Aktualitet

EMRAT+VIDEO/ Armë, bizhuteri & targa të vjedhura, arrestohet i riu në Kurbin! Në kërkim i ati

Në ndihmë të Policisë së Kurbinit kanë shkuar dhe Forcat Kombëtare të Sigurisë Shkodër.

E.K
EMRAT+VIDEO/ Armë, bizhuteri & targa të vjedhura, arrestohet i riu
Armët e sekuestruara

KURBIN- Geri Rizvani (Lika), 25 vjeç është vënë këtë të martë në prangat e Policisë së Kurbinit ndërsa babai i tij Zyhdi Lika është shpallur në kërkim pasi iu gjetën në banesë, armë, municione luftarake, bizhuteri të vjedhura si dhe dy targa franceze, po ashtu të dyshuara të vjedhura. Në ndihmë të Policisë së Kurbinit kanë shkuar dhe Forcat Kombëtare të Sigurisë Shkodër. Përmes një njoftimi për mediat, Policia bën me dije se gjatë kontrollit në banesë u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, 2 armë zjarri pistoleta dhe municion luftarak, 1 armë gjahu teke (Berreta) dhe një sasi fishekësh për armë gjahu, 1 palë dylbi si ato të armës së zjarrit snajper, një sasi bizhuterish të dyshuara të vjedhura, 2 palë dylbi, 2 automjete dhe 2 targa franceze të dyshuara të vjedhura.


NJOFTIMI I POLICISË:

Kurbin/Vijon zbatimi i masave të përcaktuara në planin operacional mbarëkombëtar “Sundimi i ligjit”. Finalizohet falë inteligjencës policore operacioni i koduar "Gold and Guns". Operacioni nga Komisariati i Policisë Kurbin, në bashkëpunim me Forcën Kombëtare të Sigurisë (Njësia Shkodër). Sekuestrohen armë zjarri, dylbi për snajper, bizhuteri e sende të tjera të kundërligjshme.

Vihet në pranga një 25-vjeçar, si dhe vijon puna për kapjen e 48-vjeçarit (babait të tij). Në zbatim të masave të përcaktuara në planin operacional mbarëkombëtar "Sundimi i ligjit", shërbimet e Komisariatit të Policisë Kurbin, bazuar në inteligjencën policore dhe pas një pune hetimore të ndjekur me metoda speciale në bashkëpunim me Prokurorinë, organizuan dhe finalizuan me mbështetjen e Forcës Kombëtare të Sigurisë (Njësia Shkodër), operacionin policor të koduar "Gold and Guns".

Në kuadër të operacionit u arrestua në flagrancë shtetasi G. L., 25 vjeç, si dhe u shpall në kërkim babai i tij, shtetasi Z. L., 48 vjeç. Shërbimet e Policisë, gjatë kontrollit në banesën e këtyre shtetasve, gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale:

2 armë zjarri pistoleta dhe municion luftarak;

1 armë gjahu teke (Berreta) dhe një sasi fishekësh për armë gjahu;

1 palë dylbi si ato të armës së zjarrit snajper;

Një sasi bizhuterish të dyshuara të vjedhura;

2 palë dylbi, 2 automjete dhe 2 targa franceze të dyshuara të vjedhura.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, për veprime të mëtejshme./ZËRI

Poll

MOS HUMB