
Targat
TIRANË- Për të paktën 1500 euro, çdo qytetar do të mund të ketë një targë ekskluzive në të cilën mund të shkruajtë atë që ai dëshiron, duke nisur ngapseudonime deri tek emra të ndryshëm vendesh. Kjo gjë do të mundësohet përmes një ankandi që do të mbajë Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor, në një nga hotelet e Tiranës. Sot është mundësia e fundit për tu regjistruar për të marrë pjesë në këtë ankand. Në total në ankand do të dalin 65 emra.
Poll