Video

SPAK 'tund' prangat në Kadastër

Ata akuzohen për korrupsion në zgjedhje dhe ushtrim të paligjshëm të ndikimit ndaj personave që ushtrojnë funksione publike.

Redaksia Zëri
SPAK 'tund' prangat në Kadastër
Foto ilustruese

TIRANË- Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) ka caktuar masat e sigurisë ndaj katër zyrtarëve të arrestuar të Kadastrës. Ata akuzohen për korrupsion në zgjedhje dhe ushtrim të paligjshëm të ndikimit ndaj personave që ushtrojnë funksione publike. Në prangat e Policisë së Shtetit, pas flet-arresteve të lëshuara nga Prokuroria e Posaçme (SPAK) kanë rënë Dritan Stoka dhe Agim Osmani, të cilët me vedim të GJKKO-së u lanë në masën e sigurisë "Arrest me burg". Alqi Hajdini dhe Ylli Baruti u lanë në masën e sigurisë "Arrest në shtëpi" dhe "Detyrim paraqitje". Akuzat që rëndojnë ndaj tyre janë “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike” dhe “Korrupsioni aktiv në zgjedhje”.

VIDEO: 

 

Poll

MOS HUMB