
TIRANË- ZËRI ka siguruar pamjet nga zyra noteriale në pronësi të Esmeralda Dautit, së cilës iu vendos tritol në orët e para të mëngjesit. Siç mund të shihet dhe nga pamjet shpërthimi ka qenë i fortë dhe ka shkaktuar dëme të shumta materiale. Lënda plasëse ishte vendosur në ambientet e jashtme të zyrës, e cila ndodhet në rrugën “Perlat Rexhepi”, në zonën e ish-Bllokut. Dëmtime ka pësuar dhe një makinë, e cila ka qenë e parkuar përpara zyrës.
Ndërkohë në dëshminë e dhënë para hetuesve, noterja Esmeralda Dauti ka deklaruar se nuk ka dijeni se kush fshihet pas kësaj. Ndërsa ka shtuar se nuk ka konflikte me njeri.
“Nuk kam konflikte me njeri”, ka deklaruar noterja.
Sipas bluve të kryeqytetit, në zyrën noteriale është vendosur një sasi prej 50-100 gramësh tritol. Policia ka nisur kqyerjen e kamerave të sigurisë, për të parë si është vendosur lënda eksplozive dhe ndonjë detaj nga autori/ët që fshihen pas ngjarjes.
NJOFTIMI I POLICISË:
Më datë 30.01.2024, rreth orës 04:10, është marrë njoftim se në rrugën “Perlat Rexhepi”, në ambientet e jashtme të një noterie, dyshohet se ka shpërthyer lëndë plasëse, dhe si pasojë ka vetëm dëme materiale. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/eve./ZËRI