Aktualitet

Bashkëshorti i Ibrahimajt plagos drejtorin e kredive: Ik ti, të futet shoku im në punë!

Ibrahimaj e kërcënonte drejtorin e ATK-së, Eri Koshaj prej një kohe të gjatë, madje e kërcënonte për të dhënë dorëheqje si dhe e përndiqte. Kjo situatë ka vijuar deri në mëngjesin e datës 20 Nëntor 2023 kur bashkëshorti i ministres i ka zënë pritë në zonën e “Pazarit të Ri”.

e.k;f.m
Bashkëshorti i Ibrahimajt plagos drejtorin e kredive: Ik ti, të futet
Delina Ibrahimaj

TIRANË-Bashkëshorti i ministres Delina Ibrahimaj, Andri Ibrahimaj, ka goditur disa herë me thikë drejtorin e Përgjithshëm të Agjencisë së Trajtimit të Kredive (ATK). Ngjarja është bërë publike sot nga Neësbomb, por mësohet se ka ndodhur në zonën e “Pazarit të Ri”, në nëntor të vitit 2023.

Ibrahimaj e kërcënonte drejtorin e ATK-së, Eri Koshaj prej një kohe të gjatë, madje e kërcënonte për të dhënë dorëheqje si dhe e përndiqte. Kjo situatë ka vijuar deri në mëngjesin e datës 20 Nëntor 2023 kur bashkëshorti i ministres i ka zënë pritë në zonën e “Pazarit të Ri”.

Andri Ibrahimaj sapo e ka parë duke kaluar në rrugë ka dalë nga lokali ku ndodhej, duke shkuar drejt Drejtorit të Agjencisë së Trajtimit të Kredive. Aty e ka kanosur dhe ofenduar me fjalë fyese, ndërsa ka tentuar dhe ta çojë drejt një ambienti tjetër privat për "t'u sqaruar".

Kur drejtori nuk ka pranuar, burri i ministres ka nxjerr nga brezi një mjet në dukje prerës dhe e ka qëlluar në pjesën e brinjëve dhe të fundshpinës.

Bashkëshorti i Ibrahimajt plagos drejtorin e kredive: Ik ti, të futet
RAPORTI MJEKOLIGJOR

Rasti është kallëzuar dhe në Policinë e Tiranës, në Komisariatin Nr.1 nga Eri Koshaj, por çuditësisht asgjë nuk është publike dhe institucionet kanë heshtur dhe kallëzimi i Drejtorit të Përgjithshëm në Ministrinë e Financave është pluhurosur në sirtare.

Prokuroria e Tiranës ka marrë materialet proceduriale të referuara nga blutë e kryeqytetit, por ka vendosur që të pushojë çështjen.

Në ekzaminimin e Institutit të Mjekësisë Ligjore, kryer nga mjeku ligjor Harallamb Martopullo provohet se në trupin e shtetasit Eri Koshaj janë konstatuar dremishje në pjesën e fundshpinës të shkaktuara nga një mjet prerës.

Bashkëshorti i Ibrahimajt plagos drejtorin e kredive: Ik ti, të futet
Shkresa drejtuar kryepolicit Muhamet Rrumbullaku

Shkak për përndjekjen që agravoi deri në plagosje mësohet se është bërë posti që mban Koshaj si drejtor i Përgjithshëm i Agjencisë së Trajtimit të Kredive. Atij i është kërkuar vazhdimisht të japë dorëheqjen, gjatë kohës që bashkëshortja e Andri Ibrahimaj drejtonte Ministrinë e Financave, duke qenë se Agjencia e Trajtimit të Kredive është një institucion në varësi të kësaj ministrie, por ai s’ka pranuar. Qëllim, Andri Ibrahimaj, kishte që në këtë post të emërohej shoku i tij.

Pas ngjarjes, Andri Ibrahimaj është larguar nga Shqipëria, ndërsa Koshaj është shkarkuar nga posti i Drejtoritë të Përgjithshëm në Agjencisë e Trajtimit të Kredive.

Vetë Delina Ibrahimaj u largua nga drejtimi i Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë në Shtator të vitit 2023 dhe mori drejtimin e Ministrisë së Sipërmarrjes, detyrë të cilën e mban edhe sot. Në një reagim për ngjarjen, Brahimaj konfirmon që kjo gjë ka ndodhur por shton se kjo gjë nuk ka lidhje me funksionin e saj si Ministre dhe nuk ka ndodhur në zyra shtetërore. Ajo gjithashtu thekson se i vetmindikim që kapasur, ka qenë që ka mundësuar që bashkëshorti i saj të mos e kallëzonte Koshajn dhe se ky i fundit nuk është shkarkuar nga detyra pas konfliktit. 

Postimi i Ibrahimajt: 

Jam e keqardhur që 5 muaj pas një konflikti të padëshiruar, i cili ka kaluar në rrugën e drejtësisë dhe ka marrë përgjigje po në atë rrugë, sot më duhet të jap shpjegimin tim. Nuk kam asnjë arsye të fajësoj askënd lidhur me publikimin e këtij fakti, por kam detyrimin të sqaroj elemente që e bëjnë të plotë vërtetësinë e tablosë së ngjarjes. Konflikti ka ndodhur pranë vendit të punës së bashkëshortit tim, jo në zyrat e shtetit dhe pasi është hetuar nga organet e drejtësisë në bazë të kallëzimit të bërë nga pala tjetër është pushuar për mungesë provash. I vetmi ndikim i imi në këtë proces ka qenë se nuk e kam lejuar bashkëshortin të bëjë kallëzim, pikërisht sepse personi në fjalë ka qenë drejtues i një institucioni varësie kur kam marrë detyrën si Ministre e Financave dhe s’kam dashur në asnjë mënyre që familja ime të marrë iniciativën.

Një element tjetër lehtësisht i provueshëm është se pavarësisht dinamikës së ngjarjes dhe faktit që bashkëshorti im ka qenë padrejtësisht i kallëzuar për dicka që nuk e ka bërë, ashtu si konfirmohet nga vendimi i organeve të akuzës, pala kallëzuese ka vijuar të qëndrojë në vendin e punës edhe pas largimit tim nga funksioni i Ministres së Financave dhe Ekonomisë 7 muaj më parë. Nuk besoj se është e nevojshme në këtë pikë, por po sqaroj sidoqoftë se nuk kam pasur asnjë konflikt me kallëzuesin gjatë gjithë kohës së qëndrimit tim në atë detyrë, siç nuk kam pasur asnjë konflikt me asnjë person në varësine time. Ky fakt besoj e thotë vetë të vërtetën që konflikti në fjalë, nuk ka pasur asnjë lidhje me mua apo detyrën time. Padyshim do të kishte qenë me e mira që të mos kishte ndodhur, por nganjëhere zhvillimet e padëshiruara në marrëdheniet me të tjerët na zgjedhin, nuk i zgjedhim. Por e përsëris që kjo ngjarje nuk ka asnjë lidhje me institucionet shtetërore, me funksionet e institucionit që kam drejtuar dhe me mua personalisht. Ndërkohe e mirëkuptoj me keqardhje faktin se pikerisht për shkak të detyres dhe angazhimit tim publik, nje ngjarje e 5 muajve të shkuar bën sot lajm për arsye qe nuk janë në tagrin tim institucional t’i komentoj. Ndjesë kujtdo që mund të jetë shqetësuar nga ky lajm, por kushdo të jetë i bindur se s’ka asnjë të vërtetë tjetër nga sa rendita më lart.

Poll

MOS HUMB