Video

Paralajmërim?! Noteres i vënë tritolin në zyrë në ish-Bllok, dëmtohen dhe bizneset përreth

Dy biznese të tjera që ndodhen ngjitur me noterinë dhe një makinë e parkuar janë dëmtuar nga shpërthimi.

F.m
Paralajmërim?! Noteres i vënë tritolin në zyrë në
Noteria

TIRANË- Një sasi tritoli ka shpërthyer rreth orës 4:10 të mëngjesit të sotëm, pranë një zyre noterie në zonën e ish-Bllokut, në rrugën “Perlat Rexhepi”. Burime bëjnë me dije për ZËRIN, se zyra në fjalë është në pronësi të noteres Esmeralda Dauti, e cila është marrë në pyetje dhe ka deklaruar se nuk ka konflikte me askënd. Si pasojë e shpërthimit nuk pati pasoja në njerëz, por vetëm dëme materiale. Dy biznese të tjera që ndodhen ngjitur me noterinë dhe një makinë e parkuar janë dëmtuar nga shpërthimi. Dauti nuk është përmendur më herët për ndonjë konflikt, por pista kryesore në të cilën po heton policia është detyra e noteres.

 

Poll

MOS HUMB