
TIRANË- Aktori i njohur Gerard Depardieu është thirrur në polici pasi akuzohet për sulm seksual nga dy gra. Depardieu ka qenë nën hetim që nga viti 2020 për përdhunim kundër Charlotte Arnould dhe u akuzua së fundmi edhe nga aktorja Hélène Darras. Arnould ishte gruaja e parë që denoncoi zyrtarisht Depardieu, deri në atë pikë sa ta çonte në gjykatë, por akuzat e para, disa vite më parë, u bënë nga Emmanuelle Debever. Gruaja u vetëvra ditën kur në televizionin francez u transmetua programi “Complement d’investigation”, hetimi për rastet e dyshuara të ngacmimeve të kryera nga aktori francez. Videot e reja të transmetuara nga Complément d'Enquete, programi investigativ në televizionin publik francez, zbuluan disa muaj më parë një Gerard Depardieu të shfrenuar, më të papenguar se kurrë në komentet e tij seksiste dhe seksuale, madje edhe ndaj një vajze të vogël.