
TIRANË-Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka puthur në faqe anëtarën e kësaj force politike, duke e vlerësuar për kontributin e saj. Meta teksa ka puthur në faqe anëtare të kësaj strukture politike, Eriseldën, ka thënë se punon më shumë se 20 burra. Meta tha se ata do të mundim dhe partinë e Kinës teksa i referohej ritmit të punës së anëtares në fjalë.
“Mbas kësaj Konventë kjo është një parti tjetër dhe të gjitha ata që do të punojnë me Ilir Metën në Kryesi do të jenë si kjo dhe si Lefter Maliqi. Sikur të gjithë anëtarët e Kryesisë të punojnë si kjo grua, e cila ka fëmijë për të rritur, punon sa 20 burra bashkë, nga ata që presin të marrin poste e pozita nga qielli përballë një regjimi në mafioz, edhe Partinë Komuniste të Kinës e mundim”, tha Meta.
/ZËRI