
LEZHË-Janë ekzekutuar 5 masa sigurie të caktuara nga Gjykata e Lezhës, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”. Mësohet se është ekzekutuar masa e sigurisë “Arrest me burg” për drejtorin e IMT, Jetmir Muzhika, “Arrest shtëpie” për ish–kryeinspektorin e IKMT Lezhë, Flori Gjini, “Pezullim i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik” për tre inspektorët e IMT: Rivelioni Ismalaj, Shan Preci dhe Artur Përdoda.
Njoftimi i policisë:
Ekzekutohen 5 masa sigurie të caktuara nga Gjykata e Lezhës, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”. Sektori për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare në DVP Lezhë në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Kurbin, nën drejtimin e prokurorit të çështjes ka ekzekutuar 5 masa sigurie të caktuara nga Gjykata e Lezhës, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”, si më poshtë:
-masën e sigurisë “Arrest në burg”, për shtetasit 35 vjeç, banues në Fushë Mamurras, me detyrë drejtor i IMT, bashkia Kurbin;
-masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, për shtetasin 40 vjeç, banues në Lezhë, ish-kryeinspektor i IKMT Lezhë;
-masën e sigurisë “Pezullimi i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik”, për shtetasit:
38 vjeç, banues në Milot, me detyrë inspektor i IMT, bashkia Kurbin;
57 vjeç, banues në Milot, me detyrë inspektor i IMT, bashkia Kurbin;
41 vjeç, banues në Milot, me detyrë inspektor i IMT, bashkia Kurbin.
Gjykata ka caktuar masat e sigurimit personal në kuadër të një hetimi të kryer nga Prokuroria e Lezhës, për ndërtimin e paligjshëm të një objekti, në Patok,
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, për veprime të mëtejshme.
Vendimi është dhënë nga gjykata e Lezhës për shkak të disa ndërtimeve pa leje në Patok si dhe marrjen e inerteve nga lumi Mat, këto dyshohen të jenë arsyet që janë arrestuar dhe pezulluar nga puna./ZËRI