Aktualitet

I dënuar për tentativë vrasjeje, vjedhje me dhunë dhe armëmbajtje pa leje në Itali, arrestohet i riu me 3 emra

Gjykata e Monzas, Itali, me vendimin e datës 19.10.2023, e ka denuar 29-vjeçarin, me 10 vite, 2 muaj e 11 ditë burgim, për tentativë për vrasje, armëmbajtje pa leje, vjedhje me pasoja të rënda, vjedhje me dhunë dhe për posedim sendesh të vjedhura.

E.K
I dënuar për tentativë vrasjeje, vjedhje me dhunë dhe
Foto ilustruese

TIRANË- Alfons Taraj (alias Afons Bibaj alias Alfons Cani), 29 vjeç është vënë në prangat e Policisë së Shtetit këtë të premte pasi rezultonte i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Italia për një sërë veprash të rënda penale. I riu nga Mamurrasi pritet të ekstradohet drejt Italisë për tu përballur me akuzat që rëndojnë ndaj tij. Gjykata e Monzas, Itali, me vendimin e datës 19.10.2023, e ka denuar 29-vjeçarin, me 10 vite, 2 muaj e 11 ditë burgim, për tentativë për vrasje, armëmbajtje pa leje, vjedhje me pasoja të rënda, vjedhje me dhunë dhe për posedim sendesh të vjedhura.

NJOFTIMI I POLICISË:

Policia e Shtetit. Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale në Departamentin e Policisë Kriminale në DPPSH finalizoi operacionin e koduar “Operacionalja 6”. I dënuar me mbi 10 vjet burgim në Itali, për 5 vepra penale të rënda, arrestohet 29-vjeçari. Në kuadër të megaoperacionit “Sundimi i ligjit” dhe si rezultat i shkëmbimit të informacioneve ndërmjet Interpol Tiranës dhe Interpol Romës, u kap dhe u arrestua provizorisht, për t’u ekstraduar në Itali, shtetasi shqiptar, i shpallur në kërkim ndërkombëtar Alfons Taraj alias Afons Bibaj alias Alfons Cani,29 vjeç, lindur në Mamurras. Gjykata e Monzas, Itali, me vendimin e datës 19.10.2023, e ka denuar këtë shtetas, me 10 vjet, 2 muaj e 11 ditë burgim, për tentativë për vrasje, armëmbajtje pa leje, vjedhje me pasoja të rënda, vjedhje me dhunë dhe për posedim sendesh të vjedhura. Interpol Tirana dhe Interpol Roma po bashkëpunojnë për të kryer ekstradimin e këtij shtetasi./ZËRI

Poll

MOS HUMB