Aktualitet

Nipi i Ferdinand Xhaferrajt plagosi komshiun, vetëdorëzohet në polici

50-vjeçari Gentian Kuqi u vetëdorëzua në polici, pasi plagosi komshiun. Ai është nipi dhe shoferi i deputetit të PD-së, Ferdinand Xhaferrajt.

D.XH
Nipi i Ferdinand Xhaferrajt plagosi komshiun, vetëdorëzohet në
Policia ne Durres

DURRËS – Policia në Durrës lajmëron se 50-vjeçari, i cili plagosi me armë zjarri komshiun Mikel Spirollarin, sot në qytetin bregdetar, është vetëdorëzuar. Ai u dorëzua, pas kërkimeve të shumta, rrethimit të zonës dhe pas negociatave me familjarët dhe avokatin e tij. I arrestuari është Gentian Kuqi, 50 vjeç, i cili është nipi dhe shoferi i Ferdinand Xhaferrajt. 

Njoftimi i policisë:

Durrës

Plagosi me armë zjarri 40-vjeçarin, vihet në pranga autori.

Pas kërkimeve të shumta, rrethimit të zonës, si dhe pas negociatave me familjarët dhe me avokatin e tij, 50-vjeçari u vetëdorëzua.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Rënda të DVP Durrës bënë arrestimin e shtetasit G. K., 50 vjeç, i cili më datë 25.01.2024, në lagjen nr. 4, Durrës, gjatë një konflikti të çastit, për motive të dobëta, plagosi me armë zjarri, shtetasin M. S., 40 vjeç, i cili është jashtë rrezikut për jetën.     

Pas plagosjes, autori i dyshuar u largua nga vendngjarja, por prej pamundësisë per t’u larguar, rrethimit të zonës dhe negociatave me familjarët, ky shtetas u vetëdorëzua.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Një plagosje me armë zjarri ndodhi paraditen e sotme në lagjen numër 4 të Durrësit. Gentian Kuqi, 50 vjeç plagosi me armë Mikel Spirollarin, të cilin e kishte komshi. Shkak i sherrit dyshohet se është bërë zhurma. Kuqi ankohej se Spirollari bënte shumë zhurmë dhe nuk mund ta duronte dot më./ZËRI/

Poll

MOS HUMB