Video

Arrestohet drejtori i IMT në Kurbin, lejoi ndërtime në Patok

Ka qenë prokuroria e Lezhës ajo që ka ndërmarrë hetime për rolin e funksionarëve të IMT-së, të cilët akuzohen për shpërdorim detyre.

F.m
Arrestohet drejtori i IMT në Kurbin, lejoi ndërtime në Patok
Flor Gjini, ish-drejtor i IMT-së Lezhë

TIRANË- Drejtori i Inspektoriatit të Mbrojtjes së Territorit në Kurbin, Jetmir Muzhika është vënë në pranga, ndërsa të gjithë inspektorët janë pezulluar nga detyra. Shkak për këtë janë ndërtimet pa leje në zonën e Patokut dhe marrja e inerteve në mënyrë të paligjshme në lumin Mat. Ka qenë prokuroria e Lezhës ajo që ka ndërmarrë hetime për rolin e funksionarëve të IMT-së, të cilët akuzohen për shpërdorim detyre. Në arrest shtëpie është lënë Flor Gjini, ish-drejtor i IMT-së Lezhë, i cili mban postin e drejtorit të Postës Lezhë, që akuzohet gjithashtu si i përfshirë në këtë skemë.

Poll

MOS HUMB