Aktualitet

Plagosi fqinjin pasi e shqetësonte zhurma, Gjykata lë në burg nipin e deputetit të PD

Pas ngjarjes Kuqi, i cili është nipi dhe shoferi i deputetit të Partisë Demokratike Ferdinand Xhaferraj qëndroi 20 orë pa u dorëzuar, ndërsa ishte apeli i familjarëve dhe i Policisë, që e bindën të dorëzohej.

E.K
Plagosi fqinjin pasi e shqetësonte zhurma, Gjykata lë në burg
Pamje nga vendi i ngjarjes

DURRËS- Gjykata e Durrësit ka lënë në masën e sigurisë ‘Arrest me burg” Gentian Kuqin, 50-vjeçarin që qëlloi me armë zjarri mbi fqinjin e tij Mikel Spirollari pak ditë më parë. Pas ngjarjes Kuqi, i cili është nipi dhe shoferi i deputetit të Partisë Demokratike Ferdinand Xhaferraj qëndroi 20 orë pa u dorëzuar, ndërsa ishte apeli i familjarëve dhe i Policisë, që e bindën të dorëzohej.

Ngjarja e rëndë u regjistrua mbrëmjen e 25 janarit. Ai që nisi si debat verbal përfundoi në përdorimin e armës nga Kuqi. Ky i fundit qëlloi dy herë ndaj Spirollarit. Shkak për sherrin ishte bërë zhurma. Fatmirësisht 40-vjeçari ndodhet jashtë rrezikut për jetën./ZËRI

Poll

MOS HUMB