DURRËS- Një plagosje me armë zjarri ka ndodhur mbrëmjen e sotme në lagjen nr.4 në Durrës. Gentian Kuqi, 50 vjeç, ka plagosur me armë zjarri fqinjin e tij, 40-vjeçarin Mikel Spirollari. Ky i fundit është dërguar me urgjencë në spitalin e Traumës në Tiranë, por ende nuk dihen detaje lidhur me gjendjen e tij shëndetësore. Shkak për plagosjen, është bërë zhurma që bëhej në banesën e Spirollarit, ndaj edhe pas një konflikti verbal, Kuqi ka nxjerrë armën dhe e ka qëlluar. Autori i plagosjes ende nuk është prangosur ndaj edhe Policia e Shtetit është vënë në ndjekje të tij.
NJOFTIMI I POLICISË:
Në lagjen nr 4 në Durrës, si pasojë e një konflikti të çastit, shtetasi G.K, 50 vjeç, ka plagosur me armë zjarri pistoletë shtetasin M.S, 40 vjeç, (komshi), i cili është transportuar menjëherë në spital për ndihmë mjekësore. Shërbimet e Policisë me marrjen e njoftimit kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe kanë rrethuar zonën dhe vijon puna për kapjen e autorit, i cili pas plagosjes së shtetasit M.S, është larguar menjëherë nga vendi i ngjarjes.
Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorit vijon punën për zbardhjen dhe dokumentimin e rrethanave të ngjarjes. Pas sqarimit të rrethanave të ngjarjes do të ketë njoftim të dytë./ZËRI