
Foto ilustruese
VLORË- Një 40-vjeçar ka humbur kontaktet me familjarët e tij prej datës 26 prill në qytetin e Vlorës. Kallëzimi për zhdukjen e tij është bërë nga ana e familjarëve. Këta të fundit kanë ngritur alarmin në Polici, por ende nuk ka asnjë shenjë për 40-vjeçarin.
“Më datë 28.04.2024, në Komisariatin e Policisë Vlorë, ka kallëzuar shtetasja N. J., se prej datës 26.04.2024, është larguar nga banesa nipi i saj, shtetasi F. D., 40 vjeç, me të cilin ka humbur kontaktet. Punohet për gjetjen e tij,”- njofton policia e Vlorës./ZËRI
Poll