
TIRANË- Bashkëshorti i ministres Delina Ibrahimaj, Andri Ibrahimaj, ka plagosur me thikë drejtorin e Përgjithshëm të Agjencisë së Trajtimit të Kredive, Eri Koshaj. Ngjarja është bërë publike sot nga Newsbomb, por mësohet se ka ndodhur në zonën e “Pazarit të Ri”, në nëntor të vitit 2023. Ibrahimaj e kërcënonte Koshajn që të jepte dorëheqjen në mënyrë që postin që mbante ai, ta zinte një mik i veti. Koshaj nuk është dorëhequr dhe Andri Ibrahimaj i ka zënë pritë. Rasti është kallëzuar dhe në Policinë e Tiranës, por çuditësisht asgjë nuk është publike dhe institucionet kanë heshtur. Prokuroria e Tiranës ka vendosur që të pushojë çështjen.
Pas ngjarjes, Andri Ibrahimaj është larguar nga Shqipëria, ndërsa Koshaj është shkarkuar nga posti i Drejtoritë të Përgjithshëm në Agjencisë e Trajtimit të Kredive. Në një reagim për ngjarjen, Brahimaj konfirmon që kjo gjë ka ndodhur por shton se nuk ka lidhje me funksionin e saj si Ministre dhe se nuk ka ndodhur në zyra shtetërore. Ajo gjithashtu thekson se i vetmi ndikim që ka pasur, ka qenë që ka mundësuar që bashkëshorti i saj të mos e kallëzonte Koshajn dhe se ky i fundit nuk është shkarkuar nga detyra pas konfliktit. Vetë Delina Ibrahimaj u largua nga drejtimi i Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë në Shtator të vitit 2023 dhe mori drejtimin e Ministrisë së Sipërmarrjes, detyrë të cilën e mban edhe sot.