mijë euro të një polakeje, në vazhdë të hetimit pasuror për gjermanin Stephan Morgenstem. Në sekuestro është vendosur një vilë në periferi të Tiranës, në Lundër, si edhe dy garazhe. Vlera e Vilës shkon 483 000 euro, ndërsa dy garazhet me vlerë 27 mijë euro.

61-vjeçari Stephan Morgenstem u arrestua më datë 21 gusht, teksa po priste në afërsi të aeroportit të Rinasit, bashkëshorten që po vinte nga Dubai në Tiranë. Sipas uniformave blu, 61-vjeçari akuzohet për krijim të skemave piramidale në nivele ndërkombëtare dhe dyshohet se ka përfituar në mënyrë të paligjshme 28 milion euro, para këto që janë investuar për të blerë prona edhe në Shqipëri.

Kush është Stephan Morgenstem? 

61-vjeçari së bashku me bashkëshorten e tij Anna Morgenstern, e cila po ashtu ka rënë pre e SPAK, numërojnë një pasuri prej në shumën totale prej rreth 123 milionë euro, një shifër që pretendon hetuesi që përfaqëson më pak se një të tretën e totalit të fitimeve të marra në mënyrë të paligjshme nga aktivitetet e tyre mashtruese. Partnerja e tij akuzohet për veprën penale “Pastrim i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”. 

Por Stephen Morgenstern nuk është hera e parë që arrestohrt. Në vitin 2022 ai ra në pranga nga autoritetet e vendit fqinj Greqisë, por me sa duket autoritetet greke menduan se ishte një ide e mirë që ta linin të lirë ndërsa priste ekstradimin për në Korenë e Jugut. Morgenstern e shfrytëzoi këtë mundësi për t'u arratisur nga Greqia në Shqipëri. 

Sapo ka shkelur në tokën shqiptare, në aeroportin e Rinasit, përsëri rezultoi si i kërkuar ndërkombëtarisht. Menjëherë forcat e policisë së “FAST” e kanë vënë në pranga, ndërsa Morgenstern nuk ka vonuar të pranojë një prej avokatëve më të mirë në Shqipëri, Maks Haxhinë, për të përballuar problemet e tij ligjore. Por ashtu si në Greqi, ditët në qeli për “biznesmenin” gjerman nuk zgjatën shumë as në Shqipëri. Ai kërkoi lirinë me 20 milionë lekë të vjetra garanci, por Gjykata e Tiranës vendosi kundër.

Skemat e mashtrimit

“FutureNet” doli të ishte një skemë piramidale “Ponzi”, por Morgenstern nuk ishte i vetëm në këtë mashtrim, ai bashkëpunoi me shtetasen Anna Piatkoëska-Chmiel dhe shtetasin polak Roman Ziemian. Ata kanë hapur një sërë kompanish guaskë në Ishujt Marshall, në parajsa fiskale, duke fshehur qindra milionë të tjera.

FutureAdPro dhe FuturoCoin janë nënprodukte dixhitale të FutureNet Inc, kompania mëmë e dyshuar për zhvatjen e miliona eurove. Në fakt, autoritetet ndërkombëtare thonë se kanë sekuestruar një pasuri prej 123 milionë eurosh nga Stephen Morgenstern, që besohet të jetë vetëm 1/3 e të gjithë pasurisë së krijuar përmes reklamave dixhitale dhe mashtrimeve me kriptomonedha.

Gjithçka u shkatërrua kur autoritetet polake e shpallën kompaninë një skemë piramidale. Autoritetet koreane ndoqën shembullin, duke akuzuar Ziemian dhe Morgenstern se kishin mashtruar rreth 1000 investitorë koreanë për miliona dollarë. Interpoli shpejt u përfshi dhe lëshoi një Njoftim të Kuq kundër të dyve. Policia koreane ka ngrirë asetet me vlerë 160 miliardë KRW (123 milionë dollarë) nga të dyshuarit. Dy mashtruesit posedonin pasaporta diplomatike nga Gambia, duke i lejuar ata të udhëtonin pa dyshim në mbi 80 vende në mbarë botën, duke mundësuar më tej mashtrimin e tyre shumë milionësh.

Në një përpjekje bashkëpunuese, Interpoli dhe autoritetet e ndjekjes nga pesë vende kanë kërkuar kohët e fundit zyrtarët e Emirateve të Bashkuara Arabe që të imobilizojnë asetet e tij të gjëra në Dubai, duke intensifikuar gjithashtu kërkimin për bashkëpunëtorin e tij, Roman Ziemian. 61-vjeçari tani është në prag të ekstradimit në Korenë e Jugut për t'u përballur me një dënim të përjetshëm./Vox news 

Poll

MOS HUMB